COVID-19 në Shqipëri ka hyrë në janar? Mjekët e QSUT publikojnë imazhe të pranisë së virusit

1 Maj 2020, 19:46Sociale TEMA

COVID-19 ka hyrë në Shqipëri që në janar, dy muaj para zbulimit të rasteve zero. Kjo tezë e hedhur nga kirurgu Gëzim Xhepa është mbështetur me fakte nga imazheristët e QSUT.

Përmes një postimi në profilin e tij, mjeku Xhepa publikon imazhe të mushkërive të pacientëve të sëmurë në periudhën janar-shkurt, atëherë të diagnostikuar me pneumoni, por që sot kanë të njëjtën fizionomi, mushkëritë e prekura nga COVID-19.

“Kam tre javë që i kërkoj departamentit të Imazherisë të fillojë hulumtimin e imazheve pulmonare të epidemisë janar-shkurt 2020! Sot, falë mikut dhe kolegut tim të nderuar Dr. Renato Osmenaj, imazheristit që ishte i pari, që javën e parë pas zbulimit të të ashtuquajturit rast 0, identifikoi fizionominë dhe identitetin imazherik pulmonar të COVID-19 dhe potencën e ekzaminimit CT ndër ekzaminimet e skemës bazë për diagnostikim dhe përcaktim prognose. Mu ofruan imazhe të pakundërshtueshme të prezencës së COVID-19 në datat 15-20 janar, në disa raste në Infektiv”, shkruan mjeku.

Burime për A2 bëjnë të ditur se edhe në spitalin e Durrësit se 11 pacientë në periudhën janar-shkurt, janë diagnostikuar me pneumoni atipike, por sot fotografitë pulmonare janë identike me pamjen e një mushkërie të prekur nga COVID-19.

Mjekët pritet të analizojnë të tjera të dhëna te pacientët që në periudhën janar-shkurt janë trajtuar si të prekur nga gripi Ah1n1 dhe komplikacionet që shkaktonte ai. Ndërsa mjeku Gëzim Xhepa, vijon postimin e tij duke thënë se piku i epidemisë së koronavirusit në Shqipëri ka kaluar para vendosjes së karantinës, ndaj propozon hapjen, por me një sjellje të re të shoqërisë, atë të distancimit fizik.

“Tani i takon Komitetit Teknik të marrë seriozisht këto fakte, për përcaktimin e një strategjie të qartë dhe të shpejtë zhbllokuese, për kalimin nga izolimi në distancim, duke kthyer në normalitet brenda një edukate distancimi jetën sociale, ekonomike dhe shëndetësore në vend”.

Epidemiologët, deri tani, mbështesin idenë se gripi i stinës AH1N1, ishte më agresiv se një vit më parë. Ndërkohë, shifrat zyrtare të buletinit të gripit deri në fillim të marsit, flasin se për këtë dimër u prekën nga AH1N1, 25% më shumë persona se një vit më parë.

Rreth 1 mijë të prekur u shtruan në spital me komplikacione nga gripi, ku 20% e tyre përfunduan në terapi intensive apo intubim. Zyrtarisht, 4 persona kanë humbur jetën nga A1N1 këtë vit, ndërsa analiza e parë për COVID-19 është kryer më 31 janar dhe ka rezultuar negative.

5 komente në “COVID-19 në Shqipëri ka hyrë në janar? Mjekët e QSUT publikojnë imazhe të pranisë së virusit”

  1. Santa Quaranta says:

    Bashkohem me mendimin! Nje grua ne moshe erdhi nga Italia ne Janar dhe pas 10 ditesh vdiq ne Shqiperi!! Mjeket qe lexuan skanerin deklaruan se: “Gripi i kishte ngrene mushkerite”!!

  2. Olimpia says:

    Cfare idiotizmi profesional ne sherbim te Berishes.Ne se piku ishte ne Janar ..shkurt…sì ka mundesi qe pati vetem kater vdekje,te cilat Jane normale per numerin e madh te infektimit nga gripi stinor ???.. Dhe ne se ishte ky pik,pa asnje karantine,sì ka mundesi qe nuk u infektuan disa dhjetra mije….. Ne Itali menjehere pas ndeshjes se futbollit ne Milano te Bergamos,pati nje rritje vertikale te infektimit i cili vazhdon akoma ..Italia ,me struttura ultramoderne e zbuloi rastin e pare ne 23 shkurt dhe brenda javes pati nje rritje me mijra njerez….Sipas ketyre mjekeve…shqiptaret jane supermene qe nuk u infektuan pa karantine,sidoms me kulturen,kafenete ku edhe me i varferi shkon dy here ne dite….
    Ka nje menyre shume te thjeshte per ta verifikuar o Xhepa,beni testin e antikorpeve personave qe kane kaluar gripin ne Janar shkurt…ne se kane antikorpe kunder Kovid 19 keni te drejte ,ne te kunderten dorezoni diplomat che merrni teseren e PD.. Jo…besoj se e keni…

  3. Nurije says:

    Mund te jete shume e vertete.
    Une punoj ne nje spital universitar ne kryeqytetin e nje vendi europian dhe nje kolege ka kaluar polmonit atipik me imazh te mushkerive identik si imazhi i nje mushkerie e prekur nga kovid-19. Nuk e kuptuan as ketu nga se ishte shkaktuar. Kolegja eshte shume mire dhe se bashku u sherbejme pacienteve te prekur nga kovid-19. Nuk mendoj se keto konstatime ndryshojne realitetin e kesaj situate mbare boterore.

  4. Mjeku qe me kohe i ka bere mutin Mjekesise Shqiptare says:

    Ja edhe injoranca shqiptare ngriti koke perseri. Ne Imazheri (radiografine apo skanerin e mushkerive qe jane te dyja rreze X, apo Röntgen) nuk del COVID-19, por pasojat e tij qe jane midis te tjerash edhe ato te nje pneumonie qe mbivendoset pasi Corona ka bere pershesh ne trup. Mos i ngarkoni njerezit kot me rreze sepse edhe ajo doze nga CT-Scan u duhet. Ne asnje vend te botes, edhe ketej nga Perendimi ku pastrojme pjatat e restoranteve ne mjeket e ardhur nga Shqiperia (apo mbase jo) dhe qe e kane si buka me djathe Skanerin, nuk e perdor njeri per te vendosur diagnozen e COVID-19. Turp qe i thone vetes mjeke, ta marrin diplomen dhe ta varin ne WC publike qe prishi shpellar Saliu. Nese e bejne per arsye politike apo perfitimi financiar nuk e di, por arsye mjekesore nuk ka. Ky Renato Osmenaj me duket se eshte edhe kontigjent i policise dhe prokurorise, po te kerkoni me thelle do e shihni qe ka goxha CV te pasur. Sa per Gezim Xhepen, e njohin kush eshte dhe nuk po shkoj me tutje.

  5. Xhaxhi dok says:

    Pirdh se shfryhesh i thone ketij muhabeti. Ne rast sd mer per baze nje ordiner si Renato Osmenaj qe u be doktor sepse ishte militant i PD ne fillim te viteve ‘90, mjere ne ku jemi katandisur. COVID edhe mund te kete qarkulluar qe ne janar por kjo nuk ndryshon asgje ne situaten e sotme dhe aq me teper nuk zvogelon meriten e marjes se masave shume shpejt ne Shqiperi, qe perkthehet sot me numrin e vogel te te semureve dhe viktimave nga COVID

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje