Perla nga emisioni i Zhejit: Koronavirusi, luftë mes Iluminatit dhe Donald Trump. Armë biologjike e “Vëllazërisë së Bardhë”

1 Maj 2020, 10:03Sociale TEMA

Nëse në darkë je i ngeshëm dhe ulesh para TV për të ndjekur ndonjë nga emisionet e shumta shqiptare, do përballesh me perla.

Më fantastiku është emisioni i Artur Zhejit, ku sheh personazhe që të duket se vijnë nga bota e përrallave.

Dje p.sh, mes të ftuarve ishte dikush me emrin Alfred Cako, që prezantohej si konspiracionist.

Ai kishte arritur në përfundimin se koronavirusi është një luftë mes Iluminatit dhe Donald Trump.

“Koronavirusi është i patentuar, nuk është një sëmundje nga lakuriqët e natës.

Është një armë biologjike, ka shumë debate se kush e ka krijuar. Këtë e ka hedhur vëllazëria e bardhë.

Adenokrom është një drogë që nxirret nga eksitimi i fëmijëve të vegjël 6-13 vjeç.

Ka 800 000 fëmijë të humbur në Amerikë, plus të humburit e tjerë, të cilët trafikohen nga shumë vende të botës.

Këta përdoren në USA për rituale sataniste. Këta i trembin në tunele duke ju bërë sytë si të pandës.

Në këtë moment që u bën sytë të zeza, i shpojnë me një gjilpërë dhe ju marrin adrenalinën nga sytë.

Këtë e përdorin njerëzit shumë të pasur”, tha Cako.

Nga Iluminati e “Vëllazëria e Bardhë”, më pas kaloi tek një e ashtuquajtur shoqëria “Fabian”, në të cilën, sipas tij, bëjnë pjesë edhe Rama e Sorosi.

“Shoqëria “Fabian” është një shoqërie krijuar 1884 dhe është shumë e rëndësishme. Edhe Rama është fabianist, edhe Soros është fabianist. Duan të vendosin me dinakëri socializmin. Më i famshmi është Huxley që trego se si do të jetë e ardhmja dhe ka qenë mësues i Xhorxh Orëell”, tha ai.

Ç’të kërkosh më shumë nga një mbrëmje!

(TemA)

15 komente në “Perla nga emisioni i Zhejit: Koronavirusi, luftë mes Iluminatit dhe Donald Trump. Armë biologjike e “Vëllazërisë së Bardhë””

  1. Iliri says:

    Perla e zeze e ketij idioti ishin tunelet per transportimin e femijeve, qe po i shembin dhe po krijojne termete. Ky trapi nuk na tha se kush i ka ne pronesi keto tunele, qe tu dergonim faturen e termeteve te vitit te kaluar ne Shqiperi. Idiot ky, idiot edhe ai qe i le hapsiren te flase ne ekranin e tv-se.

  2. zheku says:

    Ky eshte bole kandari.

  3. Futja kot says:

    I mjeri ky. Mjer dhe ai qe e fton ne emision.

  4. Dee says:

    Ky eshte ” perla ” e partise se Bamir Topit, eshte e ardhmja e politikes shqiptare. Kete e tregon mesemiri
    shkrimi i tije. Si profesin ka pasur dergimin e klandestineve neper bote dhe e bente per ” bamiresi”!
    ?✌️?

    1. PEPJA says:

      SHPEJT ILACET EDHE KETIJ EDHE ZHEJIT JANE KEQ FARE, ZOR SE BEHEN ME.

  5. Teuta says:

    Per kete te flamosur COVID-19 kemi lexuar e ster lexuar, kemi degjuar sa na eshte bere koka daulle,por te gjithe flasin e asnje nuk bie ne te njejtin ide. Madje qysh ne fillinm u hodh ideja se ky virus eshte hedhur per te zhdukur pleqte,meqense nuk i mbajne dot me pensione. E ky na qenkerka problem botrore.Arsyja shoqeria njerezore po plaket… Edhe besohet edhe nuk besohet. Madje edhe gruaja e hekurt,Merkeli ,kritikoi mjeket ,madje dhe shkencetare, se c’thone sot nuk thone neser.. Ja nje mendim tjeter na jep zoti Alfred Cako. E kam degjuar shpesh here kete person. PO pse e besoj deri diku kete person ne shkrimin e sotem? E besoj ne nje fare menyre( dua te them se nuk jam mjek,as oficer ) por kam kryer sherbimin ushtarak ne vitet para 1990-tes. Ne ate kohe benim dhe mesim per lendet helmuese luftarake. Si mase mbrojtese ishin ne radhe te pare kundragazi dhe pelerina,per ushtret qe nuk ishin ne specialtetin e kimistit. Kimistet kishin kostum te vecant. NUk u fol asnje here se po ra gripi ne radhet e ushtrise duhet te nderrojme rrobat e trupit apo te perdoret kundragazi e pelerina. Po keshtu kemi kaluar edhe periudha gripi te renduara,madje ka patur edhe fatkeqesira,por nuk u vune maska, nuk u veshen mjeket me kostume si sot…. Ndaj them se ndoshta Alfredi ka te drejte qe nuk eshte virues ,por bakter biologjike. Nga vet masat e marra ta perforcon kete mendim… Zoti na ruajt!

  6. DR says:

    Ju kompania e llapaqenëve të mësipërm e kritikoni sepse ai është i djathtë dhe më i aftë se ju, o gjakprishurit e plakut Mere.

  7. Eduardi says:

    MOS JA VINI VESHIN DHE MOS E MERNI SERIOZISHT CAKON. E BEN PER TU FIKSUAR NE KUJTESEN E NJEREZVE DUKE LESHUAR ME IDIOTESI.

  8. Babale says:

    I perjetshem kujtimi i tij!

  9. ?????? says:

    Pupupup cjane kto budalliqe mor aman. ?????????

  10. zhaku i pamposhtur says:

    Ndoshta ti DR ke te drejtë për sa shkruan sepse në shqipëri njerëzit i shikojnë gjërat vetëm bardhë e zi ..dhe për të ardhur keq është fakti se shumica që replikojnë nëpër forume janë militantë të njërës apo tjetrës palë gjë që nënkupton se nuk ka shanse për të bërë një debat të pjekur dhe me baza realiste por ka vetëm interesa dhe vetëm interesa. .interesa të ndyra dhe të turpshme që paturpësisht i hedhin baltë çdo lloj mendimi të drejtë apo të njëanshëm. . nuk mund të pozicionohem për sa deklaron ky personi që nuk e njoh sepse nuk kam edhe shumë njohuri mbi ‘vëllazërinë e bardhë’ por më bën përshtypje se shokët parafolës qenkan goxha ‘të informuar dhe të sigurtë’ për ato që shkruajnë. .këta më kujtojnë atë historinë e atij çobanit që tallte bythën dhe herë pas here bërtiste :ndihmë se ujku po më shqyen kopenë…dhe një ditë prej ditësh kur ujku vërtet po i shqyente kopenë askush nuk shkoi ta ndihmonte sepse mendonin se çobani po bënte lojën e përhershme. ..
    Adoleshentëve u falet të shkruajnë shkurt ose pa baza por ju militantëve jo. ..i thërrisni pak llogjikës dhe bëhuni pak më qytetarë se nuk është keq. .duhet ti vini një kufi interesit tuaj dhe jo të shkruani si të hipnotizuar. .do të kisha më tepër respekt për dikë që do ti hidhte poshtë mendimet e këtij ‘konspiracionisti’ me fakte dhe jo me një klishe ‘budalla’ ‘trap’ apo ‘i mjerë’…po sikur ai person të ketë të drejtë kush është ‘bole’ ‘që duhet të pijë ilaçet’ apo ‘idjot’??

  11. Olimpia says:

    Ishte edhe ,,shkencetari,,Muka te cilit nuk i dolen llogarite e vdekjeve.Por gjithesesi prape e bashkoi helmin me neperken Zheji..Nuk dihen sakte te semuret, vdekjet.Po ky idioti Zheji a mund te na jape disa emra personash qe kane humbur jeten. sepse Shqiperia eshte thjeshte nje ,,fshati i madh,,dhe gjithcka ndodh merret vesh nga te gjithe brenda disa oresh…???A mund te na jape disa shifra krahasuese se sa vdekje ka patur vitin e kaluar ne te njejten periudhe me kete vit…???Ne se do te kishte diferenca te dyshimta,i pari qe do te ulerinte do te ishte plaku i cmendur Berisha ose doktor Mortja sic e therrasin kohet e fundit .Ai ka agjente ne cdo varreze,…dhe mbas tij natyrisht Zheji dhe shkencetari…..Muka…..do te perseritnin lajmet e Dok.Mortjes….

  12. Pelioni says:

    Çako trimi kapedani
    konspiracionisti nga mali
    jo vetëm ka rrjedh
    por ka pjerdh i tani.

  13. Doc says:

    Dhe ha, ceshtje boterore kaq sekrete zbulohen nga Ca’ katunare te Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje