Meta: Beteja me Covid-19 po fitohet, por tani një armik i dukshëm po shkatërron pishat

2 Maj 2020, 11:49Bota TEMA

Ilir Meta thotë se në një kohë kur lufta me koronavirusin po fitohet shumë shpejt vëmendja duhet të shkojë në një tjetër betejë, tek ajo me një armik të dukshëm siç është procesionaria, një bakter i cili dëmton pishat.

Sipas Metës vetëm duke i kushtuar rëndësi kësaj lufte në kohën e duhur do të mund të shpëtohet pasuria e madhe natyrore e popullit tonë.

“Ndërsa lufta me virusin e padukshëm COVID-19 po përparon dhe do fitohet shumë shpejt, një betejë të gjatë e të vështirë kemi me një armik të dukshëm, procesionarien, që prej kohësh po helmon, degradon dhe po i shkatërron pishat tona të jashtëzakonshme, jo vetëm në Kolonjë e Qarkun e Korçës, por anë e mbanë vendit.

Vetëm duke i kushtuar pa vonesë vëmendjen e duhur kësaj beteje do mund të shpëtojmë këtë pasuri të madhe natyrore të popullit dhe të vendit tonë.”– shkruan Meta. (TemA)

8 komente në “Meta: Beteja me Covid-19 po fitohet, por tani një armik i dukshëm po shkatërron pishat”

  1. H says:

    Dorëzo gjënë e vjedhur , hajdut me film.

  2. Beni says:

    Ok mor hajdut muti….

  3. Haxhi Qamil Trapi says:

    Gjigand i mendimit njerezor. Njeh bagetine e blegtorine, njeh bujqesine dhe pemetarine, njeh pyjet dhe lumenjte, njeh peshkimin dhe erozionin, njeh bakteriet dhe viruset, njeh termetet dhe cunamet, njeh politiken, protestat, kushtetuten, drejtesine dhe miqesine, njeh gjitheshka. Lumturi e madhe qe ne krye te shtetit kemi nje gjenial si ky. Ka te drejte Skrapari te mburret. Edhe gazetat e mirenjohura ne shkalle nderkombetare si ajo Koha Jone, Telegraf, dhe Puna, me falni 55..

  4. Tallja e madhe says:

    Tall trapin o Ilir Meta tall.
    Dhe vete fakti i kesaj eshte tallje.
    Me demek , karrantine e ti na del kudo.. karshillik.
    Qe do te thotë qe ti se rruan per neri dhe keta s’kane çfarë te bejne ose e kane bere ujdine.
    Dhe ne fund pas nje viti Shqiptaret qe do zihen perseri Sala, Rama apo Meta…
    Asgjë e re nga AL..
    Mjere ai vend dhe au popull per keta legena qe ka ne krye qe po e mbajne peng sa s’kane per te lene asgje publike dhe private sa ti çojne ne 5 duar..
    Zgjohuni Shqiptare..

  5. Ndermarrja Pastrim-gjelberim says:

    Pisheze gazmore. Me bregun atje tej. T’i zbardhi qerpiket. Debora e re.

  6. Traktori says:

    U bene te gjithe zanacinj.Procesonaria nuk eshte bakter.Flini kur te gedhijet pishat jane kethyer ne qymyr.

  7. Neri says:

    Ky demtues nuk eshte i tanishem por i mocem.Ne masivet e medhe eshte sperkatur dhe me helikopter por tani iku koha:duhen lek per helikopterin,preparatin,fuqin puntore dhe per njecikes korupsion.Meqe e ke pare me sy po deshe sponsorizo sek nuk u be qameti.Nuk eshte perhapur vetem ne jug dhe juglindje por ne gjithe teritorin e Shqiperise

  8. Xhulio says:

    E po te talle bythen ky me miletin eshte kuja. Ky pler pasi shkaterroj tomorrin, malin me mermer, duke e vjedhur dhe pasuruar me pasuri kombetare, sot qan hallin e pishave. Mereni mer ket bastard dhe mbyteni ise vareni aty ku ky qan hallin se po shkaterrohen pyjet apo malet. O plere qe mallikimet ne rradhe te pare shkojne per ramen qevte beri president, o henkshit mutin tuaj te dy bashke dhe ju zente haka e popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje