DETAJET: Të arrestuarit për vrasjen e vëllezërve në Durrës, akuzohen edhe për ekzekutimin e dy të rinjve më 2 mars

1 Maj 2020, 11:23Kronika TEMA

Të arrestuarit për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës, akuzohen edhe për një vrasje tjetër të dyfishtë, të ndodhur më 2 mars.

Kreu i Policise se Shtetit, Ardi Veliu, beri sot me dije, se dy shtetasit e ndaluar  A. N., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe K. A., 22 vjeç, banues në Durrës, dyshohen si autore te vrasjes se Dorian Shkozës e Anxhelo Avdias.

Kjo ngjarje ndodhir ne 02.03.2020, në lagjen nr. 14, në rrugën “Vath Truja” ne Durrës.

Ne atentat, mbeten te vrare Shkoza 35 vjeca dhe Avdia, 24 vjeç.

“Po nga hetimet e kryera dhe këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se mekanizmi i kryerjes së krimit në të dyja ngjarjet është i ngjashëm dhe shkaku dyshohet të jetë prishja e pazareve për aktivitetin kriminal”- tha Veliu gjate deklarates se sotme per mediat, ku njftoi zbardhen e atentatit te dyfishte ne Durres.

Pas atentatit te dy vellezerve, burime nga hetimet thane se kete bashkuan dy dosjet, te Haxhiajve dhe te dy te rinjve qe u ekzekuruan ne fillim te marsit, pasi dy vëllezërit Haxhia kanë njohje dhe marrëdhënie miqësore me dy viktimat e para.

Shkoza dhe Avdia u ekzekutuan më pak se 1 km nga vendi ku u ekzekutuan vëllezërit Haxhia, me të njëjtën mënyrë e mekanizëm.

2 komente në “DETAJET: Të arrestuarit për vrasjen e vëllezërve në Durrës, akuzohen edhe për ekzekutimin e dy të rinjve më 2 mars”

  1. Beni Kozmait says:

    Shkerdhejani kurvat qeneve….keto vrases duhen prere copa copa…

  2. Jam pishman says:

    Mos gaboni ti denoni me burg tē perjetshem se pastajnuk do tèmin te vrasin tè tjere!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje