Shyti: Tifozët shqiptarë janë njësoj, e duan skuadrën vetëm kur fiton

28 Prill 2020, 19:35Sport TEMA

Drejtori Sportiv i Teutës, Artan Shyti ishte gjithashtu pjesë e emisionin “FanZone” në Supersport, ditën e sotme, ku foli ndër të tjera për situatën në kampin durrsak në këto ditë izolimi dhe bëri apel për rifillimin e kampionatit.

Si është gjendja te klubi i Teutës?
Lojtarët kanë marrë një program stërvitor, i cili kontrollohet nga klubi. Kur ka qenë e mundur, janë munduar të stërviten jashtë, sigurisht duke mbajtur distancën. Leja për stërvitjen duhet të jepet më shpejt, pastaj të shohim.

A mendoni se ka skuadra që favorizohen nga kjo ndërprerje?
Mendoj që me këtë ndërprerje, të gjithë do e nisin nga 0. Para ndërprerjes, Tirana dhe disa ekipe të tjera ishin në formë, por të shohim si do jenë pas kësaj situate. Mendoj se duhet të fillojmë, që të japim një mesazh.

A është Kupa e Shqipërisë objektivi u Teutës për këtë sezon?
Në Kupë jemi pretendentë, por në futboll asnjëherë nuk i dihet. Do jetë e vështirë, duke i parë të gjithë.

Tifozët e Teutës kanë qenë të paktë në numër vitet e fundit në stadium. Si e shpjegoni këtë?
Unë nuk besoj se ka ndonjë ndryshim mes tifozerive, te Teutës dhe të ekipeve të tjera. Tifozët shqiptarë kanë një problem që duan gjithmonë fitoret, në të kundërt nuk shkojnë në stadium, ndryshe nga ndeshjet në botë. Kur ekipi ka qenë mirë, tifozët janë aty, por nuk mund të jemi gjithmonë mirë.

Sa mendoni se do të ndihmojë fondi i akorduar nga UEFA së fundi për FSHF-në?
Një pjesë e këtij fondi duhet të përdoret për emergjencën, në mënyrë që të ndihmohen klubet për situatën. Është një ndihmë në kohën e duhur, sepse duhen testime çdo javë, pasi janë shumë ekipe që do luajnë. Është një ndihmë që duhet të jepet për klubet, për të përballuar situatën, me masa mbrojtëse, dezinfektues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje