Denoncimi i PD në Vlorë: Po shkulen palmat për të ndërtuar një karburant

26 Prill 2020, 11:03Politika TEMA

Partia Demokratike në Vlorë ka denoncuar ndërhyrjet që po bëhen në Lungomare, ku janë shkulur edhe palmat, për të ndërtuar një karburant.

“Shkulja e palmave dhe vendosja e mjeteve dhe punonjësve të institucioneve të shtetit në shërbim të këtij ndërtimi privat është një akt keqpërdorimi i pushtetit. Qytetarët e Vlorës shohin me dëshpërim krimin mjedisor dhe urbanistik që po ndodh në Lungomare! Shohin si shkulen palma për të ndërtuar një pikë karburanti”, shkruhet në reagim.

Më tej, dega e PD-së në këtë qytet reagon duke thënë se “për të ndërtuar Lungomaren u prishën banesa dhe biznese të qytetarëve vlonjat, por, për klientët e Ramës, prishet Lungomare!”

“Kur qytetarët janë të detyruar të mbyllen në shtëpi dhe të dëgjojnë koncertet e DJ Lelit, jashtë zotëron padrejtësia, jashtë dikush vendos “Fijen e Barit”, dikush Ndërton Karburant, një tjetër Pike Betoni në Buzë të Detit, e të tjera Vepra Abuzive. Partia Demokratike Vlorë i bën thirrje Kryeministrit që të Rishikojë Vendimin e dhënë, pasi ai bie ndesh me Planin Urbanistik, Ligjet në Fuqi, Fjalën e Tij të Dhënë, dhe mbi të gjitha, me Interesat e Qytetarëve të Vlorës.

Nuk është ligjore, qytetare, njerëzore e morale që të bësh kundra një qytet të tërë për një Pikë Karburanti! Vetëm një njeri arrogant dhe i sëmurë për pushtetin e tij personal si Rama mund ta bëjë këtë!

Partia Demokratike Vlorë, ju bën thirrje Qytetarëve që të reagojnë fuqishëm për të mos e lejuar një masakër të tillë”, thuhet në reagim.

10 komente në “Denoncimi i PD në Vlorë: Po shkulen palmat për të ndërtuar një karburant”

  1. ERTV says:

    Po Edi ku është.
    Deputeti i zonës??
    Patjetër vaj me det keta.
    Po dil e na thuaj ça behet..
    Se u Lungomare si kakaja e Rozafës.
    Nderto ditën e prish natën..

  2. Socialistet says:

    I lutemi kryeministrit mos ta qelbi “Lungomaren”,me karburantin,Skandaloze!

  3. Çentrale says:

    O Edi , o deputet po çfare po ben krytari i bashkise. Filloi edhe ky si ai i pari ? Do na e beje si Kuç

  4. Kastriot says:

    Ju bej thirtje vlonjateve dhe gjithe pushuesve te bregdetit te Vlores qe te bojkotojne kompanine qe nderton piken e karburantit ne Lungomare. Asnje bleres karburanti tek ajo. Fushate sensibilizimi dhe te shihni si do te terhiqet me turp.

    Kastriot

  5. xx says:

    karburant poshte pallatit? e pa besueshme.!!!

  6. Taulant says:

    prishen hotele e dyqane per te ndertuar Lungomaren tani prishin Lungomaren per te ndertuar karburante . Bravo Ramut ben mrekullira.

  7. O te shkerdhefte vlora gruan o Dritan Leli says:

    Dinamitin me njehere korupsionit, poshte PS e vlores gje gjitmone ka shkateruar qytetin , kujtoni kryebashkiaket e PS ne vlora te gjith qelbesira, si NAMIK DREDHA, VEIZI , SHPETIMI,DHE KY LELI.

  8. Frik says:

    ???
    Gëzuar rilindistanin?

  9. Kiri says:

    O pisa doni me e prish shetitoren nuk ka vend atje per karburant

  10. Taipi says:

    Karburanti eshte i nje gjukatsi te larte dore e vjeter Edi donte ta prishte por ai beri nje gjyqe te shpejte dhe fitoi PD atehere nuk u ndihe se ishte dore e tyre Ai zotria ja ka shitur karburantin KASTRATIT dhe ky i ka gjetur telat me PS PD e ndertoi PS donte ta prishte por ska bythe te shoim cfar do thote EDI Ky debat u be kur po ndertoej logomare se karburanti u ndertua ne kohen e PD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje