Qeveria e re: Dekreti i Thaçit mund të sfidohet ditën që mandatohet njëra prej partive jofituese

27 Prill 2020, 08:44Rajoni TEMA

Veprimet e presidentit te Kosoves, Thaçi për formimin e Qeverisë së re nuk janë shoqëruar edhe me publikimin e letërkëmbimeve të cila mund të jenë objekt shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese.

Presidenca vetëm ka lëshuar njoftim për letrën që Thaçi ia ka dërguar kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, për t’ia kërkuar mandatarin. Por nuk e ka publikuar edhe letrën zyrtare, ashtu siç ka vepruar pesë herë kur mandatarin ia kërkonte Albin Kurtit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Media e Kosoves ka kërkuar t’i vihet në dispozicion letra dërguar Mustafës dhe ka pyetur nëse ka edhe shkëmbime të tjera, por ka munguar përgjigjja e tyre. As LDK-ja nuk ka treguar nëse ia ka kthyer letrën Thaçit, e cila tashmë e ka nominuar kandidatin në strukturat e partisë dhe po i zhvillon negociatat me partnerët e mundshëm për koalicion. Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se dekreti i presidentit mund të sfidohet ditën që nxirret dhe mandatohet njëra prej partive jofituese.

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese sapo presidenti t’i formalizojë veprimet e tij me shkresa. Zyrtarë të këtij subjekti kanë thënë se në Kushtetuese do të dërgohet edhe letra që po mbahet fshehur nga ana e presidentit.

“Siç kemi njoftuar, presidenti e ka shtruar rrugën e shkeljes së Kushtetutës që kur nisi të dërgojë pareshtur letra, duke vijuar me një supozim arbitrar e të rrezikshëm mbi një ‘refuzim’ të pandodhur kurrë nga subjekti ynë, si dhe tek thirrja e një tryeze me subjektet politike kur Kushtetuta e udhëzon plotësisht ndryshe”, ka thënë për “Kohën Ditore” Adnan Rrustemi, këshilltar në Grupin parlamentar të VV-së.

“Ndaj çdo shkrese që ai ka nënshkruar, edhe letrën që po mbahet fshehur, në të cilën ia ka kërkuar mandatarin Isa Mustafës, edhe çdo dekret, patjetër që do të jenë në lëndën që do të paraqitet në Gjykatë. Sa për veprimet e tyre, pa e shqyrtuar rastin as të mos provojnë që të veprojnë sipas logjikës së aktit të kryer”, ka shtuar ai.

Edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka akuzuar presidentin se tejkaloi mandatin e tij kushtetues duke kërkuar mandatar tjetër jashtë partisë fituese. Sipas tij, çdo vendim tjetër është “devijim i vullnetit të qytetarëve”.

3 komente në “Qeveria e re: Dekreti i Thaçit mund të sfidohet ditën që mandatohet njëra prej partive jofituese”

  1. Aleks says:

    Enver Hasani eshte nje debil qe nuk di dy fjali pa gabime ti shqiptoj.Zoti Thaqi 4 here i ka kerkuar LV per formimin e qeverise dhe arroganti kurti as nje pergjigjje.A duhet Kosova te jet peng e nje partie qe ka me pak se 25% te votave dhe sillet me arrogance si te ishte fituese absolute e zgjedhjeve.Tema si gjithmon anti Thaqit dhe anti…..

  2. Pesimisti says:

    Ne Kosove nuk ka asnje parti fituese. Ma merr mendja qe per te formuar qeverine eshte ligjore qe ato ta kene te rradhiten sipas perqindjes se votive te fituara, pet te bere qeveri. E para VV me 25 perqint,. E dyta LDK me 24,99 perqint, e treta ….e keshtu me rradhe deri tek Asiacioni I spiuneve te Serbise qe punojne ne Kosve me 0,0000001 perqint. Perderi sa Kurti nuk e ben dot qeverine sipas rradhes llogjike, ai mund te prese duke e bere Kosoven rrupalle deri sa rradha per te bere qeverei do i akojte Asiaconit te spiuneve te Serbise qe punojne ne Kosove. Mase aty do i ndezi! Po qe se edhe aty nuk i ndez, ai prap mund te vazhdoje me rrumpalle. Kjo eshte rruga e sprovuar ne Shqiperi qe keta spiune edhe po nuk paten qeverin e tyre, kane forcen e pushtetit te Serbise. Ne nuk behemi! Princ Vidi eshte shembulli tipik se ne nuk dime te bejme shtet. Serbi dhe Greku na kane qorolepsur trute tane sa nje koker misri.

  3. emigranti says:

    Thaci po e fut Kosoven ne nje rruge te rrezikshme duke shkelur kushtetuten.
    Nuk eshte VV qe eshte terhequr nga qeveria qe ti jepet mundesia LDKsi parti e dyte te krijoje qeveri te re, por eshte kjo e dyta qe terhiqet nga qeveria dhe e shtyre nga akrobati injorant Thaci kerkon te perze VV dhe te drejtoje qeverine me listen serbe dhe parti te tjera humbese duke injoruar vullnetin e popullit ne zgjedhje.
    Ky veprim mafioz I planifikuar nga dyshja e kapur Thaci- Mustafa patjeter do te rrezohet nga gjykata kushtetuese .
    Akte te tilla destabilizuese duhen proceduar nga prokuroria dhe personat pergjegjes te marrin denimin e merituar.
    Akti I rrezimit te qeverise pa mbushur 50 dite , ne kohe pandemie globale ishte I paprecedente, por I llogaritur me pare.
    Tani e vetmja zgjidhje eshte vazhdimi I punes se qeverise ne detyre deri ne zgjedhje te parakohshme te mbajtura fill pas kalimit te situatates se koronavirusit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje