Dy persona janë gjetur të vrarë në fshatin Lalm të vjetër në Lezhë.
Viktimat janë identifikuar si Kol Murrani dhe Preg Simoni rreth moshës 60-vjeçare. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në një terren mjaft të vështirë malore ku dhe infrastruktura i vështirëson lëvizjet në këtë zonë.
Trupat e pajetë janë gjetur nga djali i njërit prej viktimave ndërsa burime bëjnë me dije se njeri nga trupat është gjetur i masakruar.
Akoma nuk dihet nëse viktimat e sotme kanë pasur miqësi me njëri tjetrin. Ndërkohë Kol Murani ishte një person shumë i njohur në Lezhë pasi ishte rapsod.
Policia ka ngritur disa pika kontrolli me të gjithë zonën si dhe ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni mbi këtë ngjarje të rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për të përcaktuar shkakun e rrethanat e ngjarjes.
Nuk ka ndodhur kjo ngjarje ne Lezhë, por ne lesh, o gazetar idiot. Kur shkruan vetem fjalen Lezhë, behet fjala vetem per qytetin dhe jo te gjithe qarkun, ore injorant!
Te vdesesh ne mes te kesaj nature te bukur eshte mekat por xha Mezini mendon se kane vdekur ose nga parate ose nga gopi tjeter shpjegim nuk ka.