Nga Andi Bushati
Dy ditë më parë më qëlloi rastësisht të gjendesha në barin e një hoteli luksoz të Tiranës. Pamja me të cilën u ndesha ishte nga ato që të bëjnë të fërkosh sytë me mosbesim.
Burrat pinin kafe dhe tymosnin duhan, në grupe të mëdha ngjitur me njëri tjetrin.
Grave u shërbente kokteje, një kamarier me doreza të zeza, i cili nuk dihet pse i mbante në duar ato shenja të kota të një kohe izolimi.
Adoleshentë në çifte konsumonin paratë që u kishin dhuruar prindrit në mëngjes dhe hidhnin në instagram foto nga prezenca në lokalin ku jeta nuk kishte ndalur asnjë ditë.
Të gjithë bashkë, në sfondin e një kohe të butë, dielli të ngrohtë, shoqëruar me zërat e lartë dhe qeshjet e forta, të bënin të mendoje se virusi i tmershëm s’ka kaluar kurrë në këto anë.
Gjithçka nga ato që shohim në ekrane, kërcënimet me video policësh algjerianë të kryeministrit, debati për dënimet e ashpra të kodit penal, këshillat për tu ulur burrë e grua skiç në makinë, këtu dukeshin si propagandë e adresuar për një popull tjetër.
Bota virtuale, ajo e serialit me udhëzime të doktor Pëllumb Piperos, ajo e gjobave për kundravajtësit që shkelin shtetrrethimin, ajo e pensionistëve që kanë liridalje vetëm në të gdhirë, prej aty, dukej si një ëndërr e keqe.
Nxorra celularin dhe i bëra disa foto asaj atmosfere për të cilën të gjithëve na ka marrë malli, por që vetëm disa kanë fatin ta jetojnë. Desha ti fiksoja ato pamje për të kujtuar, kur gjithçka të përfundojë, se ashtu sikurse në jetën normale edhe gjatë pandemisë, jo të gjithë jemi të barabartë.
Se edhe në kohë mortaje ekziston një pakicë, që ka luksin të jetojë ndryshe nga të tjerët.
Dhe ndonëse sipërfaqja e vogël e atij bari hoteli dhe klientela e kufizuar e tij janë statistikisht të pamjaftueshme për të arritur në përfundime, pata sensasionin se njësoj si gjatë pandemisë, edhe pas saj, diferencimi social dhe pabarazia do të bëhen edhe më të dukshme.
Përkundër teorive që po gëlojnë ngado në botë për një rikthim tek vlerat e së majtës, për domosdoshmërinë e solidaritetit shoqëror, për rrënimin e doktrinës neoliberale të tregut që vendos gjithçka, kthesa që mund të marrë shoqëria pas përfundimit të kësaj flame, mund të jetë edhe më e keqe se ajo që kemi lënë pas.
Po të vëzhgojmë me vëmendje atë që po ndodh, shenjat i kemi para syve.
Natyrisht, sot, të gjithë janë në vështirësi, si kapitalistët e mëdhenj ashtu edhe punëtorët e tyre. Por ama vuajtja e atij që i bie xhiroja e biznesit, nuk është e krahasueshme me urinë e atij që nuk ka të ardhura për të mbyllur fundin e muajit. Pasojat e të parit do të jenë vetëm financiare, ndërsa tek të dytët, ato do të prekin harmoninë familjare, ankthin dhe pasigurinë për të ardhmen, dilemën ekzistenciale, nëse i’a vlen të jetohet një jetë në këto kushte pasigurie. Ndërsa mes të parëve askush si ka shtitur jahtet dhe vilat e treta për të paguar punëtorët, mes të dytëve, jo të gjithë kanë arritur të përfitojnë nga paga e luftës duke i bërë edhe më ulëritëse pabarazitë në këtë vend.
I njëjti fenomen shihet edhe në raportin mes bizneseve të mëdhenj dhe atyre të vegjël. Shumë prej këtyre të fundit, ndonëse disa masa, si shtyrja e qerave apo kredive, kanë shërbyer për të zgjatur agoninë, nuk do të mbërrijnë dot në finish. Në masë të madhe ata do të falimentojë. Dhe për të marrë një shembull, nëse sot supermarketet e mëdha po pësojnë shumë humbje, kur masat izoluese të përfundojnë, ata do të rikuperojnë më shpejt, sepse do të përvetësojnë edhe xhiron e sivllezërve të tyre të vegjël, që nuk do të kenë më mundësi të ngrenë më qepenin.
Pra kjo fatkeqësi nuk do ta zbusë, por do ta thellojë pabarazinë.
I njëjti fenomen, këtë herë jo në dimensionin financiar, por në atë social, mund të vërehet edhe në atë që po ndodh në shkollat tona. Mësimi online, i detyruar nga gjendja e fatkeqësisë shëndetësore, nuk shkërmoq vetëm bashkëjetesën shoqerore mes nxënësve apo studentëve, të cilët më parë ndërvepronin në një mjedis ku dieferencat e pasurisë familjare relativizoheshin. Ai, mbi te gjitha, vendos pozita të reja pabarazie. Kështu një nxënës apo student, që ka mundësinë të ketë paisje elektronike të modeleve të fudit, të cilit familja i paguan një internet me shpejtësi të lartë, i cili ka shtëpi me shumë metra katrorë dhe hapsirë private për të mësuar, është pafundësisht i privilegjuar me një të ngjashmin e vet që nuk i disponon të gjitha këto. Pra në fund të këtij procesi, nuk do të jetë çudi, që dy shokë të së njëtës klasë, me rezultare deri dje pak a shumë aty aty, të përfundojnë, pas disa kohësh, me një hendek të madh mes tyre.
Po ti shtosh këtyre shenjave të para edhe teori të konsoliduara si ato të aktivistes dhe eseistes kanadeze, Naomi Klein (“Doktrina Shok” perkthyer edhe ne shqip, botimet Ombra), që shpjegon me teorinë e saj të kapitalizmit të katastrofave se si shfrytëzohen fatkeqësi të tilla për ti bërë të pasurit edhë më të pasur, e nesërmja nuk duket fare premtuese.
Nuk do të jetë çudi që vala e solidaitetit të përkohshëm dhe e shtetit që rregullon në favor të më të pambrojturve, të zhbëhet nga presioni që do të ushshtrojnë mbi qeverinë, ata që janë më afër saj, dhe që duan të rikuperojnë me shpejtësi, fitimet e tyre të munguara.
Ata nuk do të shesin as anijet, as shtëpitë e tyre të pushimit, por do ti vërsulen edhe njëherë, tenderave, PPP dhe pasurive të mbetura publike, duke ravijëzuar konturet e një shoqërie më të padrejtë pas pandemisë. Të një shoqërie, ku siç thoshte Oruelli: “të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa prej tyre janë edhe më të barabarta”. Pikërisht ashtu siç dukej, dy ditë më parë, në barin e një hoteli luksoz në Tiranë, ku duhet të fërkoje sytë për të besuar atë që po ndodh sot dhe duhej të ishe tejet optimist, për të mos ndjerë atë që na pret nesër.
Bukur…!!
Rastesisht ne barin enje hoteli llukzoze ne tiran,kritika bla blaaaaaa.Na thuaj po deshe ne ke kategori njerzish hyne o legen
Ti o gjobaxhi i ndyre kishe shkuar te merrje nje zarf se edhe une ta bera nje foto ty.
Bar, thuhet në Itali. Në shqipëri thuhet lokal, kafe, mihone, etj etj. Apo deshe të krenoheshe se frekuentoje lokalet lluksoze të Kandaharit.
mejhane
Ka shume kohe qe ben shkrime militarists sharje dhe ofendime kuder edi rams si te ishe zevensi i sali berishes po shyqyr Zoti qe paske ber nje here nje shkrim qe ja vlen te diskutohet dhe te merret ne konsidirate nga te gjith njerzit dhe qeverija
Ti Toni je idiot dhe tifoz.
Toni, po ti c’fare je, kone e Rames?! Detyra e gazetarve eshte te shohin boshlleqet e qeverrise.
Detyra e qenushve te qeverrise eshte te kehin-si ty.
O plehr prap stu durua pa hrnger mut o surraniku i sali vdekjes.
Po Bushati vete c’kerkonte ne kete Hotel.
Dhe se dyti, perse nuk e ka raportuar ne moment ne policiate qe thote ketu – nje hotel i tille duhet mbyllur per nje periudhe dhe te paguaje gjobe sipas ligjeve shqiptare. nese ka persona te semure nga COVID-i pronari duhet te mbaje pergjegjesi penale dhe civile dhe nese ka te vdekur duhet te perfundoje ne burg, sipas ligjeve shqiptarenga nje gjykate normale.
Tani eshte shume vone – pasi nje denoncim si ky qe ben Bushati ketu do te kishhte vlere ligjore nese personat/pronari kapeshin ne flagrance. Do te kishte vlere gjithashtu nese Bushati do ta bente denoncimin dhe do te na tregonte sot sesi nuk ka reaguar policia apo prokuroria pas denoncimit te tij.
Personat e prekur nga COVID qe kane fekuentuar kete hotel ne cdo vend te botes do te kishin te drejten qe ta conin ceshtjen ne nje ceshtje civile qe do ti kushtonte pronarit qimet e kokes ne kompensime.
Pra, sipas meje, fjalet e Bushatit jane te kota dhe pas avazit – me te gjitha gjasat per te demaskuar e na thene ne sesa i keq eshte sistemi i Olgarkeve te Rames. Nderkohe qe ai personalist nuk shpjegon aresyen e te qenit ne ate ambjent (jo detyrimisht imorale apo jo-ligjore) dhe per me teper nuk ka denjuar te bej aktin qytetar te denoncimit te nje akti potencialisht kriminal dhe me te gjitha gjasat ne kundershtim me rregullat e karantines dhe mbrojtjes ndaj COVID.
Tung
O pacavure gazetaruc dhe sherbetor i paskrupull i Sali Berishes,i cili te ka mbajtur uturakun.
E kuptoj se duhet t’ja klthesh sherbimin qe te ka bere dikur….
Te kishe shkruar se nuk kishe vajtur rastesisht ne ate lokalin lluksoz te Tiranes,por per nje investigim gazetaresk se,si zbatohen protokollet e qeverise,do e pranoja nje verejtje serioze tenden o nipcja i Husniut…
Por dhe te gjithe ata atjenne ate lokalin lluksoz te Tiranes,ashtu si ty kane vajtur,”fare rastesisht”.
Tani ne vend te pyesesh ata perse kane thyer protokollin e qeverise dhe ato “serialet” e Pellumb Piperos,a mund te na shpjegosh ti:
Perse ke shkelur protokollin dhe ligjin?
YYY lamash i Kapo-Bushatit….vafsh ne djall,sepse nuk ke mend as per vete dhe jo te’ju transmetosh te tjereve….
E verteta eshte se Bushati nga urrejtja per Ramen, ashtu si dhe Lubonja ka mbajtur nje qendrim teper negativ Por ky shkrim eshte i sakte, i vertet, deri dhe trondites. Rama e ka tepruar me eksperimentet e tija me oraret dhe perzgjedhjet e liridaljeve!
O na doli dhe ky I dituri I MADH …..
Po kështu bëjmë të gjithë nga një shkrim. Merr citate të personazheve nga fusha të ndryshme, bëji copi , dhe ja ku u bë shkrimi. E morëm vesh për ata që pinin kafe e bar te bari i vogël i hotelit të madh. Po ti ç’beje në bar? Dakort, i bere ato fotot. Po gjithë ai çarçaf që ke bere , është vetem përsëritje e atyre që kemi dy muaj që I dëgjojmë. O Andi, bota reale është kjo. Ka të pasur, fatkeqësisht ka dhe të varfër. Ti sigurisht nuk e ndjesh shumë. Do vazhdosh të shkruash copi, dhe Merua do të paguajë honoraret.
Mero hidhi ndonje koske safi , pa mish qe mos ngopet , qe te vije prape !
Shkrim i sajuar. Ku qenka ky hotel dhe si paske perfunduar ti aty. Edhe ne ne Tirane jetojme. Nxirr foto po ta mbajti se vetem vrer vjell kudo gjoja qe disa jane te privilegjuar. Ti je i pari
Ku i ke faktet fotot vetem per kurjozitet. pis komunist .gelbaz.
Eshte hotel kurvash pradaj ka vajtur dheai,por thote rastesisht ,se do te na hiqet si i ndershem.Na trego cfare bere tek hoteli o shkerdhat.
Eshte hotel kurvash pradaj ka vajtur dh ai ,por thote rastesisht ,se do te na hiqet si i ndershem.Na trego cfare bere tek hoteli o shkerdhat.
Cila eshte zgjidhja qe ka dhene historia,per kete pabarazi qe do thellohet e do acaroje klasen e demtuar e varferuar deri ne ekstrem? Mund ti shtonite ketij materiali zgjidhjen? A mund te nenshtrohet kapitali nga keto kecenime? E sa i perket disa komenteve kunder ketu,mos u merakos,jane fenomene qe as dine te lexojne e as nuk kane mend te llogjikojne. Jane kavje qe aktivizohen me ti rene zilja si qenit te Pavllovit. Here tjeter kur shkruani mund te jepni dhe rrugen e zgjidhjes, mbasi ndryshe nuk vlere.
Fali o Zot se nuk e dine cfare bejne…
(per komentuesit qe shajne Bushatin)