Ish ministri i LSI sulmon zyrtarin e DASH: Z.Palmer, erdhi korriku tjetër për Kushtetuesen. Ku e keni?!

28 Prill 2020, 13:07Politika TEMA

Ish ministri i Drejtësisë i LSI, Ylli Manjani thotë se cilado Gjykatë Kushtetuese të ishte sot në këmbë do t’i kishte rrëzuar masat ndaluese që ka vendosur qeveria.

Sipas tij, edhe Kodin Penal që shpiku Rama dhe e shkroi Meta, do ta kishin rrëzuar.

“Nuk them dot se do lejonin mitingje, as kongrese, as festa histerike nëpër sheshe, por qartësisht do lejonin njerëzit të lëviznin e të shkonin në punë lirisht.

Nuk pretendoj se do ndalonin pushtetin monist së shemburi të objekteve private dhe atyre të kultit, por qartësisht do lejonin njerëzit të shesin,blejnë e regjistrojnë pronat e tyre ma marrë leje paraprakisht në E-albania.

Nuk besoj se Gjykata Kushtetuese do çlironte mediat, por gazetarët do lejoheshin të bënin lirisht punën e tyre, pa qenë të detyruar të japin hesap censuruesve.

Nuk do të ndalte dot kriminelët kjo gjykatë, por do të detyronte policinë,prokurorinë e gjykatat të rrinin në punë për të goditur krimin”, shkruan Manjani.

Sipas tij, një Gjykatë Kushtetuese nuk ndalon do abuzimin, por qartësishht do shfuqizonte aktet abuzive normative që nxjerrin ligjin e prokurimit nga fuqia për të legjitimuar kontratat pa tender.

“Pra një Gjykatë Kushtetuese, sado e anshme të ishte do bënte diçka që kjo situatë të mos lejohej. Meqë ra fjala, zoti Palmer na tha që vjet në qershor sedo ta kishim gjykatën në Korrik. Erdhi korriku tjetër….”, përfundon Manjani.

8 komente në “Ish ministri i LSI sulmon zyrtarin e DASH: Z.Palmer, erdhi korriku tjetër për Kushtetuesen. Ku e keni?!”

  1. Adeci says:

    Po koqe gomari ngeli ky derëzi.

    1. xx says:

      Ca ti beje Palmeri Cronavirusit mor gomar tani qe vdesin njerez.

  2. ?e monikes says:

    Oooooo milet degjoni e merrni vesh
    po flet Mutnjati nje lepires bythe
    ne te gjitha kohet dhe gjitha partive
    tungj

  3. Agroni says:

    Filozof Ylli, mund të rrish një ditë pushim pa folur.

  4. Kritiku says:

    Zot ruaj ketij njeriu ,mendjen e kokes.Ky person ka humbur qetesin e tij qe kur i iku pushteti nga duart.Ai e sheh cdo gtje qe behet si armiqesi kundrejt Tij dhe kunder popullit.

  5. Ervin says:

    Kerkoja pronarit tend te fundit o qen qe shkon ku te jete sahani radhes

  6. labi says:

    I falet mesues anglishte ka qen,dhe ate pune nuk dinte ta bente,e morri Ilir floriri mbrapa e provoj ta bente njeri,po koqe ngeli.

  7. per demokracine says:

    E shikoni , k
    Nuk eshte fare problem ato qe thone keta qe kane komentuar deri tani, aq dine aq thone ,por problemi eshte se
    KETA KANE TE DREJTE VOTE ,ky eshte problemi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje