Nënë Engjëllushja është një pacientet e cila ka fituar betejën me koronavirusin. Në një video të postuar nga kryeministri Edi Rama ajo shprehet shumë e lumtur që më në fund ja ka dalë të fitojë këtë betejë.
Pacientja e shëruar ng akoronavirusi shprehet shumë e emocionuar dhe falënderon mjekët për punën e bërë.
“Kam qenë në gjendje shumë të rëndë, me temperaturë të lartë, me kollë dhe mezi merrja frymë. Falenderoj të gjithë mjekët dhe infermierët.
Tmerrohem kur e mendoj, kam pas dhe burrin, i cili vuante nga diabeti, tensioni dhe është me dializë por fatmirësisht ai ka dalë prej dy ditësh.
Jam shumë e lumtur tashmë që falë punëssë mjekëve e kalova këtë. Tashmë jashtë më presin dy çunat dhe burri”, shprehet nënë Engjëllushja.