"U martua Sinani dhe mori atë që kishte pasur", batuta e Ngjelës për Reformën Zgjedhore

29 Prill 2020, 23:10Politika TEMA

Pas 6 javëve ndërprerje komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore do të mblidhet online më 6 maj.

Avokati dhe politikani, Spartak Ngjela, është pak optimist se do të kemi një reformë të vërtetë zgjedhore.

Për Ora News, ai thotë se KQZ ka mbetur politike dhe pa depolitizimin e administratës së zgjedhjeve nuk mund të ketë zgjedhje të lira.

Ngjela: Refoma zgjedhore do të vazhdojë se është kusht i BE dhe Uashingtonit. Pandemia i tërhoqi, ata ngulmojnë.

Të shohim se çfarë do të thonë dy bashkëkryetarët, çfarë drafti do paraqitet.

Ndihmon votën e lirë apo manipulimin e zgjedhjeve.Me ato që kam parë nuk ndryshon. 

KQZ-së i kanë lënë karakter politik. E ka mazhoranca në dorë. 

U martua Sinani dhe mori atë që kishte pasur. Administrimi i zgjedhjeve duhet të jetë institucion i pavarur nga politika. 

Kur të arrini këtë, atëherë më pysni që t’ju them a kemi shpresë për zgjedhje të lira. KQZ ka mbetur politik dhe nuk do të kenë zgjedhje të lira.

Komisioni i posaçëm parlamentar ka afat për të diksutuar dhe miratuar ndryshimet e bëra në tryezën politike deri në 30 qershor të këtij viti.

Reforma zgjedhore është një nga kushtet kryesore për procesin e negociatave të Shqipërisë me BE dhe duhet të jetë e miratuar para konferencës së parë ndërqeveritare.

1 komente në ““U martua Sinani dhe mori atë që kishte pasur”, batuta e Ngjelës për Reformën Zgjedhore”

  1. Bogonica says:

    Ne qofte se nuk bejne reformen zgjedhore, ne qofte se do vazhdojne me ligjin e vjeter te listave te mbyllura, ju z.Ngjela qe per kaq kohe keni qene motorri i shpreses per zgjedhje te lira dhe depolitizimin e komiosineve zgjedhore, ju personalisht ,do te humbisni besimin e shqiptareve.Eshte ne nderinn tuaj te levizni gjithe institucionet nderkombetare qe klasa politike ne Shqiperi te vihet ne dare. Kjo eshte beteja e gjithe popullit por edhe beteja juaj personale, beteja e shpreses per besimin e qytetareve tek sistemi, per te cilin ju u burgoset dikur! Ju faleminderit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje