“Nëna (hebreje) e Aronit”, pse ky serial saudit po trazon botën arabe?

30 Prill 2020, 12:06Lifestyle TEMA

Një serial i ri televiziv prodhim saudit që nisi transmetimin në fillim të Ramazanit ka ngjallur zemërim pasi shfaqi një monolog hyrës në gjuhën hebraike, njoftoi Jeruzalem Post.

I filmuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, seriali i diskutueshëm “Umm Haroun”, që do të thotë Nëna e Aronit, përqendrohet në marrëdhëniet muslimano-hebreje në Kuvajt gjatë viteve 1940.

“Para se hapat tanë të zhduken dhe para se jeta jonë të bie në harresë, ne do të humbasim veten me kohën e mbetur. Për hir të trashëgimisë së Moisiut që bëri mrekulli, vendosa të shkruaj….Ne jemi hebrenj të Gjirit, të lindur në vendet e Gjirit … “, thotë personazhi kryesor hebre në hyrjen e serialit.

Seriali tregon historinë e një gruaje hebreje, paraardhësit e së cilës emigruan nga Turqia në Kuvajt para se të emigronin në Izrael.

Shumë shikues kanë kritikuar prodhuesit e serialit sepse besojnë se shfaqet në kontekstin e përpjekjeve të disa vendeve të Gjirit për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin.

Sipas televizionit N12, shumë besojnë se Princi i Kurorës Mohamed bin Salman është personalisht i përfshirë në prodhimin e serialit pasi ai është i interesuar për marrëdhënie më të ngushta me Izraelin.

Por autorët e skenarit, vëllezërit Muhamed dhe Ali Abdel Halim Shams nga Bahreini, i thanë Reutersit se seriali nuk kishte asnjë mesazh politik.

Nga ana tjetër, zyrtari i Hamasit Ra’fat Murra, tha se ishte “një përpjekje për të futur politikisht dhe kulturisht projektin zionist në shoqërinë e Gjirit Arabik”. Murra gjithashtu tha: “Karakteri i Umm Haroun më kujton Golda Meir (ish-kryeministren e Izraelit), udhëheqëse e okupimit, e cili ishte një kriminele i etur për gjak. Ky është qëllimi i normalizimit: urrejtja, vrasja e ngadaltë dhe shkatërrimi i brendshëm. ”

Uebfaqja palestineze Al-Quds raportoi se 13 organizata palestineze i kanë bërë thirrje rrjetit televiziv saudit të ndalojë transmetimin e serive të diskutueshme.

Sipas Times of Israel, ky është prodhimi i parë arab që trajton jetën e hebrenjve në Gjirin dhe marrëdhëniet e tyre me muslimanët.

10 komente në ““Nëna (hebreje) e Aronit”, pse ky serial saudit po trazon botën arabe?”

  1. Klimax says:

    Sepse bota islame nuk pranon asnje fakt dhe realitet historik, pervecse urrejtjes fanatike dhe propagandes se saj ndaj te “pabeseve” dhe hebrenjve ne vecanti si “kriminela te etur per gjak”!

    1. ben says:

      Klimax-personalisht nuk ndjek asnje fe, pasi te gjitha predikojne urrejtjen nderfetare. Ne kete pike si feja myslimane ashtu edhe ajo e krishtere jane njesoj. Ndryshimi eshte se te prifterinjte e krishtere jane me intelektuale dhe me te kamufluar, ndersa ato myslimane me injorante dhe qe nuk dine ta fshehin urrejtjen per fete e tjera.

    2. shqipo says:

      Te njejte gje bente edhe bota kristiane, pasoje e se ciles ishte Holokausti. Sot gjerat kane ndryshuar per shkak te perhapjes se ateizmit, por rreziku ekziston perseri.
      Tregojne nje ngjarje ne Graqi me nje pont (pont quhet nje popullsi nga Anadolli, kristian turqishtfoles qe thone se jane “greke” dhe kane ardhur ne Graqi pas vitit 1925) . Qe thua ti Karmars, ky ponti kishte shok femijerie nje hebre. Me te ishin rritur bashke, se ishin komshinj ne lagje. Nje dite banoret e lagjes pane pontin qe po rrihte me inat te madh hebreun, shokun e tij. Shkuan i ndane dhe i thane pontit : cfare ben keshtu, ju jeni shoke. Ponti ju tha : po a e dini se hebrenjte kane vrare Jesu Krishtin? Po kjo ka 2 mije vjet qe ka ndodhur – i thane komshinjte. Ponti ju kthye dhe ju tha : po, po por une sot e mora vesh!!!!

      1. Klimax says:

        Shikoj se barcoletat i ka mesuar ne Greqi, por jo histiorine reale. Pontos eshte nje territor ne pjesen veriore te Turqise se sotme, ne brigjet e Detit te Zi. Banoret e saj ishin popullsi greke (dhe jo turqishtfoles) qe nga periudha e Greqise se Lashte, ne Bizant, ne periudhen e sundimit otoman e deri ne vitin 1923 ku me marveshjen e Lozanit u be nderimi detyrueshem i popullsive midis Greqise dhe Turqise te sapo krijuar si shtet i pavarur.
        Ne tre luftrat hebreo-romake midis viteve 66-136 nuk besoj se ekzistonte “bota kristiane”. Dhe ne periudhen 1933-1945 ishte nazizmi dhe jo bota kristiane fajtore per tragjedine e hebrenjve.
        Shqipo, jo ateizmi, por bota demokratike mbrojti dhe mbron hebrenjte.

        1. shqipo says:

          C’thua more gaztor! E para c’lidhje kane luftrat romako-hebreje ketu? Kristianizmi u vendos si fe boterore disa shekuj me pas, pas shek IV-t e.s dhe persekutimi i hebrenjve qe atehere ka qene i vazhdueshem. Kaq i pa ditur te jesh qe nuk e di se persekutimi i hebrenjve eshte shume i hershem dhe nuk fillon ne 1933-1945? Natyrisht qe duhet ta dish, por te flet bytha para mendjes. Vitet e fashizmit ishin kulmi i persekutimit, por jo fillimi, c’a po derdellis? Fajtor per persekutimin ne shekuj te hebrenjve ishte BOTA KRISTIANE, do apo s’do ti. Hebrenjte akuzohen se nuk e njohen Jezuin, nuk e pranuan (dhe nuk e pranojne) ate, madje e vrane Jezuin! Keto jane akuzat e kristianeve edhe sot e kesaj dite. Ateizimi i vazhdueshem i shoqerise njerezore eshte faktori qe minimalizoi persekutimin e hebrenjve. Ne cdo shoqeri apo segment te shoqerise, ku kristianizmi vazhdon dhe ka ndikim edhe sot, persekutimi i hebrenjve vazhdon sot e kesaj dite, s’ka rendesi fare ne nje vend “demokratik apo jo-demokratik”! E mos me thuaj se nuk eshte e vertete, se ta futa me shpulle qe nga ekrani ?

  2. ec aty says:

    Long life Israel!
    Long life Albania!
    Shpresojme qe sa me shpejt Shqiperia te behet Izraeli i Ballkanit dhe ashtu si izraelitet u rikthyen pas 1800 vjetesh ne atdheun e tyre te lashte dhe vendosen shtetin izraelit, ashtu edhe shqiptaret te rikthehen ne trojet e tyre te lashta dhe te vendosin shtetin shqiptar nga Preveza ne Raguse dhe nga Kavalla ne Nish!!!

  3. ARI says:

    Po hebrenjt nuk kane fe islame? cfar feje kane cifutet? se nga pamja nuk kane dallim nga arabet,, thjesht nje pyetje,,flm

    1. Klimax says:

      Hebrenjte kane judaizmin si besim fetar. Judaizmi eshte besimi me i vjeter ne bote dhe ka nisur rreth kater mije vjet me pare. Mbas luftrave hebreo-romake, ku u vrane me mijra e mijra hebrenj, thuhet se u shperngulen nga Jerusalemi i shkaterruar dhe zonat perreth mbi nje milion hebrenj drejt vendeve te Mesdheut, Persise, Egjyptit, etj. Para luftrave ishin popullsia me e madhe e zones (Izraelit te sotem).

      1. uhahahaaaaaa says:

        Ik o fillestar ?

    2. Yyyyyyyyy says:

      Ari, nga c’planet je ti o analfabet ? ? ? ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje