Deputeti i listës "Basha": Koronavirusi është mashtrim, qytetarët të dalin nga shtëpitë pa lejen e Ramës

28 Prill 2020, 21:47Politika TEMA

Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishte i ftuar deputeti Kujtim Gjuzi.

Në studio po flitej nëse masat e marra nga qeveria, janë të duhurat apo të ekzagjeruara. Në lidhje me këtë temë, Gjuzi theksoi se kryeministri Rama ka shkelur ligin për 44 ditë dhe se sipas tij, koronavirusi s’është gjë tjetër veçse një mashtrim.

Sipas Gjuzit, Rama i ka ndërmarrë këto masa sepse mendon se është babai i kombit. Po ashtu Gjuzi shtoi se sipas tij, kryeministri, është një frikaman dhe merakoset për shëndetin e tij, ndaj ka marrë edhe masa kaq të shtrënguara.

“Unë dua të them se kryeministri Rama ka shkelur ligjin për 44 ditë, sepse e ka vendosur vendin në një karantinë të jashtëligjshme. Ai mendon se është babai i kombit, por nuk është. 

Ai ta ketë të qartë se nuk mund të ketë koronavirus vetëm në ato fasha orare, që ka vënë ai. Shqipëria ka 365 ditë me diell, atje ku hyn dielli, s’ka virus. U bëj thirrje qytetarëve të mos e dëgjojnë dhe të dalin, sepse s’ka koronavirus me orare. 

Kryeministri është një frikaman, uroj të jetë mirë, ka frikën e vet dhe e futi një qytetërim social në kaos. Kjo (koronavirusi) është një mashtrim dhe e thonë mjekë të njohur”, u shpreh Gjuzi.

14 komente në “Deputeti i listës “Basha”: Koronavirusi është mashtrim, qytetarët të dalin nga shtëpitë pa lejen e Ramës”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Piet Alimadhin sa mashtrim eshte piete. Mishi te piqet ne hell, te brendshmet kukurrec !! Nga Muli tek ty, permisim gallate jeni..

  2. lulashi says:

    Ky eshte bole jo deputet.

  3. tironci says:

    ku me nxjer mallin per SHABAN QOSEN

  4. ben says:

    Ore po te tere budallenjte i ka futur Basha ne listen per deputete?
    Po ato qe vdiqen a i ka pyetur ky palo kandidat per deputet ne se Kovid-19 eshte i vertete apo jo?

  5. nuriu says:

    DIL SE NE GOP TE SATOME DO SHKOSH O IDJOT, PO I PLAS TRAPI EDIT SE DO TA HASH TI O RRK…..

  6. Fadili. Malesi e Madhe says:

    Mbyllnie ne çmendine kete psikopat !

  7. Zgalem says:

    Ky njeri , me kohe duhet te ishte pas hekurave . Nuk esht errasti i pare dhe i vetem , qe ngjall panik dhe bashkepunon , per vdekjen e njerve . galem

  8. Tuku says:

    Kujde se po te bi maska o Zorro?

  9. Mira says:

    Ky katnari gjuzi per kuriozitet cfar pune ben

  10. Al says:

    Or ti loqe kanari o tironc…mos u bo zog gomari me zor! Nuk ka bir kurve qeveri ta munde virusin pa bashkepunimin e popullit! Kush i ben thirrje popullit te dale kunder qeverise rrezikon te kryeje genocid! Maje vath ne vesh kte mos u bo si doktor mortja!

  11. BARDI says:

    O ZOT KETA JANE DEPUTETET QE KA PARLAMENTI YNE.SIGURISHT PO TI ZGJEDHE SEKRETARI I PARTIS ,KESHTU DO JETE GJITHMON.LERENI TI ZGJEDHE POPULLI VETE.KESHTU VENDOSEN NE KUSHTE TE BARABARTA TE GJITHE,PO KEHTU SI BEHEN ZGJEDHJET TE NE DO VI DITA QE SEKRETARET E PARTIS DO SHKOJNE VETE NE VOTIME DHE DOJET VETE SHKRUJ VETE VULOS.SA VJEN DHE DEGRADON CDO GJE SE NE MENDJEN E DEPUTETVE ESHTE MENDIMI SE SI DO GJEJME RRUGE PER TU PASURUAR,TE VJENE TURP NGA VETJA SE NGA KUSHE PERFAQSOHEMI BARDI

  12. kasollja e lalzit says:

    Ti po do te dalesh,dil.ne hale te gomarit,s’ke vajtur..?qytetaret c’faj te kane??

  13. Hapu Xhipe says:

    Boooo…kur flet dhe ky qe nuk e ka votu as gruaja as cuni. Bole njeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje