Këtë verë, do të duhet të qëndrojmë 3 metra larg njëri-tjetrit në det, ndërsa çadrat në rërë do të jenë 3,5 metra larg njëra-tjetrës. Kështu është përcaktuar në draft-protokollin e përbashkët të Ministrisë së Turizmit dhe asaj të Shëndetësisë, që propozon masat që duhet të merren nga operatorët turistik për sezonin veror.
Në draft përcaktohet se ky protokoll do të hyjë në fuqi nëse shfuqizohet gjendja e emergjencës, e cila deri tani përfundon më 23 qershor.
Në draft-protokoll përcaktohet gjithashtu distanca prej 1 metër qe pasagjerët duhet të mbajnë në autobusë dhe furgona kur udhëtojnë me mjete të përbashkëta.
Ndërsa në hyrje të çdo hoteli apo shtëpie pushimi duhet të matet temperatura e vizitorëve, në mënyrë automatike ose përmes një personi të caktuar për këtë detyrë.
Shërbimi bufe nëpër hotele nuk do të lejohet, sipas këtij draft-protokolli, pasi klientët do të duhet të shërbehen në çdo rast nga personeli i restorantit, sigurisht duke përdorur maska dhe doreza
Në draft-protokoll përcaktohet mbyllja e të gjitha këndeve për fëmijët brenda hoteleve dhe shtëpive të pushimit, si edhe aktivitetet sportive, kulturore, koncerte apo organizime të tjera të ngjashme.
Çadrat e plazhit do të duhet të vendosen minimumi 3 metra larg bregut të detit për të bërë të mundur lëvizjen e lirë të pushuesve, ndërsa për çdo 100 çadra kërkohet të ketë në dispozicion të pushuesve një dush me ujë të ëmbël.
Un them ?
Po mir zotnia juej me meter ne dor !
1 ) Kush do ja lyeej njeri – tjetrin me vaj ?
2 ) Nji ditanc tille , ne momenti qe ti do t’i shprehesh dicka intime te dashures ,gruas ,nji mikeshe psh : “oh sa te shkojne kto Bikini ose tu e komplimetu kur te kalon pran e tund pak ato forma ,e ti i lshon nji “mos me cmend amore”
— etj , ne ate distance te degjon gjithe Plazhi hej ! ?
Pra do rrime si memece ne plazh !
3m – distanc ne rere ,
po brenda e det ?
sa duhet ti afrohemi ?
–
Cfar eshte pastaj me ata qe shesin Akullore -dardha- rrush -qif -pjeshke ,
anes Detit me ose pa gomare ,varet nga Plazzhi ,
si i bohet ?
Pra larg cdo humori qe mundet te zbulojmee nga kjo distance
3-metroshi ne Plazhe eshte shume problemattike
dhe duhet te diskutohet e kerkuar rregulla qe na frojne me te dashurat
jo t’na mbajne ne distance .
— .p
pazesco no !
Qeveria sillet sikur njerzit kane dy dite ne radhe per te shkuar ne hotelet e bregdetit
Askush nuk shkon asgjekundi pa ju garantuar siguria shendetsore
Prandaj qeveria duhet te lutet qe njerzit te shkojne qe te levize ekonomia jo te sillet sikur ka vaksinen ne xhep
Nje meter ne autobus,tre metra ne uje hahahaaa ndersa dihet qe uji i kripur virusi nuk mbijeton