Meta, nga karantina në vilën e Lalzit: S’kemi pasur fare debate me Monikën, ka qënë e shkëlqyer dhe me sjellje shembullore. S’jemi marrë me politikë

25 Prill 2020, 17:58Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta është shprehur pasditen e sotme se gjatë periudhës së karantinës ka kaluar një kohë të shkëlqyer me bashkëshorten e tij, kryetaren e LSI Monika Kryemadhi.

Në një intervistë për Nisida Tufën, Meta tha se çift ata s’kanë pasur asnjë debat gjatë kësaj periudhe dhe Kryemadhi është sjell në mënyër shembullore.

“S’kemi pasur fare debate. Ka qenë e shkëlqyer gjatë kësaj periudhe. Është sjell në mënyrë më shembullore, më familjare, më pozitive.

Kështu që në këtë drejtim gjatë kësaj kohe s’kam pasur asnjë ankesë për të dhe ndoshta kjo është nga të mirat që ne kemi përjetuar nga karantinimi”, u shpreh Presidenti.

I pyetur në emisionin “Kjo Javë” nëse Monika Kryemadhi ishte kritike e “marrëdhënies së re” të Presidentit me Ramën, Meta shtoi se Kryemadhi ëhstë pak kritike si natyrë por këto ditë nuk kanë diskutuar shumë për politikë me njëri-tjetrin.

“Si natyrë është gjithëmonë kritike në tërësi. Por ka qenë më shumë e përqëndruar në çështje të tjera dhe nuk kemi hyrë shumë në politikë. Në përmbushjen e detyrimeve të mia, nuk jamë ndikuar nga kritikat. Unë mundohem të përmbush detyrën time si president”, përmbylli Presidenti Ilir Meta.

1 komente në “Meta, nga karantina në vilën e Lalzit: S’kemi pasur fare debate me Monikën, ka qënë e shkëlqyer dhe me sjellje shembullore. S’jemi marrë me politikë”

  1. kujt po i rruhet karoi cfar mutin han kto dy krmat
    jU sHKRDHEFT kORONAVIRUSI TJ pER TJ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje