A po përgatitet PD për protesta? Vendimi që e pengon dhe lëvizjet e reja politike

25 Prill 2020, 19:30Politika TEMA

Me fillimin e muajit Maj shumëçka pritet të ndryshojë në trajektoren politike të Partisë Demokratike. Nuk do të ketë më vetëm denoncime, (që janë shtuar së shumti këto kohë), por edhe lëvizje konkrete, drejt asaj që dikur PD dinte të bënte më mirë, protestat.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të ketë sot një takim në distancë me strukturat kryesore të Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë. Është një takim “online” për të garantuar në këtë mënyrë edhe rregullat e distancimit social.

Në mbledhjen që do të drejtohet nga Basha përfshihen kryesia, ish deputetët dhe kolegji i kryetarëve. Organizimi i komunikimit të kreut të PD-së me strukturat është ndarë sipas qarqeve që përfaqësojnë.  Për rreth 5 orë,  Basha do të komunikojë me drejtuesit dhe përfaqësuesit e PD në të gjithë vendin duke i ndarë qarqet në 4 grupe kryesore. Deri këtu gjithçka i përket organizimit.

Ajo që vlen të theksohet është fakti se mbledhja e strukturave të Partisë Demokratike nga kreu i opozitës do të ketë në fokus “diskutimin e gjendjes së rënduar në të gjithë territorin, e shkaktuar nga pandemia dhe keqmenaxhimi i qeverisë”.

Burimet për gazetën “Si” bëjnë me dije se fokusi disa orësh do të jetë i fokusuar në këtë pikë dhe se gjatë diskutimit pritet të flitet edhe për hapa konkretë. Se për çfarë konkretisht, pritet të shohim mbledhjen e strukturave por ajo që nuk përjashtohet aspak nga PD-ja është mundësia e rifillimit të protestave nisur nga situata më e fundit në vend. Një vendim jo fort i lehtë në fakt në kohën kur tubimet janë të ndaluara në këtë kohë pandemie,  e për sa kohë vetë Basha është i detyruar minimalisht që mbledhjen me strukturat ta zhvillojë online.

Jo më kot, PD-ja kundërshtoi edhe zgjatjen e gjendjes së fatëkeqësisë natyrore deri në fund të muajit Qershor, ku në një nga pikat e vendimit  thuhet se, “ndalohen tubimet, manifestimet dhe grevat”

Gjithësesi, për të shkuar tek ky vendim bashkë me format se si, PD-ja po përgatit terrenin politik, por edhe njerëzor. Lulzim Basha i ka rritur tonet e paralelisht nga selia e PD-se po denoncohen  çdo ditë “tendera korruptive” nga ana e qeverisë. Basha ka deklaruar në qëndrimet e tij se, ‘Rama po e drejton vendin si despot lindor, se amnistitë fiskale nuk bëhen kurrë pa një konsensus të gjerë shoqëror, se ka shpërndarë për 1 muaj vetëm 10 milionë euro për qytetarët, ndërsa për 4 oligarkë pagoi 22 milionë brenda ditës, se situata e infeksionit, shumë më e rëndë sesa tregohet nga qeveria, se është e paaftë për të përballuar krizën…etj”.

Duke i mbetur kësaj logjike politike, Basha u pyet nëse PD-ja po shikonte mundësinë e fillimit të protestave, një fenomen ky që po ndodh edhe në disa vende të tjera…Basha nuk e përjashtoi si mundësi, dha një përgjigje evazive e mbështjellë me lojëra fjalësh, por në fund la të kuptoje qartë se PD-ja do të mbështeste çdo nismë të qytetarëve që do të luftonin për të drejtat e tyre.

Më i drejtpërdrejtë në këtë qëndrim është ish-kryeministri Sali Berisha. Ai ka nënvizuar me këmbëngulje  fillimin e protestave, ndërsa së fundmi, sinjale të tilla ka përcjellë edhe Monika Kryemadhi e cila që prej fillimit të pandemisë e kemi parë më shumë si shtëpiake sesa si politikane…

Mbledhja e strukturave sot nga Basha është edhe një rizgjim i strukturave të PD-së deri diku të tulatura qoftë nga pandemia ashtu edhe nga mungesa e orientimit politik në një situatë të pazakontë si kjo e sotmja.

12 komente në “A po përgatitet PD për protesta? Vendimi që e pengon dhe lëvizjet e reja politike”

  1. undefined says:

    Akoma ji ka mbetur “ora” tek Protestat…..deshtakeve te PD si ne 91….Cmenduri….kane 30 vjet…deshtim politik…por prap duan te kthejn “oren” prapa si ne 91….keto jane me plot kuptim e fjales nje …..tragjedi e ketij vendi….

    1. Gruri says:

      Bande politike kundra shtetit shqiptar e qytetareve.

  2. Taulant says:

    Te gjithe ne protesta. Ramuti u dhuroj parat oligarkeve dhe e popullin e mbylli brenda. Banka e shtetir s’ka leke per te paguar administraten jo me punonjesit e firmave private qe mbeten pa pune. Parate i morren te gjitha 10 oligark. Per dy muajt mars prill qe nuk shkon asnje ne rrugen e kombit Ramuti detyrohet ti paguaj koncensionarit 2*2miljon euro=4miljon euro se keshtu i ben mareveshjet hajduti.
    Iceneratoret nuk kane filluar nga puna Ramuti ju paguan 15miljon euro ne vite …. mos te flasim per qindra koncensione te tjera.

    1. Kombinati says:

      Si cdo here do ti hani ksrin Edi Rames. Do mblidheni nja 1000 vete e do trumpetoni se ishit 160 milione. Do kendo i himnin si sorra te shkelyera ne bythe dhe do ikni ne shtepi.

  3. Trtova says:

    Keta felliqsira nuk fine asgje tjeter vetem protesta dhe shkaterime.Cfar njerez dhe cfar shteti.PD duhet te denohet per Krim kunder njerezimit.Qe Kur erdhi ne skenen politike shqiptare. filluar vrasjet Maldive ne Shqiperi.Dihet apo nuk dihet sa jane vrare qe kur lindi Demo-Tradhtia e hapur antishqiptare me dhendrin d Serbise Saliun.

  4. Aleksander says:

    Po me ke do bajne protesta pd?
    Me i mlidh te tan bashk nuk bahen 5 vet.
    Rrini pa marak se kta nuk i beson kush ma.

  5. JOVAN BREGU says:

    SHUME MIRE MBLIDHUNI PROTESTONI MOS PYESNI NGA CORONI, DEMOKRATE LSI ste MOS CANI BYTHE LUFTA DO BURRA DO VDISNI, SKA GJE BOLL TE VIJE LULKA ME MONEN NE PUSHTET.

  6. nuriu says:

    Kjo eshte per te qare dhe per te qeshur, cfar protestash thote ky bq, Rama doli nga me te fituarit, fitoi me termetin, burre shteti me Coronen, kush pyetur perul vrasesesin e hajdutin…. BE e dha virdiktin pro Rames….
    Opozite e deshtuar dhe e inkriminuar me komunistin gjakpires Sali Berisha.

  7. shqip says:

    Po bene grumbullime të pa ligjshme, qeveria të shpallë një strukturë tjetër për të prekurit e mundshem nga virusi. Të quhet Shqup Covid 3. Po u bene per tuba, te marrin nga një kallam e ta fusin në vrimë. Është bela me shpellaret. Thuaj ti qe është rrezik, S’do t’ja dije Sali kafsha. Ai hapi depot, duke e ditur që arma në duar të gabuara kthehet në tragjedi. Edhe sot, mos distancimi, grupimet e personave rrezikojnë përhapjen e virusit. Kafshe, këta s’behen njerëz .

  8. ZIGUR QARRI says:

    Protestave si uragan popullor,si cunami, do tu prije komentuesi Taulant, mendja numur NJE ne bote ne shkencat e finance- ekonomise, si dhe syri dhe veshi i kermave njerezore e politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje