“Si i’a prisha takimin Reiz Maliles para Ministrisë së Jashtme të Greqisë, duke e goditur me vezë": Dëshmia e të arratisurit Ilia Leka nga Athina

1 Maj 2020, 19:37Politika TEMA

Nga Dashnor Kaloçi

Pas botimit në katër numra rradhazi të një sërë dokumentesh arkivore të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtëme në Tiranë, të cilat prej kohësh kanë qenë me siglën “Tepër sekret” dhe tashmë të deklasifikuara, ku bëhet fjalë për një korrespodencë të ambasadës shqiptare në Athinë me Ministrinë e Punëve të Jashtëme në Tiranë në vitet 1982-‘84, lidhur me shtetasin shqiptar, Ilia Theodhor Leka me origjinë nga fshati Glinë i Gjirokastrës dhe me banim në fshatrat e Myzeqesë, ku kanë qenë të internuar që nga viti 1951, si dhe arratisjen e Ilias në Greqi në vitin 1982 (së bashku me të vëllanë dhe xhaxhanë e tyre), pasi më parë i kishin arrestuar dhe babanë, ku ata për afro tre vite bënë një grevë urie para ambasadës shqiptare në Athinë, duke sensibilizuar opinion vëndas, partitë politike, parlamentin, qeverinë greke, organizata të ndryshme, etj., ne kemi realizuar një intervistë ekskluzive me vetë Ilia Lekën, ku ai hedh dritë jo vetëm mbi ato dokumente që tashmë janë bërë publike nga Memorie.al, por edhe për të gjithë historinë e tij dhe të familjes, nga viti 1945, e deri më sot.

Zoti Ilia, po shqiptarë të tjerë keni njohur dhe takuar në atë kohë në Greqi

Unë kam ndihmuar gjithashtu edhe shumë shqiptarë të tjerë që arratiseshin dhe vinin në Greqi, apo të tjerë që vinin me punë apo për sport, siç ishte një përkthyes i quajtur, Ilir Bulka dhe dy sportistët e Vllaznisë, Hoxha me Bërshemin që ikën nga hoteli i ekipit të tyre dhe qëndruan në Greqi. Unë sa e morra vesh, kam shkuar aty në rajonin e policisë duke bërë rolin e përkthyesit dhe i kam mësuar ata dy sportistët se si të kërkonin azil politik dhe më pas jam interesuar dhe i kam ndihmuar që ata të aktivizoheshin si futbollistë me ekipet greke ku ata u stabilizuan. Nuk e di ku ndodhen sot ata dy djem të shkëlqyer, por mund t’i pyesni se çfarë ndihme u kam dhënë unë. Po kështu edhe përkthyesit, Bulka, që ishte një djalë që s’e kishte shokun dhe antikomunist i vendosur.

Pak më parë thatë se ju nuk i ndaheshit atyre të ambasadës shqiptare apo atyre që vinin nga Shqipëria…?!

Po ashtu është, pasi përveç grevës së urisë dhe protestave e mitingjeve, unë shikoja ku kishin aktivitete këta të ambasadës, si koktej etj., dhe shkoja për t’ua prishur. U kam prishur disa të tilla, pasi i shoqëruar nga disa miq të mij, kryesisht shiptarë të minoritetit të arrtisur në Greqi, hyja dhe flisja kundër regjimit komunist të Tiranës, duke thënë se ata të ambasadës ishin vegla qorre të tyre. Nga këto që bëja, ambasadori Ksenofon Nushi, s’gjente vrimë ku të futej dhe lajmëronte policinë që vinte dhe më largonte. Por unë isha paqësor dhe në asnjë rast nuk bëja gjëra të dhunëshme dhe kështu policia sa më largonte dhe nuk merrte asnjë masë tjetër ndaj meje, pasi protestat ishin të ligjëshme edhe ndaj kryeministrit apo presidentit të Greqisë, mund të bënte kushdo, siç bëjnë sot edhe në Shqipëri. Këto me ambasadën ishin të zakonëshme për mua, por unë u kam prishur dhe disa koncerte të mëdha që bënin ansamblet e këngëve dhe valleve popullore që vinin nga Shqipëria, si p.sh. në Patra, Korfuz etj. Unë me miqtë që më shoqëronin, dilja në skenë pak para fillimit të koncerit, dhe mbaja fjalime, duke i’u thënë se: ‘si këndoni dhe hidhni valle ju, kur në Shqipëri, Enver Hoxha i ka mbushur burgjet plot me të burgosur politik dhe e mban popullin në skllavëri’, etj. etj. Dhe ua kam prishur ato koncerte.

Pas asaj greve, protestave dhe mitingjeve, nga këto broshurat që keni dhe fotot e ndryshme, ju keni shkuar dhe keni folur edhe në Parlamentin Evropian në Strasbourg dhe në Kongresin Amerikan. Si u bë e mundur kjo gjë, pra që ju të shkonit dhe të flisnit në ato organizma të larta ndërkombëtare.

Fillimisht në prillin e vitit 1982 kur shkova në Athinë unë rrija në Omonia dhe aty kalon një djalë 35-40 vjeç dhe më flet anglisht. Unë nuk dija anglisht, dhe ai më thotë: “Nga je ti”? ‘Nga Shqipëria’ i them ‘nga Gjirokastra’. Më pyeti se çfarë bëja këtu, unë i thashë që isha arratisur nga Shqipëria, dhe punoja e jetoja në një shtëpi të vogël afër varrezave në Kiffisia. “Hajde me mua”, më tha ai dhe flet në telefon me disa, kur më vjen një “Xhip” i zi. Mua më sistemoi në një hotel luksoz, “Hilton” në Athinë, dhe kur shkuam atje, u tha pronarëve të hotelit, “Ky do të rrijë këtu’ dhe më çuan në një suitë të madhe dhe komode. “Të gjitha’ u tha atyre, ‘i ka të paguara nga mua”. Ky më sillte gazetarët dhe gjatë kohës që unë dhashë intervistat e para në gazeta, më vjen një eurodeputet që kishte parë këto gazetat dhe më thotë: “Fola me kryetaren e Parlamentit në Strasbourg dhe më tha që: këto ditë do vish dhe me përkthyes do japësh intervistë për gazetarë nga 10 shtete”. Disa muaj më pas, në nëntor të atij viti, vajtëm në Strasbourg dhe u ula në një kolltuk, kur vijnë dhe ca të tjerë dhe më thonë që do të qethesh, dhe do të vishesh mirë, pasi do të dalësh në intervistë. Fola unë atje në Parlamentin Europian, dhe e gjithë fjala ime që përkthehej i habiti ata deputetët, pasi ata s’kishin haber fare se ç’a ndodhte në Shqipëri.

Po në Kongresin amerikan?

Në Kongresin Amerikan kemi shkuar në janar të vitit 1984 dhe më datë 24 kam folur në Shtëpinë e Bardhë, edhe atje u habitën të gjithë për ato që dëgjonin. Ky greku që më shoqëronte, më tha: “Do të flasim me xhaxhain tënd këtu në SHBA dhe foli në telefon me të. Dhe ai erdhi në Greqi dhe na takoi, por pas 8 viteve.

Po pse, më parë nuk ishit takuar ju me dy xhaxhallarët tuaj, Jorgon dhe Anestin që ishin arratisur që nga viti 1944’45-së?

Jo jo nuk ishim takuar, ata as donin të dinin për ne, edhe pse familja jonë e vuajti internimin dhe burgun për shkak të tyre, ndonëse ata ishin adoleshentë kur ikën e u arratisën nga Shqipëria, nuk pyetën kurrë për ne. Ata të dy, Anastasi me Jorgon, jo për mua që nuk donin të dinin nëse isha gjallë apo jo, por ata kur erdhën në Greqi, nuk vajtën as në fshatin Glinë të shikonin varrin e babait të tyre?! Nuk dua të flas më shumë, pasi s’ua pata fare nevojën se kam çarë vetë për çdo gjë deri këtu ku jam sot.

Ndërkohë që ju ishit arratisur në Greqi, ç’farë ndodhi me pjesën tjetër të familjes që kishit lënë në Shqipëri, pra me bashkëshorten tuaj, djalin e vogël dhe nënën tuaj, pasi babai dihet që ishte në burg?

Pas arratisjes sime, e gjithë familja, pra nëna ime, Dhimitrulla, gruaja Maria bashkë me djalin e vogël, Anestin, pushteti komunist i Enver Hoxhës i hoqi nga internimi ku ishin aty në Kolonjë të Lushnjes dhe i internoi në fshatin e thellë, Luf të Pukës, ku ato ishin në kushte shumë të vështira. Pas disa kohësh, si duket edhe nga këto letrat që u bëja unë Enver Hoxhës, Ramiz Alisë, etj., ata pas disa kohësh i hoqën nga Lufi dhe i sollën në qytet në Pukë, duke i sistemuar në një pallat, ku ishin disi më ndryshe se atje ku ishin më parë.

Meqënse përmëndët letrat që i keni bërë Enver Hoxhës në atë kohë, në një prej atyre letrave që ne e kemi botuar të plotë, ju ngrini problemin se bashkëshortes suaj, i bëhej presion për t’ju divorcuar juve dhe për t’u martuar përsëri, nga i kishit ju këto informacione në një kohë që ju ndodheshit në Greqi?!

Lidhur me këto presionet që i’u bëheshin grave për t’u ndarë nga bashkëshortët e tyre kur ata arratiseshin apo ishin nëpër burgjet politike, këto ishin gjëra të njohura, apo si të them ishin “normë” për regjimin komunist dhe ndodhnin me të gjithë, pasi ai regjim siç e dini dhe ju, synonte të godiste aty ku të dhimbte më shumë, pra te familja. Kishte shumë të dënuar apo të arratisur që divorcoheshin që të shpëtonin sadopak familjarët e tyre nga vuajtjet apo internimet, ndërsa në rastin tim kjo nuk ka ndodhur, përkundrazi, siç e keni parë dhe te letrat, unë i’u kam bërë presion atyre që donin të më prishin familjen dhe bashkëshortja ime gjithashtu nuk ka pranuar kurrë divorcin, pasi ajo pati presione të shumta. Këto gjëra ato m’i treguan kur u lejuan në vitin 1990-të të vinin përgjithmonë në Greqi, por unë dija që në atë kohë se ç’ndodhte me familjen time dhe babanë që ndodhej në burg, nga këta të arratisurit që vinin në Greqi. Kishte plot që arratiseshin sa kishin dalë nga burgjet etj., dhe prej tyre ne mësonim gjithçka, pasi aq ishte Shqipëria. Por për fatin e familjes sime dhe presioneve që i bëheshin atyre, unë munda të informohem nga një vajzë apo grua e re të cilën e takova rastësisht kur rrija në sheshin OMONIA.

Si u njohët me të dhe çfarë ju tregoi?

Duke ndenjur në Omonia, më bëri përshtypje veshja e saj me kostum kombëtar të zonës sonë të minoritetit dhe kur i’u afrova të flisja me të, pasi dukej që ishte shqiptare, ajo më foli vetë e para. Gjatë bisedës, kush je ti dhe kush jam unë, ajo njihte dhe kishte shumë informacion për familjen time dhe më tregoi ato që dinte për vuajtjet e tyre, babain që e kisha në burg, djalin tim, Anestin që ishte i dallur në shkollë dhe nuk e nxirrin në tabelë të nderit prej babait të arratisur, etj., etj., gjë të cilat rezultuan të vërteta më vonë kur erdhi familja ime në Greqi.

Po çfarë ishte ajo, pra në ç’rrethana gjendej aty dhe nga i dinte të gjitha ato për familjen tuaj?

Kurrë nuk e morra vesh atë gjë, pasi edhe ajo u largua shpejt dhe nuk qëndruam gjatë. Mund të ishte e futur nga Sigurimi i Shtetit që të më takonte mua dhe të më tregonte ato vuajtje të familjes ime, duke menduar se unë do pendohesha dhe do kthehesha në Shqipëri, etj. Nuk e di si është e vërteta rreth asaj vajze që m’u afrua vetë dhe më tregoi ato, por jam i bindur se nuk ishte thjesht rastësi, pasi dikush fshihej pas saj.

Kur ju erdhi familja juaj në Greqi dhe si u bë e mundur ajo gjë?

Familja ime, pra; nëna, Dhimitrulla, gruaja, Maria me djalin, Anestin, u lejuan të vinin në Greqi në muajin maj të vitin 1990-të, ndërsa vizat ua dhanë që në muajin prill, duke qenë ndër të parët që lejoheshin të dilnin jashtë nga Shqipëria. Kjo gjë u bë e mundur, jo se u treguan të dhëmbshur ata që e kishin në dorë këtë punë, pra udhëheqja shqiptare e asaj kohe, apo Ministria e Punëve të Jashtëme, por sepse u detyruan që t’i lejonin pas një proteste që bëra unë para Ministrisë së Jashtëme në Athinë, duke i prishur një takim, ministrit të Punëve të Jashtëme të Shqipërisë, Reiz Maile, që priste të takohej me homolugun e tij grek.

Konkretisht, si ndodhi kjo, pra si ja prishët takimin?!

Unë, pasi kisha marrë vesh takimin mes dy ministrave, pasi ato gjëra bëheshin publike përpara nga gazetat dhe radio e televizioni, bashkë me disa shokë të mij, shqiptar të arratisur, bëmë planin që t’ja prishnim atë takim. Unë mora një kuti të madhe me vezë, të mbushur plot sa mezi e mbaja dhe 6 orë para atij takimi, hipa në një pemë që ndodhej në oborrin e Ministrisë së Punëve të Jashtëme të Greqisë, dhe qëndrova aty pa lëvizur që të mos më shikonin ata të policisë dhe të sigurisë. Dhe kur erdhi ministri Reiz Maile, e qëllova me vezë nga lart, duke i’a bërë kostumin gjithë njolla, saqë ai u detyrua të futej përsëri në makinë dhe u prish takimi, pasi erdhi policia dhe unë nuk pranoja të zbrisja nga pema për orë të tëra, deri sa sollën ata të zjarrëfikësve me shkallë. Kjo ngjarje bëri bujë të madhe pasi përveç gazetave greke dhe televizionit, po atë natë këtë lajm e dha edhe Radio-Televizioni kryesor i Jugosllavisë së asaj kohe, Beogradi. Që pas kësaj ngjarje, ata të Tiranës si duket ranë në hall me mua dhe pas disa muajsh më lejuan familjen të vinte në Greqi.

Kush ishin ata shokët tuaj që të ndihmuan tek ajo ngjarje?

Ishin dy kushërinj të parë nga Saranda me mbiemër Qirjazi, Fane e kishte njeri, ishte një Beni nga Elbasani që kishte qenë çiklist, etj. S’ua kujtoj të gjithëve emrat për momentin, por këta ishin kryesorët që më mbështesin, djem trima dhe besnik, kurse ata të tjerët ishin shokët e tyre.

Po babain tuaj, Dhosin, kur dhe si e lejuan të vinte në Greqi?

Babai u lejua të vinte dy tre muaj më vonë, pra pasi kishte ardhur nëna me gruan dhe djalin. Dhosin e morrën nga Spaçi dhe e dërguan në Ballsh dhe aty e liruan. Para se ta lironin, ata i thanë babait, thuaj: “Rroftë Partia, që po të liron nga burgu’, dhe ai u tha: “Poshtë partia, mua nga burgu më nxori djali, jo juve”!

Nga i dinte babai ato, pra që ai po lirohej nga burgu prej jush?!

Në atë kohë ishte zbutur pak situata dhe ai e dinte që më kishte ardhur nëna me gruan dhe djalin në Greqi, pasi ne merreshim vesh me letra, por dhe të burgosurit i tregonin dhe i thonin: “Booo ç’po bën një djalë në Greqi, një Ilia Leka…, po çmënd gjithë shtetin”. Dhe ai gjithë gëzim u thoshte: “Është djali im ai”.

Po pas ardhjes së familjes suaj në Greqi, si rrodhi jeta juaj?

Pasi më erdhën të gjithë në Greqi, unë nuk kisha nevojë më të merresha me ambasadën shqiptare dhe shtetin shqiptar, por pashë hallet e mija, pasi këtu më lindi dhe djali i dytë, të cilit i kam vënë emrin e babait, Dhosi. Vazhdova studimet që kisha filluar për Drejtësi, duke u diplomuar në vitin 1991 dhe po atë vit m’u dha liçensa e avokatisë dhe nisur nga ajo punë, kam ndihmuar shumë shqiptarët që erdhën në Greqi që nga dhjetori i vitit 1990-të kur këta të fshatrave kufitare hapën kufirin me dhunë e më pas. I kam ndihmuar shqiptarët me të gjitha mundësitë që kam pasur, duke iu bërë letrat e dokumentet zyrtare, duke ndërhyrë për bursa dhe të drejta studime, etj. Aktualisht jetoj në Athinë me bashkëshorten time, Marien (me origjinë nga Kakavija ,me të u njoha kur punoja në Elbasan), dhe me dy djemtë, Nestin dhe Dhosin, të cilët janë të diplomuar dhe me punë të mira. Nesti ka dhe dy fëmijë që na ndriçojnë shtëpinë.

Zoti Ilia, para se ta mbyllim dhe t’ju falenderojmë për këtë intervistë të gjatë, nëse keni gjë tjetër për të shtuar.

Këto që ju thashë janë vetëm një pjesë fare e vogël e jetës sime si në Shqipëri ashtu dhe në Greqi, pasi duhen ditë të tëra t’ju tregoj historinë time. Edhe unë ju faleminderoj juve për intervistën edhe për dokumentet që keni gjetur e botuar, pasi njerzit duhet ta dinë se çfarë kemi hequr ne nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Nuk mund të rri pa falenderuar të gjithë ata bashkëatdhetarë të mi në Shqipëri që më janë gjendur dhe më kanë ndihmuar në kohët më të vështira që ka kaluar familja ime dhe unë personalisht, pasi ishim dhe të prekur politikisht. Nuk di nga t’ja filloj se janë me dhjetra, por më lejoni që të përmënd disa prej tyre, si p.sh., ish-Drejtorin e Bonifikimit në Fier, gjeneralin Nexhip Vinçani që më dha një banesë kur punoja në Fier, edhe pse isha beqar, i pamartuar atëhere. Komandantin e repartit ushtarak 19-14 në Bestrovë të Vlorës, Ilo Myzeqarin dhe Thanas Hysin, inxhinier ushtarak aty, që më dha kategorinë e VI-të për mekanik dhe me atë profesion hëngra bukë kudo që shkova. Shokun tim të shkollës së 8-vjeçares, Thoma Boçin nga fshati Bubullimë i Lushnjes, i cili edhe pse u bë Punëtor Operativ i Sigurimit të Shtetit, më lajmëroi se do të më arrestonin dhe nuk ja harroj kurrë. Po kështu, Shefit të Sigurimit në Elbasan, Nikolla Binjakut, i cili ndryshe si ja donte puna që bënte, më tregoi se çfarë duhej të bëja në ato ditë kur pritej arrestimi im. Hetuesi Besnik Ymeri, po në Elbasan, një djalë i shkëlqyer, i cili nuk firmosi arrestimin tim sipas letrave që i kishin dërguar, por shkoi vetë deri në fshatin Glinë dhe u tregoi atyre që mohuan ato firma që kishin vënë për mua, duke i’u thënë se ishin të tyre dhe nuk i ka fallsifikuar Ilia Leka. Po të mos e bënte ai atë gjë, unë do isha arrestuar menjëherë, prandaj i jam mirënjohës për jetë. Po kështu, bashkëfshatarit tim nga Glina, Kosta Çobo, që më ka mbrojtur aty në Këshillin Popullor kur u verifikuan ato dokumente për mua. Qani Sadikun, me origjinë nga Markati i Sarandës, ish-i burgosur politik në Spaç, një antikomunist i vendosur që është kujdesur dhe ka ndihmuar babanë tim, Dhosin, kur vuanin dënimin të dy në Spaç, e shumë e shumë të tjerë që s’i kujtoj dot tani të gjithë dhe s’dua të zgjatem, por i falenderoj të gjithë.

62 komente në ““Si i’a prisha takimin Reiz Maliles para Ministrisë së Jashtme të Greqisë, duke e goditur me vezë”: Dëshmia e të arratisurit Ilia Leka nga Athina”

  1. Theatre and Drama says:

    hahahahaaa…

    1. Theatre and Drama says:

      akoma nuk e kuptoni qe ky eshte me te meta mendore?
      “iu kam prishur koncertet ansamblit shqiptar..mbaja fjalime para koncertit,si kendoni kenge ju kur Enver Hoxha kishte burgjet plot..”
      apo,
      “ Nga këto që bëja, ambasadori Ksenofon Nushi, s’gjente vrimë ku të futej dhe lajmëronte policinë që vinte dhe më largonte. Por unë isha paqësor..”
      apo,
      “ pasi erdhi policia dhe unë nuk pranoja të zbrisja nga pema për orë të tëra”hahaha

    2. Flm says:

      Hahshaaa je fantastik, i pa par Ilias Leka, i pa shterueshem … kaq shume aktivitet, bravo i qoft.
      Diplom avokatie, fjalim ne Strasburg, ne Kongresin Amerikan … e degjuat ore kulisha Enverist, te till YJE ka Minoriteti Ethnik Grek i Shqiperis.
      ###
      Hallall i qoft, nuk la Shqipo pa ndihmuar, pa i udhezuar per azil, per karier. Te lumte ore djal, i tregove botes besen dhe shpirtin e Epirotit. Nuk harove aya qe te ndihmuan, prandaj Zoti pas shume sprovash, ti dha me bollek te gjitha te mirat.
      ###
      Sa per Turk-Arnautet Enverist, varju leshin, ata jane njerez te mbaruar, jane bosh menderisht dhe shpirterisht, si ky kulishi me lart Theatroja.

      1. Azot says:

        Hahaha, greket te pabese dhe me njeri-tjetrin. Dmth xhaxhallaret qe i ishin arratisur qe ne 44tren ketij psikopatit Leka, as nuk donin ta dinin per kete por e linin te jetonte tek nje kolibe ne varreza. Hahaha. E ti vazhdon akoma i mbron si kellire? Kete shyqyr qe e paskan marr qarqet ekstremiste greke e agjentura greke RASTESISHT e ka cuar ne hotel ‘Hilton’, dhe pastaj ne Strasburg e SHBA. Sigurisht dhe ata per interesa te tyre irredentiste se se rruan njeri per kete te goditurin. Po ti vazhdo o bisht qeni se bisht qeni do ngelesh.

        Respekte per Nexhipin, Qaniun, Ilio and Thanas, qe ndonese disa ishin pjese e nomeklatures ndihmuan kete te goditur mendor dhe familjen e tij. Dashnorja qe na jep keshtu njerzish qe kane ‘goditur’ diktaturen, i hap syte njerezve qe ai regjim s’ka qene aq i keq sa thone.

      2. Kosta says:

        O Ilia Leka,te ka shfrytezuar regjimi shovinist grek dhe akoma nuk e ke kuptuar ose ben sikur nuk e ke kuptuar.Te gjithe emigrant jemi dhe nuk e leme dot diten e punes se nuk na del hesapi per te jetuar.Kurse ti paske patur kohe te ndiqje aktivitet e ambasades dhe te bridhje kryq e terthor greqise tu prishje aktivitetet.Me cfare ushqeheshe ku i gjeje parate per te jetuar kur merreshe me keto gjera??Pastaj vjen tjetri 35-40 vjecar te thote hajde me mua e te con ne hotel dhe te paguan te gjitha shpenzimet dhe te perdor si kllown cirku kunder qeverise ne Shqiperi.Po sherbimi sekret grek o guak ishte asfalia dhe shovinistet qe te perdornin si lovace.Dil sot e protesto ne greqi per ata qindra shqiptare te vrare nga policia greke padrejtesisht.Dil e protesto per ata mijera shqiptar qe kalben ne burgjet greke vetem per faktin se jane shqiptare(nuk flas per kriminelat dhe fajtoret).101 vjet burg ishte denuar zan caushi ne greqi po e leshuan greket dhe e lane te lire se kishte firmosur qe do bente rremuja ne Shqiperi.Te te vije pak turp te pakten tani ne pleqeri dhe thuaj te vertverten.

        1. Flm says:

          Ne kete artikull duket qarte qe Ilia Leka e dinte me kire nga c’do Shqiptar tjeter realitetin e Shqiperis, sepse ishte pjes e kesaj shoqerie ne te gjitha qytetet, nga fshati i Glines (gjirokaster) dhe deri ne fshatrat e thella te Pukes.
          ###
          Ndihmen qe i dha Ilua Leka Shqiptarve te arratisur, nuk mund t’ja jipte as njeri tjeter, ndonese ne Greqi perseri shoke te ngusht kishte Shqiptar dizident, si Gezim Muka, ….
          ###
          Me zgjuarsin, trimerin dhe intuiten e tije te mbijeteses ai i mbijetoj atentateve dhe komploteve te shumta qe ambasada Shqiptare i thurte, ne te tilla pislleqe as Aleksaner Kondo ne Amerik nuk rezistoj, e jo me kjo Legjend qe tronditi sistemin Komunist nga themelet.
          ###
          Ne historin e vellezerve Leka nuk ka asnje implikim me shoqatat qe ti permend, per vec mbeshtetjes mediatike qe i dhane problemit te Ilia Lekes.
          ###
          Shoqatat Vorio Epirote ishin te ligjshme brenda kontureve te demokracis, enin nje “lufte” informuese dhe as nje lidhje me ato qe do te propagandosh.
          ###
          Terroristat i keni ne Shqiperi, bile dhe ne poste te larta, jane ata qe furnizonin me arme Kosovaret e Jugosllavis, jane ata qe furnizonin me arme Shqipot e FYRO-m, jane ata mijra Turko-Arnaut qe benin xhihad ne Siri, jan ata qe terrorizojn Sote minoritetin Grek me vrasje dhe vjedhje.

          1. ec aty says:

            Spiunet e grekut, spiunet e serbit dhe kolaboracionistet e fashizmit gjithmone kane qene bashke. Prandaj i shkerdheu mire e mire Enveri qe te gjithe keta!
            Te fala putanes se fshatit qe te ka bere koken.

          2. A says:

            Flm, bisht qeni do ngelesh e ngele. I vete poshte cdo komenti si kerma pas koqeve te dashit. Te tha shume mire ai me lart, ku jane ata protesta per regjimin terrorist grek qe ka vrare shqiptar te pafajshem ne kufi? Hahaha i paska shkundur Ilia psikopati regjimin komunist nga themelet, kur ishte ky regjimi qe i kishte lejuar familjaret te iknin ne Greqi e kishte lejuat te vinte ne Shqiperi. Po te donte te vriste, e bente, por ca interesi kishin me nje te psikopat. Ky ishte aq bole sa dhe kur e rekrutonin agjenturat e perdornin si klloun cirku as e merrte vesh. Ik tani mastrurbohu me genjeshtrat qe thur ne mendjen tende mbi ilia trim me flete qe i rrujti b.let regjimit.

          3. Vorio epiri says:

            FLM mos harro te perdoresh pseudinimin, asnjeher se keta shqiptaret te shkerdhejn deri ne 7 breza, keta shqiptaret jane nacionalist te tmershem, ketyre as sistemi komunist nuk ua ndroi genin, jane te tmershem si rrac.

      3. u dhime duke qesh says:

        O Flm:
        Ila ishte nje coban me dhi
        ashtu sic je dhe ti…

      4. minoritari says:

        Gruan e ketij torollakut, Maria e kam njohur ne Puke. Ndersa ky budallai perdorej si vegel nga Esfalia dhe te tjere kunder Shqiperise, Maria e gjore i nderronte hamshoret cdo 2-3 muaj. Edhe ajo nga halli e kishte. Mire qe qenka bashkuar serish me kete ” personalitet ” qe hypte neper peme me veze ne xhep. Kjo qenka figure e madhe e minoritetit grek te Shqiperise. Hahahaaaa!

  2. albaniafirst says:

    Zoti Mero Baze, si pronar i nje medie te shkruar dhe asaj elektronike, duhet te nderhyni qe te ndaloni botimet e intervistave me individe antishqiptare. Jam shume dakort me te qenurit kundershtar politik me cdo regjim, pasi kjo eshte kusht kryesor per respektimin e te drejtave te njeriut, por veprimet e ketij “trimoshi”, kane qene thjesht veprime rrugacesh, pasi nuk kam fjale tjeter per te pershkruar nje individ qe mburret se paska prishur takimet midis nje perfaqesie diplomatike me institucionet ku eshte akredituar. Eshte e turpshme se si nje gazete e respektuar sic eshte TEMA, u jep hapesira terroristeve si puna e Ilia Lekes.
    Ne fakt ka patur shume patriote shqiptare, qe kane qene kunder regjimit gjakatar komunist, dhe qe kane qene po ashtu aktive ne veprimet kundra Qeverise komuniste te Tiranes, por kete e kane bere me dinjitet e kulture.

    1. Petrit says:

      @ albaniafirst e ke menderos fare Kur thua “gazeten shume te nderuar tema “
      Ne te vertetë kur flitet per kete gazetë nenkuptohet per nje leter higjenike me mbishkrimin tema.
      E ke dh….rë fare.

    2. Flm says:

      O Turk-Alvano Firs mallaka … i prishi gjumin Ilia Leka Enverit, e coj ne “boten tjeter” para kohe.
      Ekstremist nuk eshte Ilia qe prishte, takimet hipokrite te Fashistave Enverist, por jeni Ju, qe akoma doni te …
      Hahshaaa je fantastik, i pa par Ilias Leka, i pa shterueshem … kaq shume aktivitet, bravo i qoft.
      Diplom avokatie, fjalim ne Strasburg, ne Kongresin Amerikan … e degjuat ore kulisha Enverist, te till YJE ka Minoriteti Ethnik Grek i Shqiperis.
      ###
      Hallall i qoft, nuk la Shqipo pa ndihmuar, pa i udhezuar per azil, per karier. Te lumte ore djal, i tregove botes besen dhe shpirtin e Epirotit. Nuk harove aya qe te ndihmuan, prandaj Zoti pas shume sprovash, ti dha me bollek te gjitha te mirat.
      ###
      Sa per Turk-Arnautet Enverist, varju leshin, ata jane njerez te mbaruar, jane bosh menderisht dhe shpirterisht, si ky kulishi me lart Alvanoi

      1. uhahahaaaaaa says:

        Te jane arratisur dhite, jevgo junani im i shtrenjte … Shpejt

  3. Ceni says:

    Hallal jeta dhe familja, o njeri i mire. Enveri ishte moster I vrau, i burgosi e internoi shqiotaret, po iku ne ate bote me turp.

    1. Vdekje fashisteve says:

      Enveri iku ne ate bote i nderuar nga nje komb i tere, si pak te tjere, o HALABAK RRUGESH!
      Edhe sot e gjithe diten, me gjithe propaganden antishqiptare gjoja “antikomuniste”, kombi shqiptar e vlereson ENVER HOXHEN – HERO KOMBETAR!

    2. Flm says:

      Pas suksesit te mbijeteses ne burgje dhe internime, suksesit te arratisjes, suksesit te gjunjezimit te shtetit Komunist, u diplomua per drejtesi dhe Avokati ??? Bravo
      ###
      Jeta e tije duhet pa tjeter te behet skenar Filmi, per ti treguar neo-Shqipove dhe gjithe botes kriminalitetin e komunizmit shqiptar, dhe si mundi nje njeri i vetem nenshtroj kucedren komuniste.

      1. Petriti says:

        O FLM , sa kar qe je , je bole komplet koke e kembe, ai u be i degjuar fale propagandes greke kundra Shqiperise dhe ti ne e ben hero , ik e beu dhe ti e jo te llomotisesh tere diten neper portale shqiptere . Ik e provoje se sa te duan greket ty o lesh kari , ik e botoi keto qe shkruan ne “Akropol “, gazete e terbuar nacionaliste , ik e provoje o malaka .
        Je shume llapaqen ordiner, dhe je shume i rendomte , e di si i queni ju andej nga Greqia tipa si ty ……kiria Katina . Ik or lamash se na i shpife , beu dhe ti , kush te pengon .
        Je kaq bole sa qe na e bere kacifen hero , kur dihet boterisht qe kacifa ishte spurdhjak dhe karem perfekt , tru peshk dhe pseudopatriot .
        Ik e pyete pak policine e Halandrit se si e zune me nje thes me hashash heroin Kacifa , shko epyeti pak ,ik or bole ,se na ke care jarin .ik o fare ekeqe , ju sdo bejeni kurre greke dhe as shqiptere ..
        Do jeni nje jete as shqiptare ne shqiperi dhe as greke ne greqi , do mbeteni perfundimisht endacake , fale politikes shoviniste greke . Zgjohu o makaka ,zgjou se jemi ne 2020 dhe jo ne1990 o lamash ….vetem nje bole si ty beson se bemat e genjeshtarit jane trimeri , sa rot mari je .

        1. Flm says:

          Duket qarte se nga sikleti qe doni ta paraqesnit Ilia Leken terrorist dhe spiun, qe perfundimisht u vertetua nje Intelektual Trim, familjar dhe i beses.
          ###
          Nje orator qe degjeneroj kurvat kriminale Komuniste ne gjithe Boten (Greqi, Europ, Amerik)
          E pra ky siklet ju bene qe te humbisni durimin, te dilni jashte teme, me shpifje, pislleqe dhe pa besi, sic e keni tradit.

          1. u dhime duke qesh says:

            Po vetferkohesh shume o Pall, kujdes se u dogje ? ? ? ?

          2. u dhime duke qesh says:

            Kur flet dhe greku per pabesi, mos ngelte kurve e virgjer mos ngelte ? ? ? ? ?

  4. Neri says:

    I bej nje pyetje ketij personi qe paska prishur dhe mardheniet dipllomakike duke qendruar ne maje te nje peme a e ka njohur apo degjuar Jorgo Suljotin.

  5. Cane says:

    Presidenti duhet ta bëjë urgjentisht piçkar të demokracisë këtë trim antikomunist.

  6. Nardi says:

    Ha, ha, ha. Ilia, spiuni i sigurimit te shtetit. Shkoni pyetni ne Kolonje tua tregojne kush ishte Ilia.
    E perpunoi Sigurimi, i tha cfare do te bente dhe vepronte pike per pike sipas udhezimeve qe merte.
    Ndrysha me gjithe ato qe ka bere, do te gjendjej ne shinat e trenit.
    E njohu njeri ne Athine, dhe i tha hajde fli ne hotel me pese yje, se ti paguan Sigurimi i Shtetit.
    O Kastriot! Me mire komunist e bir komunisti, sesa spiun e bir spiuni.
    Prandaj nuk e donin as xhaxhallaret.
    Kastriot. Bravo. Me punen qe po ben, po verteton se Enver Hoxha, nuk ka gabuar.

    1. Tetovari2 says:

      Ka bërë një gabim Enveri që grekëve nuk ua nguli nga një hu në bythë e ta pastronte shqipërinë nga
      këto jevgjitët të anadollit!

  7. Qani Buzi says:

    E kame patur fqinj kete familje ne fshatin Kolonje te Lushnjes dhe cdo gje qe thot ai eshte e veretet.Me vellane e Ilias Kristaq(Kico e therrisnim) Leka kame qene shok

  8. Petro kondi says:

    Te lumte o Ilia, ti je një trim i rradhë, hallall te qoftë emri Shqiptar, njerëz si ju e kanë nderuar Shqipërinë, kur spiunë e servile, shërbëtorë të terrorit komunist merreshin me poshtersi ti luftojë si luan. Ti nuk luftoje vetëm për familjen tënde, ti luftoje për shqiptarët, autoritetet shqiptare të asaj kohe përfaqësonin terrorin e dhunën, ata ishin gjakpires, ata bënin që fëmija i sapolindur ti mungonte qumështi i nënës, që vëllai të spiunonte vëllanë e një mijë të zeza që një roman i tërë nuk mjafton ti përmendësh. Ju do mbeteni legjenda e e trimërisë së një kombi, të lumtë edhe ty o Kaloc që na informon me fakte të vërteta, këto i duhen popullit të ndershëm, keqardhje për të gjithe ata shqiptarë që edhe sot nuk kuptojnë tmerret që ka hequr ky popull nga ai regjim që as komunist nuk ishte, komunistët e vërtetë qe sakrifikuan cdo gje ishin të parët që e paguan me jetën e tyre tradhëtinë e tiranit Hoxha .

  9. Julian Marko says:

    Sa qesharake , as bagetite nuk do ta besojne dhe jo me njerezit me IQ , kam peshtypjen qe mashtron shume , por dhe genjen , sigurisht mbas shume vitesh peralla te tilla behen vetvetiu si te verteta pasi ka humbur gjith ai agresivitet i viteve te shkuara t sistemit te atehershem .
    Nga fillimi iviteve 80 , nese kujtohem mire , ambasada jone u qellua me dinamit , besoj nga organizata teroriste 17 nentori , Qeveria greke kerkoi ndjese per cdo gje , mori masa te repta , dhe premtoi qe ngjarje te tilla ose te ngjashme nuk do te ndodhnin …….kurse ky na tregon qe ka hipur ne peme dhe ka qelluar Reiz Malilen me veze ……………pirdh o pirdh se lirohesh i thone kesaj pune …………mbas vdekjes se krishtit , te gjithe u bene profet ……..
    Ua u heq nje cik dera genjeshtren grekerve dhe mbeturinave greke , sic jane vorioipirotet , ne manifestimet e renies se juntes ushtarake ne shtetin Helen mernin pjese reth 2000 veta studente dhe jo vetem , kurse tani persona qe tregojne histori me renien e juntes dalin te jene 200 000 mije , me pak fjale te gjithe ishin atje ……….. une di te them se me minoritetin grek ne Shqiperi Enver Hoxha u soll shume mire , pa bere asnje dallim , bile ata jetonin shume here me mire se ne shqiptaret e thjeshte , po ju tregoj nje raste qe me ka ngelur ne mendje .
    Qellij qe shkova ne nje varim ne fund te viteve 70 me fillimin e 80 ne Dropull ne Dericjan , me beri pershtypje qe dyqanet atje ishin te mbushura plot me frigorifere dhe televizore . por dhe me orendi elekrike te shumkerkuara ne pjesen tjeter te Shqiperise …….kurse ne Shqiperi vuaje te gjeje tv, frigorifer , apo lavatrice ……………kurse ky paska llomotitur se Strazburg dhe Kongresin Amerikan , edhe mundet , thjesht nuk ka thene te verteten e plote dhe te ndershme , ka zmadhuar , ka mashtruar sigurisht qe keshtu i kane thene …….keshtu vete kjo pune agjitacin propaganda beheshin ngado dhe nga te gjithe , eshte arma ne duart e politikaneve ,
    Vec ka dhe me keq lango i Greqise , vellezerit tane kosovare qelloheshin me plumba nga makina vrasese e Miloshevicit dhe sju fut asnjerit gjemb ne kepuce . do interesoheshin per kete mshtrusin provincil ?? Ua donte politika , ama e verteta qe ndryshe dhe padronet e tij e dine ……………

  10. Lik says:

    Si antikomunist e respektoj,edhe si trim dhe I vendosur bravo I qofte.Si minoritar e kuptoj qendrimin e tij..por gjithe keto botime intervistash te nxjerre nga arkivat qe duan mund dhe shpezime a vlejne me shume se hetimi I skandalit te dekorimit dhe vendosja e bustit te atij kriminelit antishqiptar Ilija..spiunit !!!!

    1. Tanguli says:

      Spinuet e grekut, te serbit dhe pinjollet e kolaboracionisteve gjithmone bashke kane qene dhe jane, sepse thjesht jane ANTISHQIPTARE!

  11. Eksperti says:

    Reis Malile eshte nje nga politikanet me te shquar ne Shqiperi.

  12. Pedro i ri says:

    Pyeteni pak qirje Leka. Po me agjenturen e kishes Orthodhokse ka bashkepunuar ?

  13. Akoma marin fryme Kumunistet ,se Demokracia eshte zemer gjere .. says:

    Duhet besuar Historia qetregon ,per ata qe ndjejne Keqeardhje apo hofendime per ISH Diktatori Hoxha apo gofendime Si Shqiptare ,,le te fillojne dhe te qajne sic qane Diitatorin hoxha..Dhe pjesetaret e Familes le ti lene ne sherbim te tyre..

    1. ik ere pirdhu says:

      Analfabet.

  14. Taulant says:

    Po kete pleher do takonin ne ‘shtepin e bardh’ …..

  15. Luan says:

    Vazhdo Kaloqe, te nxjerresh buken poshtersisht me llumin e antishqiptarizmit. Jazek te qofte.

    1. abc says:

      Te drejt ke ore Lepur, jeni mesuar me censurim, me genjeshtra, me diktat.
      Keshtu ndertuat historin, shtetin, kombin, te ardhmen … mbi genjeshtra, prandaj doni ti mbyllni gojen fjales se lire, thjesht qe te mbijetoni.

      1. Tanguli says:

        Fjala e lire o “abc” shkerdhate antishqiptare, o spiun i grekut do te thote se ky Leka ishte spiun dhe bashkeounetor i qarqeve fashiste greke! Kjo eshte fjala e lire dhe e vertete o psikopat!

  16. loni says:

    Kur paska bere greve urie per tre vjet radhazi, si nuk vdiq? Si jetoi tre vjet pa ngrene? Apo ka bere greve urie duke ngrene!

    1. Theatre and Drama says:

      e mire mire..ai kushedi sa here ka hipur ne peme,e ne cdo rast jane detyruar te sjellin zjarfiksen se policia nuk e zbriste dot nga pema haaahaaaaaaaaaaaaaaa…..
      qe te gjitha veprimet e lekes jane pasojat te nje traume psiqike qe ka kaluar qe prej denimit te te atit ne Shqiperi

  17. Usa says:

    Bravo i qifte, gomar komplet!

  18. kelyshet e komunizmit says:

    Po mer kelyshet e komunizmit. Ai po te kishte qene spiun nuk ja fusnin babane brenda dhe e mbajten 8 Vjet ne burg. Minoritetin e paska trajtur mire. Po pse e futi te jatin ne burg atehere? Ai iu tha me lironi baben nga burgu dhe gruan dhe djalin nga internimi. Sdo ta beje ti per familjen tende? Mire u arratis ai po cfaj kishte familja e tij te internohej ? Ai nuk i tregoi familjes kur u arratis.

    1. ca po thua says:

      Ishte spiun i grekut o BUDALL, a kupton? Perndryshe nuk kishte askush interes ta fuste ne burg. Perse do e fusnin ne burg, kot per sport apo per t’u dhene argument grekeve. O idiot i lindur me trute e peshkut, o RROT CARI!

  19. Eli Lamani says:

    Po te kishte mundesi qe te shkruhen emrat e gjithe shqiptareve qe ka ndihmuar Ilia Leka lista do te ishte aq e gjate sa askush nga ju nuk e imagjinon.Gjithcka qe shkruan zoti Ilia Leka eshte e vertete.Une qe po shkruaj jetoj ne Kanada dhe do t`i jem mirenjohese gjithe jeten per ndihmen qe me ka dhene per t`u operuar ne Athine.
    I uroj gjithe te mirat atij dhe familjes se tij

    1. ik ere pirdhu says:

      Na plasi trapi se te ka ndihmuar ty! Ai ishte spiun i fashisteve greke …

    2. Albani says:

      O ‘Eli’ mos komento me disa emra, se merresh vesh.

  20. neseba says:

    Nuk e afronin xhaxhallarët e tij se e dinin çfarë muti ka qenë

    1. abc says:

      Xhaxhallaret 40 vjet ne Amerik, ne moshe te thyer (kur babsi i Ilias ishte 63 vjec, imagjino sa ishin vellezrit e medhenj te babait),me hallet e tyre, nuk kane mendje per femijet dhe niprit e tyre.

      1. Tanguli says:

        Nuk jane te gjithe si raca jote e dhjere o abc, mos i ngaterro te tjeret …

  21. VATRA says:

    Shteti ka qenë dashur që ma parë të hapi dyertë dhe të pastrohet vendi dhe njerëzit nga këto lluma që iken në pakëthim kjo është e mirë për vendin

  22. Alban says:

    Aman mer, na u bene dhe agjentet e grekut disident.
    Ky nje i semure psiqik pa pike vlere njerezore, na i shet Dashnori si ndonje pishtar i demokracise.
    Nuk e kupton Dashnori qe keta njerez behen heronj ne nje minoritet i cili po behet dita dites me irredentist, e cili po kerkon ndarjen territoriale te Shqiperise.
    Po fundja cfare mund te presesh nga klyshet e ballisteve, antishqiptar dhe tradhtar te kombit, pervec se te promovojne agjenturat greke e ti japin ze irredentisve.

  23. një Emigrant says:

    Ju lutem bëjini një pyetje këtij Zotnis ,po të shoqen dhe të jëmën a e ka pyetur ndonjëher kurr ishin në Internim në NB Remas(Bedat) kush i ndihmonte e tek kush hynin e dilnin?

  24. SHQIPE-ETNIKE says:

    ilia Leka:I Nderuar, i kame Lexuar “Rrefimet” tuaja,ne te shumten e Rasteve ju jeni I SINQERTE ne Rrefimet Tuaja,p.sh Ju nuk Mohoni, se Propaganden E Reaksjonit Greke pas Demostrimit Tuaj Personale KEKRONIN TA BENIN POLITIKE TE GJITHE GREQISE NE LIDHJE ME SHQIPERINE ect..Kuptoj se ju duke qene edhe te Frustruar, keni bere edhe “Gabime” Pergjegjesine e te cilave e Mbani ju Vete..p.sh.Sulmi ne Ambasaden Shqipetare ect…
    Ajo qe me Beri Pershtypje eshte, kur thoni se diku aty te Sheshi i Omonias-“Ju Afrua Dikush, dhe ju Foli Anglisht” dhe pas kesaj Ju mori dhe ju coj ne Hotelin Hilton, qe po te shikojme Kohen ishte nga ME LUKSOZET NE Athine::Pa keqkuptime ,nuk an thate se cili ishte ky Njeri??Me beri Kurjoz, sepse ne Hotel-Hilton ne Athine…vetem nje Nate athere ne nje dhome te thjeshte kame degjuar se kushtonte shume lere pastaj Suitat…
    Ju ne Tregimet tuaja keni Folur me shume si “Shqipetare” dhe jo si “Vorio-Epirote”,Kjo eshte per tu Respektuar, e kuptoj se ju jeni Rritur me Shoke dhe Shoqe “Shqipetare”..dhe Pikerisht ne Shqiperine e Mesme,jeni NDIHMUAR PA REZERVA, nga Autoritete Shqipetare DUKE MARRE BANES NE Qytetin e Fierit, qe per Kohen ishte Gje shume e Madhe,dhe kur shume Shqipetare ENDERRONIN te benin PASAPORTIZIMIN NE QYTET…
    Keni Punuar si Mekanik, kur nje Vellai ime KA MBARUAR SHKOLLEN Mekanike dhe me Rezultate te Mira,por nuk ju Dha e Drejta per STUDIME UNIVERSITARE, sepse duhej Mesatarja mbi 8.5 te Notave, dhe Vellai e kishte 8.4 er, NUK U FUT DOTE NE PUNE MEKANIK, por me zi Gjeti Pune ne Brigaden e Ngarkim-Shkarkimit(Hamall me then Shqipe)..Duke Shkarkuar Cimento, dhe makina te tera(Si Dokeret Zezak te shekullit 18)
    PRA “Persekutimi” Juaj,nga Diktatura ju ka Dale per me “Mire”…dhe Thenja e Popullit thote:Se jo nga cdo e keqe te vijne te Keqijat..
    Ju dhe Familja Juaj u Internuat, sepse Qeveria Komuniste e Kohes ju shikonte si Rrezik Potencjal, per nje Nderlidhje te Babait tuaj, me Vellezerit e tije , ose Sigurimi Shtetit i Kohes, nuk donte te kishte nje “Pike te dobet” ne Afersi te Kufirit,pra ku Fshati juaj te ishte Trampolin Hyrje-Dalje nga Shqiperia dhe anasjelltas Greqia…
    Marre me Mende:SE PO TE ISHTE Familja Juaj ne Gline, MBASE EDHE JU VETE, ose Gjithe Familja Munde te ishte Arratisur ne Greqi, (Alternativ nese nuk do te ishit Internuar)..por Mbase edhe munde te kishit Qendruar aty..
    Pse ti Permenda te “MIRAT” qe keni pasur nga Regjimi Komunist??Po edhe ne Shqipetaret e thjeshte:Punonim si Kafshe,dhe si Femije qe ishim na Dergonin per te Mbledhur Demete-Gruri,ne Aksjonet e Famshme te ditave te Djela,apo per te Mbledhur Pambuk,nuk na lane te Rriteshim, siku se munde te Rriteshin Femijet ne nje Shtet Demokratik,pune me kazem dhe Lopate…dhe 6-te Muaj Buke Miseri….PRA GJITHE SHQIPOETARET Jetonin ne nje Kampe te madhe Pune dhe Dhune Psikologjike…ju keto i dini…
    Keni qene me FATE i Nderuar qe u ARRATISET, dhe ja Arritet,pa Hyre ne Hollesi do te them se Si Greqia ,ashtu edhe Shqiperia kishin nje Rrjete Informatoresh, Greqi ka pasur Informatore(Pa i Quajtur Spiune)..sikurese edhe Shqiperia ne Greqi…
    Sigurimi i Shtetit Shqipetare PO TE DONTE MUNDE TJUA “Neutralizonte” Juave ne C´do Kohe, dhe “Tentativa” e Rrembimit,,ishte Thjeshte nje “Paralajmerime”..por kjo Tentative,,, Munde te kete qene edhe nga Sherbimet Greke, thjeshte per te Bere Propagande,por Munde te kete Qene edhe nga ana e Sig.Shtetit Shqipetare, por po ju THEKSOJ se Sigurimi Shqipetare NUK MERREJ ME AKTE TERRORISTE,pra me Vrasje apo Rrembime…Po Pranoj Mundesin e nje Paralajmerimi, nga Sigurimi i Shtetit, dhe Po ky Sigurime duket se te “Nxorri” ate “Bukuroshen”-Vajzen me Kostume Kombetare aty te Omonia, per te Biseduar “Cudierisht” Kjo Vajza paska pasur Dijeni edhe per “Familjen ” tuaj..Kuptohet kjo nuk eshte Rastesi..NUK E DI SE C´fare Lojrash Luheshin..Keto i dini ju…
    Kur erdha ne Greqi Muajet e para te 1991-shit..Ne nje Kampe, qe Mblidhnin Refugjate “Vorio-Epirote”, sepse Shqipetaret e Thjeshte i Mblidhte Policia…..Ne Mengjez kur Rrinim ne Rreshte per te Ngrene,Ishin edhe Personeli Policore, Midis Tyre Shquhej nje Burre rreth te 35-save,qe Shoqeronte nje “Civil” Oficer i Asfalise,dhe Keqyrnin nje -nga nje te gjithe Emigrantet, dhe aty ne Rreshte e siper Benin Pyetje “Spontane” per PERSONA te cilet ata i KONSIDERONIN SI TE “DYSHIMTE”(Qe punonin per sig. eShqiperise)…Me beri Pershtypje te Madhe,se Pasi ju Afruan nje Djali-Shqipetare 27-28-te Vjece..i thote:TI AGIM DIL NGA RRESHTI??????????????Ai Pergjigjet:Nuk jame Agimi!!Po ..Po i thote Oficer-Civil ti je Agimi nga Vlora….”Cuditerishte”…Sherbimi Informative Greke dinte Shume Gjera….por si???Une aty ne Kampe i Nderuar Ilia Leka, Ndenja vetem 4-ter Dite,dhe ato 4-ter Dite PATA FATE, sepse Aty ne Kampe Njoha, dhe bera Shoqeri me Dy “Vorio-Eüpirot” nga Saranda, te cilet Njihnin nje Shokun time te Shkolles nga Dervicjani,Shoke nga i cili kisha marre Mesimet e para te Gjuhes Greke qe me 1983-shin, kur ne ishim ne Shkolle
    Kjo Rastesi me “Shpetoj” , dhe ky FATE me Ndihmoj sepse ATA me Mbrojten nga Policia qe Vinte ne oren 4-ter te Mengjesit..dhe te Zgjuanin nga Gjymi;DHE TE PYESNIN NGA JE??DHE NGA SJE??Dhe Pyetjet ti benin ne Greqisht??Me erdhi Radha edhe Mua, por “Miqete e mije” V-Epirote, u thane Policeve:Lere ai eshte nga Fshati yne….Theksoj se PERKTHYESI I KAMPIT, qe SHOQERONTE Oficerin e Asfaljes ishte Nga Saranda, dhe kishte qene Komuniste i “Thekur” dhe Madje Sekretare Partie, kete ma Thane Miqete e Mije “Vorio-Epirote”, duke me Mesuar qe ti Shmangesha, sepse ishte nje “Burre-Shkerdhate”..dhe Spiune i Ndyre….
    @@I Nderuar Leka, Ju keni bere ATA QE DUHEJ TE BENEIT, per te Jetuar dhe Ndihmuar Familjen tuaj…Bravo..dhe RESPEKT PER TE GJITHE ATA Minoritare qe Mbajten Shoket e tyre Shqipetare, si dhe i Ndihmuan ..me Mesimin e Gjuhes dhe Pune….Ju Uroj te kaloni Mire(Nase Kalla Z.Lika)

    1. Jugu says:

      Shume faleminderit per kete tregim tuajin zoteri. Ne te rinjve duhet ti tregoni keto histori qe shpesh fshehen nga heshtja e njerzve qe i kane kaluar. Keni bere mire qe e vinin termin ‘ vorio epirot’ ne thonjeza sepse eshte nje term i stisur me te cilen del qe argatet e fshatrave na qenkan ne ato territore prej 2000 vjetesh e ne shqiptaret e Jugut jemi te ardhur. Nderkohe qe e verteta dihet fare mire, se ato jane shumica jane te ardhur ne ato fshatra si puntor. Madje popullatat greqishtfolese te fshatareve ne Shqiperi jo te gjitha jane etnikisht greke, por ka dhe vlleh apo shqiptar qe ndiqnin prifterinj e kisha grekofolese e mesonin greqishten ndaj vetidentifikoheshin se grek. Pak a shume sic ndodh rendom tani. Per me teper qe termi ‘vorioepir’ eshte term irredentist qe synon shkeputjen territoriale te jugut te Shqiperise.
      Sidoqofte pervec ketij shpjegimi qe s’kishte lidhje me tregimin tuja, ju falenderoj serisht qe i tregoni keto histori te verteta qe te informohen dhe njerzit qe s’i dine. Sesi Asfalia greke merrte spiun qe te spiunonte shqiptaret qe vinin ne Greqi, apo represonet e policise greke ndaj emigranteve te ngrate shqiptar.

  25. Eli Lamani says:

    Te dashur bashkekombasit e mij,i mirekuptoj disa nga ju qe nuk e kane njohur Ilia leken dhe per arsyen e vetme se e kane akoma ne gjak komunizmin dhe ENVERIN shkruajne ato qe dine dhe nuk e kuptojne dot kete zoteri,qe me te gjitha forcat e mendjes dhe te shpirtit te tij ka luftuar vetem per nje gje: PER FAMILJEN, por nuk kuptoj ata qindra e qindra shqiptare e sidomos myzeqare qe ai I ka ndihmuar pa asnje interes dhe nuk flasin dhe lene akoma ne heshtje heroizmin e tij.
    A e mendoni se sikur ne te gjithe te kishim luftuar dhe kundershtuar komunizmin si ai sa te pamundur do ta kishte ai sistem te mbahesh ne kembe deri ne 1990, patjeter qe dhe ne do ishim sot aty ku jane vendet ish komuniste, si Polonia, Hungaria,Bulgaria etj

    1. i relaksuar says:

      Ik moj trularaske!

  26. Tino says:

    Vorioepiriot me mbiemer Leka!!!!!!!

    1. informacion says:

      Vorioepiri (dmth veri-Epiri) = Toskeri, vorioepiriot = tosk
      Notioepiri (dmth jug-Epiri) = Cameri, notioepiriot = cam
      Neaepiri (dmth Epiri i ri) = Gegeri, neaepiriot = geg
      Epiri eshte Shqiperi dhe Shqiperia eshte Epir! Te gjithe epiriotet jane shqiptare, deri ne Arte e ne Gjirin e Prevezes. Kur themi epiriot nenkuptojme shqiptar. Kush nuk eshte shqiptar nuk eshte epiriot, por i ardhur ne Epir!!! Edhe ata qe flasin greqisht jane shqiptare, qe kane ndryshuar gjuhen per arsye dhe ne kushte te caktuara historike. Prandaj ky Leka duket e cuditshme qe te jete “grek” sepse nuk eshte “grek”. Eshte shqiptar, ashtu sic eshte e gjithe popullsia e Epirit!!!

  27. Gjon says:

    Sa cudi qe disa e quajne arritje te madhe gjendjen ne te cilen ndodhen shtete si Polonia, Hungaria, Bullgaria?! I kam bredhur vete keto shtete dhe kam hyre shpesh neper familje – Po eshte e vertete qe kane infrastrukture pak me te mire se ne, po vetem kaq – pjesa tjeter e jetes ne keto vende eshte deshperuese.

    1. uhahahaaaaaa says:

      Ta cojme kete Elin andej, qe te beje pall ariu ? ? ? ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje