Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vijojnë të japin kontributin për reformën në drejtësi. Kështu, përmes një mesazhi në faqen zyrtare, Ambasada Amerikane në Tiranë bën me dije se programi i OPDAT i Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara vijon mbështetjen e tij për organet e drejtësisë së re.
Gjatë diskutimit të tyre me Ambasadoren Yuri Kim këtë javë, anëtarët e SPAK thanë se dhurimi i kompjuterëve portativë nga OPDAT do të përmirësojë aftësinë e tyre për të punuar në terren duke mbajtur kontakt sa më të pakët gjatë kësaj kohe sfiduese.
Përgjatë muajve të fundit, anëtarët e SPAK kanë vijuar hetimet e tyre, duke shqyrtuar dhe ngritur çështje, gjë e cila pasqyron përkushtimin e tyre për ta bërë këtë institucion një forcë efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Edhe gjatë kësaj periudhe të vështirë, janë kryer hetime proaktive mbi procedura penale të dyshuara për korrupsion. Ambasadorja Kim nënvizoi se mbështetja teknike e OPDAT është vetëm një pjesë e mbështetjes së plotë që Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka dhënë dhe do të japë gjithmonë për SPAK dhe të gjithë sistemin e reformuar të drejtësisë.
Ambasadorja nxiti të gjithë në këtë vend – qytetarë të thjeshtë, zyrtarë, politikanë, të gjithë – që të mbështesin SPAK-un ndërsa vijon të hedhë themelet e tij me procesin përzgjedhës së Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Material per rastet e krimit e te korrupsionit ka me bollek. te kryera prej 20-25 vjetesh me radhe nga agjencite e huaja per Berishen Meten Doshin Mehdiun Nanon Ramen dhe qindra politikane te tjere ish-deputet ish-ministra deputet kryetar bashkish per korrupsion trafik armesh trafik droge etj etj.Duhen cuar ne banken e te akuzuarve direkt pa bere hetime te kota perderisa faktet jane te dokumentuara.
Shqiptaret kane 20 vjet qe thone ” ISHALLA”kemi degjuar dy presidente bush,i vjtri e i riu,presidentin Klinton,Presidentin Obama dhe sot presidentin Tramp. Akoma nuk po ndjejme fjalen demokraci e liri,kemi vetem hajna qe na drejtojne grabites te kethyer ne milioniere,klase te degraduar politike kemi politikane me miliarda leke. Kur do te shohim premtimet e polikes amerikane per te shpetuar popullin shqiptar nga kjo mortaje qe e detyroi nje komb te ike nga syte kembet? Ne besojme tek SHBA, vendi qe ka shpetuar kete komb para 100 vjeteve ne i jemi borxhli ketij shteti dhe do jemi akoma me shume kur ta zhduke kete klase politike 30 vjecare. Sot kjo ndihme eshte me lehte se ajo e 100 viteve me pare.
Nuk besoj i ha me kush kto perralla me drejtesine vertet po ikin ca qe sduhet te ishin aty normal po shiko ke po fusin aty prap i njejti avaz gjithsesi koha tregon realen do shihet edhe 2 vite te tjera nqs se 2022 grupi saliu udb nano ruci meta rama basha veliaj e shpk e tyre nuk kane shku burgim te perjetshem asgjo nuk asht bo edhe 1 prej tyre te jete jasht burgut i bie qe kane lujt me ket vend edhe un besoj kjo asht vec nje perralle qe po e servirin po ata njerez qe kane bo ate pjesen e pare tash fillon pjesa e dyte plus 30 vite te tjera edhe nje brez tjeter do digjet sepse shqipja ne 2050di jet si rruanda eu as bohet fjale sepse pak njerez do jen qe do bojn qka dun sic po bohet tash po atehere do duket ma qarte sepse atehere do jemi nje komb afrikan si afrika e jugut ca pushta te kuq do kene gjithcka themelet jane vendos tash po bohen kollonat e ma ndej punet e vogla e kryet gjithcka hajde tung shqipe rroft rruanda mes eu
Mos ngatrroni rolin tone dhe ate te jashtem. Amerika, si cdo vend aleat, mbeshtet reformen, sjell pajisje dhe ben trajnime po nuk zevendeson as gjyqtaret dhe as pushtetaret shqiptare.
FJALE QE I KANE MESUAR PER MENDSH EDHE FEMIJET E SHQIPERISE ZNJ. AMBASADORE. VESHTIRE SE DO NDERMARE NDONJE HETIM KY SPAK QE KA LINDUR NGA NDERZIMI ME ISH SISTEMIN E DREJTESISE SE VJETER. DREJTESI E RE ME SPERMATOZOID TE VJETERUAR ESHTE KY SPAK QE NUK PO JA SHOHIN HAIRIN.
FJALE QE I KANE MESUAR PER MENDSH EDHE FEMIJET E SHQIPERISE ZNJ. AMBASADORE. VESHTIRE SE DO NDERMARE NDONJE HETIM KY SPAK QE KA LINDUR NGA NDERZIMI ME ISH SISTEMIN E DREJTESISE SE VJETER. DREJTESI E RE ME SPERMATOZOID TE VJETERUAR ESHTE KY SPAK QE NUK PO JA SHOHIN HAIRIN….
Nuk e kane kuptuar akoma te ambasada e shba-s dhe ne evrop,qe politikanet ne shqiperi tallen,jo vetem me popullin,po edhe me keta vete..zihen,shahen,akuzojne njeri tjetrin,pastaj i futin nga nje ngjale dhe jane ne rregull….