PD: Veliaj do të heqë të gjitha parkimet publike në “Myslim Shyri”, do të ndërtojë korsi për biçikletat

2 Maj 2020, 14:42Sociale TEMA
PD: Veliaj do të heqë të gjitha parkimet publike në

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka deklaruar së fundmi se Erion Veliaj po shkel sërish ligjin, pasi do të ndërtojë një korsi biçikletash me gjatësi 1000 metra në të gjithë rrugën Myslym Shyri, duke hequr kështu të gjtha vendparkimet publike të automjeteve.

“Referuar nenit 52, pika 2 të Rregullores së Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë është detyrimi i Bashkisë Tiranë të siguroj vendparkimet publike në hapesirat e caktuara për banorët e zonës dhe bizneset, konkretisht 1 banorë duhet të ketë të garantuar minimum hapësiren 6 m2 parking dhe një objekt biznesi duhet ti garantohet hapësira prej 12 m2.”, shkruan ndër të tjera Zhupa.

Ajo thekson se ky vendim i Veliajt do të dëmtojë edhe bizneset në këtë rrugë, pasi klientët me makinë nuk do të kenë mundësi ku të parkojnë.

Reagimi i plotë:

Veliaj shkel ligjin, bën projekt korsi biçikletash në shkelje të Planit Urbanistik të Tiranës, duke dëmtuar rëndë bizneset dhe qytetaret e rrugës Myslym Shyri!

Bashkia Tiranë ka vendosur të ndërtoj korsi biçikletash me gjatësi 1000 metra në të gjithë rrugën Myslym Shyri duke hequr kështu të gjtha vendparkimet publike të automjeteve në anë të kësaj rrugë, rreth 160 të tilla që ishin aty. Këto vendparkime i kanë shërbyer prej shumë vitesh bizneseve të zonës dhe banorëve.

Referuar nenit 52, pika 2 të Rregullores së Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë është detyrimi i Bashkisë Tiranë të siguroj vendparkimet publike në hapesirat e caktuara për banorët e zonës dhe bizneset, konkretisht 1 banorë duhet të ketë të garantuar minimum hapësiren 6 m2 parking dhe një objekt biznesi duhet ti garantohet hapësira prej 12 m2.

Është e papranueshme, jo ligjore edhe shumë e demshme për bizneset e asaj rruge, heqja totale e mundësisë së ndalimit dhe parkimit të makinave. Rreth 250 biznese zhvillojnë aktivitetin e tyre tregtar në këtë rrugë dhe e kanë të domosdoshme të kenë vendparkimet e atutomjeteve pranë rrugës për të realizuar furnizimet per nevojat e dyqaneve të tyre dhe parkimin e klienteve për të bërë blerje ne keto dyqane. Në këtë kohe krize ekonomike nga Covid 19, Veliaj i vetmi kryebashkiak qe gjen menyren si t’ja u veshtiresoj me shume punen dhe mundesite per biznes, qytetareve të tij.

Foto të publikuara nga Ina Zhupa. 

14 komente në “PD: Veliaj do të heqë të gjitha parkimet publike në “Myslim Shyri”, do të ndërtojë korsi për biçikletat”

  1. ilirberisha says:

    Po moj buce ,normal qe duhet prioriteit bicikletat se makinat.Qelbesire e keqe ,cdo gje te mire qe ben bashkia e quani te keqe.Bej sa te mundesh rruge per bicikletat si ne te gjithe boten.Leri qente te lehin se skane pune tjeter ata.

  2. Tutu says:

    Po te beje me te vertete nuk eshte per tu share…

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Makina anash biznesit te sjell ndotjen, zhurmen, vendin me ore te tera te zene.. Por ju te PD-se jeni mesuar tani. Zbritet nga mali me gomar dhe hypet direkte ne makine pa e dit me I dhon bicikletes. E keni qejf zhulin, zhurmen dhe te thyeni rregullat. Qe te dukeni edhe buken shkoni e blini me makine..

  4. Zhupi says:

    Ky lloj qarkullimi rrugor eshte ne te gjithe boten e moderuar oj idiote!Ju te PD mbase s’keni ku lini karocatper mitingje ndaj doni me çdo kusht vend per parkim ne rruge e papare kjo ne rruget kryesore te Metropoleve!Apo ke ndonje biznes ti ne kete rruge e nuk ke ku parkon taqinen!
    Kur skeni per tu gdhendur Ju te Partise Dallkauke se mendoni qe edhe trotuaret duhet lene ne dispozicionin tuaj qe neser ti privatizoni!

  5. Taku says:

    Giditje e paster e biznesit ne MShyri. Duan ta cojme tek qendrat qe po ndertojne…

  6. gim says:

    o Erion veliaj o qelbesire. Der tani je i vetmi kryetar bashkie qe ben pune kot, xhiron bosh. A thua ti se ska nevoje tirana per pune te tjera. Hiq kabllot nga pemet, bej fasadat e qelbura te pallateve, bashkejetesen e qytetareve se po vritemi per ujin e luleve, rregullo sistemin e adresave, etj etj etj. Ke 2 vjet qe hap nje vrime e mbyll nje vrime, rregullon trotuare qe mire ishin, rregullon parkun rinia qe mire ishte, i ke ndru plastikat e korsive te bilikletave 40 here, qe mire ishin dhe ato etj etj, ben pune bosh. Or shok nuk jemi ne Stocholm ketu qe do besh dhe pune bosh se ske cben, ktu jemi ne nje WC masive ku duhet te besh ndryshime radikale jo te xhirosh leket bosh. Idiot, te kam dhene voten, votova dhe ne qershor qe u befsha lemsh u befsha e u befs lemsh edhe ti kokrra debilit

  7. Afa says:

    E cfare te keqe ka ketu???? Cte keqe ka me shum bicikleta dhe me pak makina???? Te hoqen vendin e parkimit tek shpia ty?? Apo te hoqen vendin e parkimit per biznesin personal dhe del e ankohesh?? Opozita e vetme ne bote qe kundershton ndertimin e rrugve per bicikleta. Cfare injorantesh qe jeni.

  8. bk says:

    Kjo qe po behet me korsite e bicikletave eshte e papare si nga ana estetike ku eshte gjetur zgjidhja me idiote me gardhe, ashtu edhe per sa i perket qarkullimit te makinave ne qytet. Bashkia nuk ka bere asgje per te lehtesuar qarkullimin e makinave, perkundrazi. Ne disa nyje problematike si te 21 dhjetori, Selvia, Zogu i Zi etj qarkullimi sa vjen e po rendohet pafund. Bilé ne disa kryqezime si te Selvia jane vendosur edhe stacionet e autobuzeve nga te dy krahet mu ne kryqezim. Palé pastaj qe lyhet asfalti me boje te kuqe. Edhe sikur bashkia te kete aq shume leke sa nuk di ku t’i çoje, kjo nuk behet.

  9. Arbeni says:

    Nuk jam dakortë me Zhupën, si e shtron ajo çështjen,por në fillim duhet të rregullohen trotuaret e rrugës M.Shyrri, të cilat janë shumë problematike. Kanë nevojë urgjente për t’i zëvendësuar me pllaka siç janë ato të rrugëve të tjera. Kujtoj, që kjo rrugë është edhe rruga kryesore e Tiranës dhe duhet të ishte më e bukura në çdo aspekt.

  10. Pedro i ri says:

    Bashkia duhet te beje korsi biçikletash por edhe te kujdeset per mire funksionimin e tyre. Shume korsi sherbejnr si gjysem parkingu duke ja veshtiresuar punen perdoruesve

  11. Edlira says:

    E ku ti cojme makinat ne banoret e Myslym Shyrit o zoteri?!?
    Nuk kemi vila ne Surrel dhe as garazh ne pallate, qe u befshit lemsh,u befshit!

    Parkun Rinia na e shkaterrove…tani edhe parkimet po na i heq!!
    ?????

  12. Oketo says:

    Kësaj here jam dakord me PD !
    60 -70 djathtas Rr.Myslym Shyri buzë Lanës ka korsi për biçikleta, po kështu edhe majtas nga rr. Kavajës ka korsi për biçikleta!! Pse duhet edhe një tjetër në mes të tyre !! E.Veliaj ka hequr me mijëra vende parkimi për automjetet duke vështirësuar në maksimum qytetarët!! E gjithë kjo për një numër të pakët biçikletash! Simpatizantë të partive nga të dy krahët mos reagoni duke sharë ! Ky vendim i Bashkisë është kundër interesave të shumicës së qytetarëve!

  13. leta says:

    Kjo zedhensja e partise se Debilave eshte e shqetesuar se ka problem shpesh me shalen e piçikletes,andaj nuk e duron dot kete korsi!Lali Eri i tha provoje nje here e pasketaj do te ngelesh e kenaqur!Ajo iu pergjigj:E kam provuar disa here dhe ajo eshte e mire kur je me leje po jo te shkosh ne pune se te provokon!
    Po ne ne pune shkojme perdite mi goce iu pergjigj Lali Eri dhe nuk na ka provokuar gje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje