Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dha lajmin e mirë për të gjithë ato familje që kanë pësuar dëme nga tërmeti.
I pyetur nga Lorenc Vangjeli në “JAVA në RTSH”, Veliaj theksoi se gara hapet javën tjetër për shtëpitë dhe deri vitin tjetër ne do kemi kompletuar 870 shtëpi individuale për zonën e fshatit, ndërkohë që me shpejtësi do të ecë puna edhe për lagjet e reja.
“Pandemisë disa procese juridike sicc është noterizimi nuk kanë qenë të hapura; tani që noterët janë hapur, gara hapet javën tjetër për shtëpitë dhe deri vitin tjetër ne do kemi kompletuar 870 shtëpi individuale për zonën e fshatit.
Ndërkohë ne prezantojmë javën që vjen me kryeministrin planin për 5 Majin, që është fundi, nga Medreseja shkon poshtë te Bregu I Lumit ku ka një pronë të madhe Bashkia që do e vërë në dispozicion të kësaj lagjeje, Autotraktorët dhe Kombinatin.
Pra, do kemi një mundësi të ecim shumë shpejt”, theksoi Veliaj.
Eh mor Lalkë…
Dmth ju desh afer nje vit që te beni dhe finalizoni ne leter se cfare dhe ku…
Që i bie realizimi i projektit dhe minimum 3 te tjere.
Qe kuptohet asnjehere nuk mbarojne 100% do shkoj 7…
Dhe si gjithmonë del Erioni ( që se kuptoj pse e theret veten, qe ta therrasin te tjeret LALI).
Dhe behet zedhenesi i qeverise..
Ne vdo dalje te dij..
Kryeministri
I,e, të, së Kryeministrit
Kryeninistrit
Kryeministrin
Prej Kryeministrit
O shok, fol per bashkinë ti, jo per qeverine..
Hajde çer hajde,
Shko mbaji dhe ndonjë gjë tjetër kryeministrit …