FOTOT: Del nga karantina për një foto mbi shkëmb, por bie dhe humb jetën

1 Maj 2020, 13:56Lifestyle TEMA
FOTOT: Del nga karantina për një foto mbi shkëmb, por bie dhe

Një selfie në shkëmbinjtë e Parkut Dudan, në Turqi, për të festuar fundin e bllokimit. Ky ishte qëllimi i Olesya Suspitsyna, një 31-vjeçare me origjinë nga Kazakistani, e cila ishte transferuar në Antalia, ku ajo punonte si një udhërrëfyese turistike, por për fat të keq dëshira për një foto ka përfunduar në mënyrë tragjike.

Ashtu siç ishte në kërkim të vendit më të mirë për të bërë fotografinë, vajza rrëshqiti nga shkëmbi dhe ra nga një lartësi 35 metra.

Pak para se Olesya të humbte jetën në mënyrë tragjike, ajo përditësoi profilin e saj në Instagram me foto në natyrë, pasi ishtë shumë e dhënë pas natyrës:

“Unë jam gjithmonë e magjepsur nga bukuria e natyrës turke. Kjo është parajsa ime ”, shkroi ajo në komentin e një prej pamjeve të saj të publikuara në rrjetin social. (TemA)

3 komente në “FOTOT: Del nga karantina për një foto mbi shkëmb, por bie dhe humb jetën”

  1. oH SA GJYNAH says:

    TE MIRET I MER DJALLI QE KA ZEVENDSUAR ZOTIN

    NGUSHELLIME FAMILJES E TE DASHURVE

  2. Populli&parajsa says:

    Deshira tende…..vajte aty ku enderroje………ne parajse……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje