Pse patatet e skuqura në Belgjikë po kthehen në një çështje publike urgjente?

1 Maj 2020, 12:56Bota TEMA

Belgjika u ka bërë thirrje qytetarëve të konsumojnë patate të skuqura franceze dy herë në javë, jo për të ndryshuar dietën ushqimore, por për të korrigjuar një humbje të mundshme ekonomike në një prej sektorëve më të rëndësishëm të vendit.

Si të gjitha shtetet e tjera europiane, Belgjika po vuan nga pandemia e koronavirusit dhe masat e marra janë të ngjashme me ato të Italisë, ndërsa pasojat ekonomike kanë filluar të ndjehen.

Një humbje e paparë në historinë e një vendi që patatet e skuqura i ka kthyer në simbolin e ushqimit në rrugë“, shkruajnë mediat.

Belgjika, në lidhje me këtë krizë, ka ndërmarrë një fushatë të veçantë patriotike, duke i ftuar qytetarët të konsumojnë sa më shumë me qëllim për të kufizuar humbjen ekonomike në këtë sektor.

Belgë, bëhuni atdhetarë, hani patate franceze të paktën dy herë në javë!”.

Belgjika është vendi i parë në botë për prodhimin e patateve të ngrira franceze.

Me mbylljen e të gjitha dyqaneve të ushqimit të shpejtë, restoranteve dhe me ngadalësimin e eksporteve, magazinat janë të mbushura plot, duke grumbulluar mbi 750 milionë kg patate që rrezikojnë të prishen përpara se ato të shiten.

Presidenti i shoqatës së fermerëve të patates Belgapom, Romain Cools u bëri thirrje qytetarëve të konsumojnë dy herë në javë patate me qëllimin për t’a shpëtuar këtë sektor nga kriza që e ka mbërthyer për shkak të pandemisë.

Ndërkaq, nga 750 mijë ton patate që ishte grumbulluar në magazinat e vendit, 90% e sasisë ishte destinuar për eksport.

Mësohet se as lehtësimi i masave me 11 maj, nuk do të arrijë dot të nxisë konsumimin e patateve franceze.

Shoqata tregtare ka menduar që një pjesë të prodhimit të saj t’a çojë tek supermarketet ushqimore, të cilat si në vendet e tjera, kanë marrë një rritje të kërkesave për mbështetje nga njerëzit në vështirësi ekonomike, ndërsa një pjesë tjetër t’a përpunojë për ushqim për kafshët.

Belgjika është një nga prodhuesit kryesorë në botë, ajo eksporton 80% të prodhimit të saj në formën e patateve të ngrira franceze.

14 komente në “Pse patatet e skuqura në Belgjikë po kthehen në një çështje publike urgjente?”

  1. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:

    Edhe komandanti,na thoshte qe patatatja eshte buke edhe gjelle…

    1. Revizori says:

      Gazetar idiot.
      “French fries” nuk do te thote patate franceze. Ajo perdoret si “patate te skuqura te stilit francez”.
      Eshte njesoj si të quash rizoton me fruta deti “oriz italjan”.
      Gazeta Tema paska punësuar perkthyes me mik.

      1. Vlora says:

        Eshte semundje e pergjithshme e partise kjo. Punesim me mik dhe/ose para!

  2. Po,po erdhem tek thenia e famshme e Enverit, me te cilen jemi tallur, se patatja eshe edhe buke edhe gjella” Avash -avash se do mesohemi edhe me pataten

  3. ZIGUR QARRI says:

    Po opozita atje, ç’mendim ka? Akoma nuk i ka dhene ultimatum qeverise te zbatoj planin e saj te 5 pikave dhe te 7 luleve?

  4. Kol says:

    Se mos coni ne afrike arin jua vodhet te pakten jopuni patate rrace e poshter

  5. QINAN SPECI says:

    Kurse n Shqipni ka dal thirrja..konsumoni sa me shum tronguj,me çdo menyr,varjant,stil ,qe t fuqizohet kombi emocionalisht dhe t luftohet depresioni kombtar si pasoj e virusit,duke shijuar knaqsi trongullore..

  6. Fatos says:

    Ta japin falas në vend që ta hedhin poshtë. Krim ndaj tokës dhe njerëzve.

  7. Miri says:

    Perkthyesit te artikullit i thote mendja qe patateve të skuqura , belget i thokan “french fries”! Ato janë shpikje belge dhe quhen frittes ( të skuqura).
    TemA … lërini përkthimet ju lutem.

  8. Miti says:

    Ej po « perkthyes », po nuk ta vret syrin fjalia: « belgë behuni atdhetare, hani patate franceze »? Ne Belgjike nuk u thone « french fries » dhe as ne shqip « patate franceze ». Vete francezet njelloj si belget frankofone u thone « pommes frites » ose shkurt « frites » pra fjale per fjale «të fërguara ». Ne shqip duhet ta kishe perkthyer « patate te skuqura ».

  9. Omi says:

    Po c thoni keshtu mo? belgjika ne karantine ku ti hane patatet e skuqura? Ato e kane stilin te konsumohen ne vende enkas per to dhe shoqerohen me birra miam miam?? .

  10. Kim-été says:

    Në Bruksel kemi tre Ambasada, ku po ti mbyllnim, do paguhej më pak taksa nga qytetarët.

  11. PATRIOTI says:

    Hahahahahahahahaha “patate franceze” thote gazekari hahahahaha kush te paguan ty mo gazi,,,,,,,,,??????

  12. leo says:

    une ne belgjik e jetoje tash me shume se 20 vjet dhe kete problem se kam pare as degjuar,Belgjika nuk ka mbylle parqe ,transpotin urban as levizjen e njerzve,Se ku e kapa masat si ne Itali e din ky gazetari mashtrus.Une perdite dal as nuk me pyet njeri as nuk me ndalon,Jane mbylle dyqanet industriale e shkollat e ndonje firme por puna vazhdon ne shume sektor normalisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje