Vrau vajzën dhe e groposi në oborrin e shtëpisë, burg përjetë babait shqiptar në Greqi

29 Prill 2020, 08:50Kronika TEMA

Gjykata ne Greqi ka denuar me burg perjete shqiptarin, qe vrau dhe groposi ne oborrin e shtepise vajzen e tij.

Mediat greke raportojne se vendimi eshte dhene dje dhe me burg perjete nga gjykata e Thesprotise ne Greqi eshte denuar shqiptari Aleko Petro, i cili vrau vajzēn e tij.

Krimi i rëndë ndodhi në janar të 2019-ës në Korfuz. 52-vjeçari nga Berati paasi vrau vajzën e tij, Anxhelina Petro, e groposi atë në oborrin e shtëpisë ku jetonte.

Diten e djeshme, sipas gjykates, ai u denua edhe me 30 muaj për armembajtje pa leje dhe përdorim të armës si dhe 1000 euro gjobë.

Avokati i tij, Vasileos Nulezas tha se do ta apelonte vendimin. Si deshmitare ne gjyq u paraqiten i dashuri afgan i Anxhelines dhe gruaja që e kishte pagezuar ate.

Nëna e vajzës, e cila jeton në Berat, nuk mundi të shkonte në gjyq për shkak të ndalimit te hyrjes ne Greqi nga situata e COVID-19.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje