Thellohet skandali në Sarandë, babai pranon abuzimin seksual ndaj vajzës

28 Prill 2020, 20:45Politika TEMA
Thellohet skandali në Sarandë, babai pranon abuzimin seksual ndaj

Fiks Fare solli fakte të reja nga denoncimi i abuzimit seksual i minorenes nga Saranda. Vet vajza ka regjistruar ballafaqimin me babain e saj, ku e akuzon se ai e ka rrahur dhe i ka sjellë shokët tij në shtëpi. Në këto audio regjistrime babai rrugës për në polici, i premton vajzës se nuk do të sjellë më në shtëpi as shokët e tij dhe as Bajram Tushën. Një natë para se vajza të pyetej nga psikologu presioni i prindërve, policisë dhe Bajos ndaj saj, ishte shumë i madh.

Vajza ka regjistruar babain kur e rreh pasi ajo i kërkon të nxjerrë nga shtëpia Bajon. Bajo, siç e thërrasin ata Bajram Tushën, qëndron në shtëpinë e tyre deri në orët e para të mëngjesit. Në momentin kur vjen policia, inspektori i zonës Bujar Nikolla i kërkon të largohet madje dëgjohet t’i thotë se ai duhet të ikë pasi nuk lejohet që të ketë armë. Armë me të cilën Bajram Tusha dëgjohet që të qëllojë para se të vinte policia.

Policia u njoftua nga babai i vajzës pasi ai dyshonte se djali Denito Ruçi, i dashuri i vajzës ishte shumë afër më shtëpinë dhe mund të rrëmbente vajzën. Gjatë kohës që Tusha qëllon me armë, dëgjohet se babai e inkurajon atë, madje i thotë që ta qëllojë “qenin” duke ofenduar me fjalë banale.

Pasi policia vjen në banesë, prindërit e mbyllin vajzën brenda shtëpisë dhe nuk e lejojnë atë që t’i takojë ata vetëm. Vajza i përgjërohet policëve që ta dëgjojnë, por ata i thonë se nëse nuk pushon do ta dërgojnë në spital dhe se djalin do ta fusin në burg. Vajza ndihet shumë e frikësuar dhe gjatë gjithë kohës dëgjohet të bërtas dhe të kërkojw ndihmë. Njëri nga policët i kërkon asaj të dalë në dritare. Kur polici afrohet, vajza i flet me një zë shumë të ulët, pas kësaj dëgjohet nëna e cila i ulëret duke thënë “Mos e beso, mos e beso sepse të gënjen”.

Në këto audio, kuptohet se vajza është nën presionin e vazhdueshëm të prindërve të cilët duan me çdo kusht ta largojnë nga djali. Më i “devotshëm” duket të jetë Bajram Tusha i cili edhe pasi vjen policia nuk pranon të ikë në shtëpinë e tij, pasi sipas tij duhet të ruaj vajzën.

Kur vajza ballafaqohet me të atin. Babai i lutet vajzës te heq dorë dhe i premton se nuk do të sjellë asnjë nga shokët e tij në shtëpi. Sidomos Bajon “Bajon s’ta sjell” i thotë ai. Gjatë kësaj kohe në bisedë futet edhe e ëma e cila pranon që babai e ka rrahur vajzën. Në një moment ai i rrëmben vajzës telefonin pasi sipas saj dyshoi se ajo ishte duke regjistruar. Vajza dëgjohet të ulërasë, të kërkoj ndihmë dhe e quan atë “pedofil i dreqit”

Situata në këtë familje duket të qetësohet vetëm në orët e para të mëngjesit, kur policia i thotë vajzws që nëse ajo nuk rri urtë, atëherë atë do ta çojnë në spital dhe sipas tyre me këtë sjellje ajo do të marrë në qafë edhe djalin, të dashurin, i cili do të përfundojw në burg.

Hetimi i prokurorisë

Pas marrjes së deklaratës së djalit, dhe pyetjes së vajzës nga psikologu, që në orët e para të hetimit prokuroria nxorri urdhër arresti për Bajram Tushën. Gjatë marrjes në pyetje ai ka deklaruar se ka kryer marrëdhënie me vajzën, por kjo nuk ka qenë kundër dëshirës së saj. Nën hetim nga prokuroria vazhdojnë të jenë edhe tre persona të tjerë, ndër ta dyshohet të jetë edhe babai i minorenes.

Pas këtyre ngjarjeve, brenda pak orësh Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve në bashkëpunim me prokurorinë nxorrën një urdhër mbrojtje për vajzën. Pas përfundimit të proçedurave ajo u dërgua menjëherë në një qendër rehabilitimi në Tiranë, ku edhe ndodhet aktualisht.

Gjykata e Rrethit Sarandë ka vlerësuar si të vlefshëm arrestin e Bajram Tushës, masa e arrestit me burg është lënë në fuqi. Por pavarësisht këtyre fakteve prindërit e minorenës kanë bërë disa deklarata në media, ku akuzojnë për Denito Ruçin si manipulator dhe përdhunues të vajzës së tyre. Ata kanë kërkuar lirimin e Bajram Tushës, si i pafajshëm, edhe pse ky i fundit gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar të ketë kryer marrdhënie me minorenen.

15 komente në “Thellohet skandali në Sarandë, babai pranon abuzimin seksual ndaj vajzës”

  1. xhoxhi says:

    Hajde baba hajde hale muti.Ti duhesh varur në litar po ctë të them…?Po si mund të vesh dorë mbi vajzën 9 vjeçe dhe ta shesësh gjetkë?Nuk të mjaftonte gruaja o plerë?E thashë edhe në një koment tjetër që fajtor je ti dhe jot shoqe sepse fëmija që dashuron njifet menjëherë po ti e shfrytëzpje për vete.Kjo nuk mund të imagjinohet….

    1. shqiptari says:

      Hapni Bordellot ore qe keta pedofilet moterqira te shkarkohen atje dhe te lene femijet rehat.

  2. Miti says:

    Ku jane ata komentuesit pedofile qe i dolen ne mbrojtje te ketyre pedofileve kur dolen faktet e para?

  3. Lush berbali says:

    E degjova me shume vemendje Fiksin sonte.
    Qe ne titull ,ashtu si dhe ne gazete lajmi ishte shokues….
    Thellohet skandali.Babai pranon abuzimin seksual ndaj se bijes.
    Por,ne asnje fjale te vajzes ,ne asnje rresht te shkruar une kete nuk e degjova apo lexova.
    Mbase Fiksi do te kete ndonje fakt tjeter ne mbeshtetje te titullit te dhene,por sonte kjo nuk doli.
    Ndoshta duhej zgjedhur ndonje lajm tjeter si psh dhuna fizike , apo psikologjike e ushtruar ndaj vajzes.
    Te thuash se babai abuzonte seksualisht ndaj vajzes ,ne kete rast nuk ngjante keshtu.
    Uroj qe kesaj çeshtjeje t’i shkoje deri ne fund ,drejtesia.

  4. Rrumpalla says:

    Po nëpërmjet prostitucionit të padeklaruar dhe pa dëshirën e vajzës,mamaja dhe babai kanë marrë para nga këta kurvarët mesa duket, prandaj i mbrojnë heroikisht.

  5. Tjetri says:

    Bajrsm tusha nuk del babai i vajzes me sa lexova… ju thoni babai e ka dhunuar sexualisht???? Lexoj qe babai e ka rrahur jo prrdhunuar apo rrahja quhet edhe perdhunim????

  6. ''..........nese gervish sado pak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vedi''[thene kjo nga nje myslimon analist] says:

    nje tjeter[qindra te tjere] fakt shokues i dhunes ndaj femrave edhe pse minorene ne familjet [nese mund te quhen te tilla] muslimone m’albaniston.
    ja pse ajo vajza kishte te drejte kur deklaroi dhunen e babes apo nenes se vet ne femijerine e saj,porse sumqirokiomentuesit cuditerisht e quanin te ”cmendur”!!!! dhe se nuk flitet keshtu per prinderit!
    beqira,erdhi dita te dal ne shesh fytyra apo DNA juaj gjaxore ,denancuar kjo nga vet femijet tuaj…………
    ju jeni te pafytyre pasi shumica juaj linden e u rritet nen dhune,keshtu vazhdoni edhe femjet tuaj sot,kujtoj ketu nje rast jo shume kohe nese nuk gabohem ne nje qytet grek nje babateras tourkalvanos rrahu per vdekje vajzen e vet pas nje mesazhi qe i erdhi asaj nga i dashuri ne kinito,porse ai u lexua[ne mungese ne banjo] me pare nga krimineli ”baba”!
    pas ngjarjes tourkoalvanosi u rras ne keli,duke iu hequr e drejta mbi femijen……….

  7. Met Selita. says:

    Vertet ku eshte provuar se babai ka sabuzuar seksualisht me te bijen? Pse nuk merret ne konsiderate edhe sjellja rrugacerore e te dashurit qe ben presion dhe e shfrytzon vajzen 20 e ca dite duke frikesuar familjen. Pse te mos mendojme se vajza eshte e manipuluar totalisht nga i dashuri qe nepermjet saj do te nxjerre kunjat qe ka me te tjeret. Pse nuk zbulohet kush e vrau djalin e Bajos ” Edhe une e pashe fiksin,asgje te re nuk solli se babai apo Bajua jane abuzuesit e saj,pervecse ca ulurima te vajzes qe mund te jene edhe kurdisje. E kush jane ata qe mund te heqin perdhunisht kujdesin e prinderve ndaj femijes se tyre. Nadaj kujdes ne akuzat e hedhura pa dale te gjitha faktet ne shersh.

  8. Babloku says:

    Keto jane per burg te gjithe, edhe nena per mos kallxim krimi, pozicionin i atij djalit duhet te shikohet mire, por ajo qe te le per shtypjen me te keqe eshte mos regimi i policise, mondova se kishin mbaru keto polica halabake, iniorante, fshatere, futini nje fshese komisariatit te sarandes se na fulliqet. Nuk jemi per europ me keta polica.

  9. ? says:

    Mbas tridhjete vjetesh kjo vajza mund te tregoje historine e saj dhe te tregoje cfare prinderish kafshe ka pasur, por do te ngrihen ca koqe si puna e atyre qe komentonin te intervista e asaj Milotit qe babai hetues i sigurimit e rrihte dhe e quante shtaze dhe do te mbrojen prinderit, se sipas tyre prinderit asnje here nuk kane gabim ose faj.

    Une them vetem nje fjale, si ka mundesi qe perendia ben pronder monstra si keta dhe u le ne dore femije qe t’i bejne si te duan?

  10. terrorizuar says:

    Ore po ben mire qe mjeksia ligjore te beje ADN e vajzes e te babait ,,,,ku i dihet me ke e ka zene e jema??Shkencerisht babai nuk mundet te veje me te bijen,po keshtu nuk mund te leje pleqte e lagjes ne vajzen e saj?!?!?!??!?!!?O zot shpelaji nga faqja e dheut tere keta birbot bashke me ‘nenen”plehren!

  11. Inna says:

    Shpresoj qe vajza te bjere ne duar te nje specialisti me pervoje dhe njohuri e te mos I behet dem I metejshem nga psikologet e diplomuar me para. Familja nuk punon, institucionet jane mbushur me partiake dhe falsifikime, qeveria me mashtruesa, mediat duan sensation, pa pyetur sa shume e demtojne ate vajze fatkeqe. Gabim I prokurorise qe I jep keto ceshtje per diskutim perpara se te zgjidhen, duke lene vend per hamendesi dhe spekulime, duke harruar subjection kryesor qe eshte siguria e vajzes. Shtet rremuje me cdo aspekt. ?

  12. Mo says:

    Kush po flet. Pedofilia ka gjenezen ne greqine dhe romen e vjeter dhe tek ca prifterinje te kohes moderne. Sikur ky baba ta merte ne dore naj kuran apo bibel ose Tora nuk do behej nje vampir i tille. Por kshu eshte kur nje shoqerie e tere devijon rruges se zotit.
    Mbjellje hashash, mos degjo qeverine, mos paguaj energjine, kurvarllek ne cdo cep, pedofilie, vjedhje, grabitje, vrasje per nje fjale goje. Gjynaf ajo toke qe ju mban!

  13. Inna says:

    Ku eshte informacioni I dhene tek titulli?

  14. Itali says:

    Burge per jete per plakun burg perjet per mami shtrigen e burge per jete per babe gomarin .keshtu mesojne fmijet kur prindi eshte i pa pergjegjshem per jeten e fmijeve .E kam than edhe nje dite tjeter rrethe ksaj ngjarje mami vet asht kurva ne kte mes edhe ajo pa tjeter ashte prostitut pa tjeter asht e dashura e plakut. Ska ma turp per kto lloje prinderish .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje