Vrasja e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës mbetet ende pa autor, ndërsa burime nga grupi hetimor thonë se e lidhin këtë vrasje edhe me një ngjarje të rreth një muaji më parë, ku një sasi prej 30 kg heroine dhe kokaine u kap në brigjet e Barit në një kamion të modifikuar.
Pas informacioneve të autoriteteve italiane për palën shqiptare ka dyshime se modifikimi mund të jetë kryer në servisin e dy vëllezërve Haxhia.
Ndërkohë kanë vazhduar kontrollet sa i përket gjetjes së automjetit që mendohet se janë larguar autorët.
Sipas burimeve të grupit hetimor, dyshohet se ky mjet është fshehur në afërsi të zonës ku ndodhi edhe vrasja pasditen e së hënës.
Po te jete e vertete kjo, i bie qe bisnesmeni dhe avokati, te kene marre nja 20 kg, droge nga ngarkesa fillestare qe duhet te kete qene 50 kg, policia eshte informuar ne rruge operative qe ne shqip do te thote eshte spiunuar kamioni dhe ngarkesa dhe “qunat” kane menduar qe do i gezonin cfare moren. Gjithmone nese kjo piste do ishte e vertete. Nuk do te ishte hera e pare, as e fundit. Nuk e kane menduar shume gjate sepse gjithcka peshohet dhe dokumentohet, qofte edhe perzierja/cilesia e droges qe kapet.
undefined