Aleksandër Meksi: Shitja e banesave stok, shtysë për rindërtimin, plus për turizmin

2 Maj 2020, 13:19Sociale TEMA

Ish-kryeministri Aleksandër Meksi thotë se shitja e banesave stok do të ndikonte pozitivisht në procesin e rindërtimit.

Në një intervistë në emisionin “Në Fokus”, në TvT, Meksi tha se numri i madh i banesave stok në Shqipëri ka krijuar njëfarë ngërçi, të cilit shteti duhet t’i japë zgjidhje.

“Ndërkohë që mijëra njerëz janë pa shtëpi dhe nuk blihet stoku i banesave, që do të ishte një input për firmat e ndërtimit që mund të ndërhyjnë.

Ne e kemi tepruar me numrin e banesave që ndërtohen dhe nuk përdoren dhe i takon shtetit të gjejë një mënyrë për t’i përdorur”, tha ai.

Mosnisja e procesit të rindërtimit, sipas ish-kryeministrit do të ketë kosto edhe për turizmin, i cili nuk ka marrë nga shteti mbështetjen e nevojshme.

“Turizmi është një komponent i madh. Nëse duam që ai të zhvillohet, si turizmi lokal dhe ai mbarëshqiptar, duhej të ishte marrë në konsideratë.

Nuk di të jetë hedhur nga shteti ndonjë ndihmë që kompanitë turistike të jenë në gatishmëri që territoret ku veprojnë ato të jenë në gatishmëri.

Marrim p.sh. ujërat e zeza në Golem. Ne nuk po shohim që ndonjë nga banesat e rrënuara nga tërmeti të ngrihet.

Nuk vjen një i huaj kur sheh pallate të rrënuara. Nuk ka filluar punë reale me to”, tha ai.

5 komente në “Aleksandër Meksi: Shitja e banesave stok, shtysë për rindërtimin, plus për turizmin”

  1. Adam says:

    Eh more komunist si mund qe taksat e popullit ti vije ne ndihme pastrimit te parave te sigurimit te shtetit

  2. Rrumpalla says:

    Shpresoj që ti kesh sinqerisht këshillat, sepse në Shqipëri kam parë që një kryeministër vjen nga hiçi dhe bëhet biznesmen ndërtimi bashkë ortak me ish ministrin e brendshëm. Shpresoj që stë kanë ngelur stok ty ato pallate. Ti mund të jesh njeri i mirë dhe i ke pa hile këshillat, por për mua ti je tipik i drejtuesit që ëndërronte sali kërma, sepse sali kërma drejtonte me dosje, të natyrës gëlltit diku një lug çorbë të prishur dhe e vjell për tërë jetën. Sali kërma të la ta gëlltitësh çorbën dhe tall bythën me ty tërë jetën.

  3. Fredi says:

    Po mor bythe e zgjuar, paske pallate pa shitur zotrote e dashke ti heqesh qafe e te fitosh lek me taksat tona.
    Kush ka ndertuar si idiot dhe i ka mbetur pa shitur le ti fusi ne bythe; kur s’ke mend keshtu eshte.

    Harroje ti dhe bythqirat e tjere ndertues qe te kapni bingon me leket e shtetit!

  4. Mahmut shqiptari says:

    Ik o xhaxhi se te pam ty sa bere ne kohen tende.

  5. Konica Usa says:

    Nuk jam i qarte,kur vendos diktatura e Saliut 92-97,Meksi si kryeminister ishte i te njejtit mendim,apo ishte kunder dhe nuk ja mbajti te fliste?! A ka kush te na e sqaroj kete pune,qofte dhe vete z.Meksi,per te patur nje ide me te qarte per figuren e tij si kryeministri i pare post diktatur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje