Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 9 raste të reja me Covid 19 duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 782.
Ndërkaq në njoftimin e saj Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se 4 punonjës të një fasonerie në Tiranë kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.
Kësisoj bëhet me dije se fasoneria është mbyllur pasi janë bërë kontrolle nga ISHSH.
“4 persona me COVID-19 që kanë punuar në fasoneri në Tiranë.
ISHSH ka bërë kontrolle dhe është mbyllur një fasoneri në Tiranë. Në Krujë 4 raste, që kanë lidhje me fasoneritë e këtij qyteti”, njofton ministria.