Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas zbardhjes së ngjarjes dhe kapjes së 2 autorëve të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Durrës.
Në një shënim në facebook Lleshaj shprehet se kjo goditje tjetër e fortë kundër krimit të organizuar provon se as pandemia dhe asgjë tjetër nuk arrin të cenojë sadopak angazhimin e Policisë sonë në këtë front prioritar.
“Zbardhja e plotë dhe arrestimi i të dyshuarve për dy vrasje në Durrës është një sukses i rëndësishëm i Policisë së Shtetit.
Kjo goditje tjetër e fortë kundër krimit të organizuar provon se as pandemia dhe asgjë tjetër nuk arrin të cenojë sadopak angazhimin e Policisë sonë në këtë front prioritar.
Lufta kundër krimit të organizuar, kundër kultivimit dhe trafikimit të bimëve apo lëndëve narkotike, përmirësimi i parametrave të sigurisë rrugore dhe angazhimi i fortë kundër dhunës në familje janë prioritete absolute për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit.
Policia e Shtetit, drejtuesit dhe punonjësit e saj në të gjitha nivelet meritojnë urimet më të mira për sukseset e shënuara gjatë gjithë këtyre ditëve të pazakonta, ku spikat pa dyshim, goditja e fortë në Durrës.
Të njëjtat falënderime i drejtohen dhe prokurorëve të Prokurorisë Durrës, të cilët kontribuuan thelbësisht në suksesin e operacionit “Shën Vlashi”, duke dëshmuar kështu bashkëpunimin përherë e më të mirë mes Policisë së Shtetit dhe degëve të Prokurorisë në të gjithë vendin.
Për këdo që ka humbur rrugën e jetës së ndershme dhe është futur në udhën qorre të krimit, një gjë duhet të jetë e qartë: është vetëm çështje e shkurtër kohe. Të gjithë do të përballen me ligjin.
Edhe njëherë urime për Policinë Shqiptare! “ shkruan Lleshaj. (TemA)
Bravo minister Jeni ministri i breshum me i Miri i shqiprise keto 30 vitet e fundit edhe pse ne kohe shum te veshtira siq ishte termeti dhe tani virusi ????????
Çfarë suksesi more debil?Vranë katër veta kur deshin dhe si deshin sukses është ti parandalosh vrasjet jo vetëm ti arestosh.Ja u arestuan,ja u dënuan për jetë dhe pastaj?Pastaj paguan shoqëria për të mbajtur në burg dhe një ditë mund të lirohen…