Gazeta italiane i kushton një artikull 25-vjeçares shqiptare: Pas diplomimit në infermieri Erjona kërkon t’u bashkohet kolegëve italianë në vijën e parë të Covid-19

28 Prill 2020, 15:20Sociale TEMA

Gazeta e mirënjohur italiane “La Stampa” i ka dedikuar një artikull shqiptares Erjona Preka për gjestin e saj.

Teksa dhe vet ajo ndodhet në kushtet e vështira të krijuara në Itali si shkak i shpërthimit të Covid-19, Erjona ka kërkuar të përshpejtojë procedurat e marrjes së nënshtetësisë italiane dhe provimit ndërkombëtar të profesionit të infermieres për të nisur sa më parë punë pranë kolegëve të saj në vijën e parë të luftës ndaj COVID-19.

Kjo pasi shqiptarja 25-vjeçare, është diplomuar më 7 prill në fushën e infermierisë vitin e kaluar në zonën Bra pranë qytetit të Torinos në Itali,  dhe më 20 maj ishte dashur të merrte nënshtetësinë italiane nga kryetari Gianni Fogliato.

Shumë vonë, virusi nuk pret, as të sëmurët, ekipet mjekësore janë në telashe ndaj duhet të fillojmë të punojmë menjëherë. Falënderoj Italinë që më dha aq shumë, tani unë dua të japë diçka për të.”- është shprehur ajo për ‘La Stampa’.

Mësohet se kërkesa dhe dëshira e saj për të  punuar gjatë kësaj kohe të vështirë është miratuar nga autoritetet italiane dhe së shpejti do të zhvillojë provimin për profesionin e infermerit, që t’iu bashkohet më pas ekipeve mjekësore në spitalet e Italisë.

Ajo ka shpjeguar se prej tani ka pasur oferta të mira,  për të cilat thotë  se i vlerëson.

“Pas gradës, me diskutimin në internet të tezës, verifikova që procedurat për regjistrimin më të shpejtë për të marrë edhe nënshtetësinë. 

Unë kam jetuar në Bra për njëzet vjet, kërkesa ime për të marrë nënshtetësinë e për të punuar u pranua. Ceremonia u zhvillua në zyrën e rregjistrimit në bashki, ku ishte prezent edhe kryebashkiaku Fogliato. Edhe në këto kushte, ishte vërtet emocionuese. Falenderoj Italinë që më dha aq shumë, tani dua të jap diçka.” – ka thënë Erjona./ LaStampa

3 komente në “Gazeta italiane i kushton një artikull 25-vjeçares shqiptare: Pas diplomimit në infermieri Erjona kërkon t’u bashkohet kolegëve italianë në vijën e parë të Covid-19”

  1. E shkreta says:

    Ç’lidhje ka “nënshtetësia” me punën si infermiere?! Sa mijëra e mijëra shqiptarë punojnë në Itali pa e patur ende nënshtetësinë!

  2. Karantina says:

    Shume vite paske ba per te marre nenshtetesine. Procedura eshte 10 vjet residenza e per 3 vjet te del nenshtetesia. Pra ti paske humbur shume vite meqenese tu qe jeton prej njezet vitesh ne itali.

  3. Nje qytetar says:

    More zoteri “E shkreta ” perse nuk orientohesh me de shiren me te mire per te vleresuar ,por vetem per te kapur gabimet e drejt e ne KEQDASHJE,………..perse nuk mendon POZITIVISHT. Marrja e nenshtetesise I jep te drejtes per te punuar kudo ne Itali si e ligjeshme,……………Pra ,a meriton ajo respect e mirenjohje per punen e saj te ndershme me plot passion ,……. apo sia at qe pranojne edhe me deshiren e tyre te bejne prostituten ,………..genjeshtren ,hajdutllekun , vrasjen direct apo indirect,……….ah sa keq ,……..me kete varferi shpirterore vetem per te share e njollosur,…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje