Nga hapja e taksive, tek lokalet: Tri javët që rikthejnë normalitetin në Shqipëri

2 Maj 2020, 08:59Sociale TEMA

Plani trejavor i hapjes graduale të miratuar nga Qeveria fillon më 4 maj, ashtu siç është paralajmëruar me zgjerimin e hartës të atyre që quhen si “zona të gjelbëra”, banorët e të cilëve nuk kanë nevojë për autorizim për të lëvizur qoftë si këmbësor, qoftë me automjete brenda orarit zyrtar të lëvizjes.

Po prej të hënës do të rihapet shërbimi taksi nga njëri qytet në tjetrin, por me kushtin e vetëm dy pasagjerëve, që duhet të jenë anëtarë të një familjeje. Ndërkohë, të riatdhesuarit që hyjnë në Shqipëri nga ato që konsiderohen zona të kuqe Covid-19 do të vetëkarantinohen në banesat e tyre.

Një javë më vonë, pra më 11 maj është përshkallëzimi tjetër i lehtësive, që përfshin hapjen e bizneseve si parukieri, berberë, klinika dentare dhe dyqane në zonat tregtare. Veç kësaj hiqet edhe kërkesa për autorizim për lëvizje me automjete brenda qarkut nga ora 05:00 deri në orën 17:00. Të gjithë të riatdhesuarit pas datës 11 majit duhet të vetëkarantinohen në shtëpi.

Më 18 maj do të hapen baret dhe restorantet, me kusht që të shfrytëzojnë vetëm mjediset e jashtme dhe duke respektuar strikt protokollin e higjieno-sanitar dhe të distancimit fizik të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë. Çdo shërbim brenda ambienteve të bareve, apo restornateve është i ndaluar rreptësisht.

Ndërkohë, pas kësaj date do të shtohen fluturimet e riatdhesimit dhe të gjithë të riatdhesuarit duhet të vetëkarantinohen në shtëpitë e tyre.

Sa u takon aktiviteteve kulturore dhe artistike ato do të vazhdojnë që të jenë të ndaluara edhe pas 18 majit, ndërsa ndalohet edhe grumbullimi i më shumë se pesë personave në mjedise publike, qofshin të hapura, qofshin të mbyllura.

2 komente në “Nga hapja e taksive, tek lokalet: Tri javët që rikthejnë normalitetin në Shqipëri”

  1. pensionist i vetmuar says:

    Jam pensionist i vetmuar.
    Prej me se 60 dite qendroj i vetekufizuar ne
    nje zone te gjelbert ne ORIKUM,Vlore.
    Ndihem me i rrezikuar “Te udhetoj me taksi
    (Vlore-Tirane) e me i sigurte i vetem me makinen
    time.

  2. Vk says:

    Po, femije te dashur, shkoni flini ne 17:30 se del korona

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje