Procesi gjyqësor ndaj Saimir Tahirit, ish ministri përballet në Gjykatën e Apelit

28 Prill 2020, 10:28Kronika TEMA

Në orën 11:00 në Gjykatën e Apelit kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pritet te zhvillohet procesi gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Në datën 9 prill seanca u shty për shkak të COVID-19. Saimir Tahiri u dënua nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda me 3 vite 4 muaj shërbim prove për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Gjykatësi Ardit Mustafaraj vendosi të ndryshojë akuzën e prokurorisë nga trafik ndërkombëtar droge dhe grup i strukturuar kriminal në shpërdorim detyre.

Sipas gjykatës, me aq prova sa kishte sjellë prokuroria nuk provohej akuza e ngritur por kishte të dhëna mjaftueshëm për të dënuar për shpërdorim detyre. Të dyja palët apeluan vendimin; Saimir Tahiri kërkon pafajësi dhe prokuroria dënimin për akuzat e trafikut të drogës dhe grup i strukturuar kriminal. I bashkëpandehur në këtë proces është edhe Jaeld Çela ish-drejtori i policisë së Vlorës, prej tre vitesh në arrati.

2 komente në “Procesi gjyqësor ndaj Saimir Tahirit, ish ministri përballet në Gjykatën e Apelit”

  1. Genti says:

    Te ishte ndonje fukara ja kishin prere kuponin.Ky ka rrezik te na i marre dhe disa miliona euro ashtu si Fullani.

  2. Jo të barabartë para ligjit says:

    Sepse me ngjan me Koçi Xoxen mua ky…
    Jo si personazh, por si histori..
    Nuk e di vetem ne çfarë faze është,
    Te heqjes ” qafe” apo rehabilitimit…
    Por e sigurte që ka ik për lesh, nqs do ti gëzoj dot ato qe ka bërë dhe ka…
    Nga benz 250 ne Maybach dhe kjo gje per 7-8 vjet në politikë,
    Shqipëri vend i çudirave..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje