Zbardhen detajet e sherrit mes dy aktorëve: Gent Hazizi u godit me dorezë metalike

28 Prill 2020, 15:46Kronika TEMA

Përplasja fizike e ndodhur ditën e martë në zonën e ish-ekspozitës në Tiranë mes dy aktorëve të njohur Ledio Laki dhe Gent Hazizi ende nuk ka një motiv të ditur, megjithatë policia e Tiranës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen.

Sipas bluve të kryeqytetit ka qenë aktori i “Portokalli”, Ledio Lako ai që ka goditur me përforcues grushti metalik Gent Hazizin dhe një mikun e tij.

Policia thotë se ka ndërhyrë dhe i ka shoqëruar palët ndërsa ndaj Lakos, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

“Më datë 27.04.2020, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin Ledio Lako, 40 vjeç, banues në Tiranë, me arsim 16 klasë, sepse në orën 12:15, në bulevardin “Gjegj Fishta”, ka goditur me përforcues grushti, metalik, shtetasit Gentian Hazizi dhe Elton Myftiu. Përforcuesi metalik, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, – thuhet në njoftimin e policisë.

21 komente në “Zbardhen detajet e sherrit mes dy aktorëve: Gent Hazizi u godit me dorezë metalike”

  1. xoni says:

    Veprim shum i ulet i Ledjos, me sa duket qenka komplet Kapo Kapllani….. idjot….

    1. Nardi says:

      E ka pak mendjen te cvidosur Ledjo. Jo me kot u prish dhe me Gaz Pajen dhe nuk e luajne me bashke Kapo Kapllanin dhe trimin e Beratit…

  2. Faji says:

    Karagjozë në skenë (se mos bëjnë humor!) karagjozë në jetë. Madje sjellja në jetë përcakton karakterin dhe qytetarinë e tyre. Në skenë nuk janë vetvetja. Janë kaplluar nga rolet që luajnë: Kapo Kapllani. Ky Ledjo më vjen keq se ka një baba njeri të mirë, gazetar, burrë i shtruar, shumë pozitiv. Llagapin e ka Lako, jo Laki.

  3. pensionistja says:

    ore po qeka tamam kapo kapllani ky,ja paskan gjetur rolin mire,u pika artista leshi………..

  4. mirel drejtesia says:

    Ne rast se eshte ky me tatu……ta shpif…tregon karakterin e ketij njeriu,…si kafsh e eger !

  5. mik says:

    . . . . Ledio Lako, 40 vjeç, banues ne Tirane, me arsim 16 klase . . . . ! 16 klase ?!!

    1. Nuk e kane fajin ata says:

      Ledio i ka thene policit: Eej, kam bere 16 klase shkolle une ore?
      Edhe polici e ka shkruar ashtu si e degjoi.
      Por ay ne fakt nuk ishte Ledio. Ishte Kapo Kapllani. Ledio ishte pushim.

  6. Drejtesia e munguar says:

    Pordhet e medha grisin breket e reja… Ajo doreza metalike ka cilesine e armes ne kete situate. Te maresh nje godithe me te mund edhe te vdesesh. Ky koke cari nuk ka kuptuar akoma qe jetojme vetem nje here dhe se ai nuk kak te drejte ti mare jeten dikujt tjeter…

  7. elton says:

    1 person paska goditur 2 veta me grusht? Paska qene i forte. Bravo

  8. gjergji says:

    ky eshte niveli intelektual I “aktoreve” te sotem.I njajti si grupit famekeq qe “mpron ndertesen vjetersin te teatrit kombetar”.Kto jane “vllezerit” ne ideal,mentalitet e intelekt si ato te Cipit (kryetar I grupit te mbrojtjes se teatrit kombetar I akuzuar si hajdut safi).Ku dreqin na ra per hise te kemi “aktor apo regjizor te tille”?????

  9. artiles says:

    Me e rende se sheri eshte mbajtja dhe goditja me dorreze!

  10. Loni says:

    Mos i thoni me aktore te njohur ketyre copave te mutit…

  11. Atdhetari says:

    Të gjithë Ju diskutantët e keni “Gabim”!? A I kanë etiketuar dhe Ju-ve ju kanë pëlqyer këta e ata të tjerë VIPA!? A Nuk i Ndiqni në Rrjete Sociale e deri në WC për Pordhët e Tyre!? Kjo është Kultura e VIPA-ve. Nqs nuk e besoni akoma bëjini bashkë pa bodyguard Pushtetar, Gjykatës, Gazetarë, Aktor, deri Polica e Lesh dhe do të shikoni Ribërjen e Filmit Gladiatorët!?

    1. pjeter says:

      E keta duhet te jene Very Important Person?very very BOLE jane keta.

  12. Ela says:

    Nga Shtika e Kolonjes, dhe ben si tirons…
    Kafsha, Ramadon Kafsha…

  13. Juventus says:

    Atij gjygjtari qe i bjen kjo ceshtja dhe nuk e denon kete pseudohumoristin Ledio ja qifte kina nonen motr3n e cfare ti permbaje pragu i shtepise.

  14. spektaori says:

    Nuk duhet ngaterruar aktori si profesion dhe njeriu jasht rolit . Çdokush duhet te beje ndarjen midis personit dhe zanatit. Nuk e njiohim çar tipi eshte Gent Azizi. Keshtu qe e gjitha kjo eshte gje private . Rolet qe ata luajne ne skene Jane gje krejt tjeter Une I njoh vetm si aktore .

  15. Lani says:

    Tamam si ne Potokallia?

  16. Beni says:

    Coban I ardhur nga rumania hesapi ca ti thuash me

    1. Beni ,

      qeka me shqiptar se ty Ledio ka ardhe ne kohe e Romes
      nderkohe qe ti nga Turqia me turqit .ne mesjete.
      Megjithate sduhet gjykuar ashtu .
      Asnji se di se kush ka qe arsyeja .
      Askush ste godet kote .
      Si humorist eshte nder me te miret e portokallise
      ai pordhaci tjeter eshte kot fare .

  17. Dardani says:

    Te gjithe ne qe shkruajme nisemi nga titulli i shkrimit, kur as nje nga ne nuk dime se si eshte e verteta. Kur versioni se njeri paska qelluar dy veta, duket pak si e sajuar, sepse ata dy veta, do ta kishin bere ledion peta peta. Sidoqofte ngjarja eshte e keqe, ku as njeri nuk duhet te arrinin deri ne konfrontim. Pas rrahjes do behen me shum shoke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje