Efektivët e FA në terren, Xhaçka publikon videon. Majori: Hyj këmbadoras në shtëpi që të mos më shohin fëmijët

28 Prill 2020, 18:12Sociale TEMA

Efektivët e Forcave të Armatosura janë të angazhuar çdo ditë të javës në garantimin e zbatimit të masave të marra për periudhën e pandemisë së Covid-19.

Në shenjë mirënjohje për punën e tyre, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka postuar një video, ku përcillen momente nga puna në terren i burrave dhe grave nën uniformë.

“Mirënjohjen më të thellë për çdo burrë e grua në uniformë që sot janë të angazhuar 24/7, duke u ardhur në ndihmë njerëzve më në nevojë dhe duke siguruar respektimin e masave kundër COVID-19, në këmbim të kohës pranë familjeve e fëmijëve të tyre në këto kohë të vështira.  Me respektin më të madh. Krenari për FA”, – shprehet ministrja Xhaçka.

Major Bledar Bimaj,  pjesë e Policisë Ushtarake shprehet se në pjesën më të madhe të kohës ka qenë në terren në Tiranë, ku kanë qenë edhe pikat e kontrollit dhe patrullimit.

“Është e bukur dhe një shprehje që më ka thënë një efektiv i kompanisë që unë drejtoj: “Komandant, më vjen mirë që paskemi ditur të zgjedhim dhe bashkëshorten, njeriun e jetës sonë. 

Ato janë personat që kujdesen për familjen”. Kur shkojmë në shtëpi, kalamajtë mezi në presin, duan të na hidhen në krahë. Ai është momenti më i bukur, por gjithsesi ne mundohemi që të futemi këmbadoras dhe fshehtas, por kalamajtë vijnë e na thonë, erdhi Spiderman”, – tregon Major Bimaj.

Rreshter Festim Harizi, pjesë e batalionit të mbështetjes rajonale, prej 12 vitesh është pjesë e FA, por thotë se ky është një nga misionet më të vështira.

“Jam komandant skuadre në togën ujore. Kam marrë pjesë në shumë raste fatkeqësish, por kjo është shumë më e vështirë sesa ato që kemi kryer deri tani, realisht”, – shprehet rreshter Harizi.

Pjesë e këtij operacioni janë edhe gratë ushtarake. Togere Eriselda Shema, pjesë e Focës Ajrore vlerëson rolin e grave ushtarake.

“Besoj se te gjithsecili prej nesh ka ndikuar pandemia, por besoj se është më e rëndë, më e vështirë për pjesën e familjarëve pasi duam apo jo gjithë ngarkesa, emocionet, gjithçka që përjetojmë gjatë ditës transmetohet në shtëpi, edhe pse pjesën më të madhe tentojmë ta lëmë në punë, por gjithësesi nuk i shmangesh dot. Gratë ushtarake simbolizojnë forcën dhe butësinë në të njëjtën kohë”, – shprehet togere  Shema.

2 komente në “Efektivët e FA në terren, Xhaçka publikon videon. Majori: Hyj këmbadoras në shtëpi që të mos më shohin fëmijët”

  1. Tutu says:

    Zonja ministre… ushtaraket bejne thjesht detyren ate per te cilen marrin parate… pale ato tregimet nga heroizmi i popullit tone ne shekuj…. ky vend qe e quan veten vend shqiponjash , por ne realitet nuk ka asnje sorre ka filluar te vetquhet vend heronjsh por ne realitet ata jane rrogetare qe torolisen rrugeve pa bere asnje pune…. kjo ere heroike ngjan shume donkishoteske… mbase per njerzit qe skane bere ndonje gje ne jete .. puna u duket heroizem…. edhe mjeket detyren bejne per te cilen paguhen e asgje me teper…mesoni se ceshte heroizmi dhe heronjte o nenpunsuce te administratures shqiptare…

  2. Goni says:

    Kjo baxhelle genjeshtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje