Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në gjithë botën ka kaluar në mbi 220 mijë, transmeton Anadolu Agency.
Gjithsej 220.713 viktima janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, ndërsa numri i rasteve ka shkuar në 3.179.532, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.
Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 60.111 viktima, ndërsa pas saj radhiten Italia me 27.682 viktima, Spanja me 24.275, Franca me 24.087, Britania me 21.687, Belgjika me 7.501, Gjermania me 6.374, Irani me 5.957, Brazili me 5.803, Holanda me 4.711 dhe Kina me 4.633 të vdekur nga COVID-19.
Vendet e tjera me mbi 1.000 viktima janë Turqia me 3.081, Kanadaja me 2.904, Suedia me 2.462, Zvicra me 1.703, Meksika me 1.569, Irlanda me 1.519 dhe India me 1.008 të vdekur.
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia COVID-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani, 986.314 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 1,9 milion raste aktive që presin të shërohen.