Drejtoresha shqiptare e një klinike kërkimi në Teksas: Rezultatet që po jep “Remdesivir” tek të sëmurët me COVID-19

2 Maj 2020, 13:42Sociale TEMA

Rubika Muzina, drejtoresha e një klinike kërkimi në Teksas deklaroi se ditën e djeshme në këtë shtet nisi faza e hapjes nga karantinë, ndërkohë që bizneseve iu duhet të respektojnë kushtet e vendosura nga autoritetet.

Në një lidhje skype për ‘News 24’ Muzina tha se mes bizneseve që hapen janë dhe baret dhe restorantet, të cilët ofrojnë shërbim, në kushte të reja.

“Dje nisi faza e hapjes nga karantina të Teksasit. Në Teksas janë hapur disa biznese, por me rregulla të reja. Duke nisur dhe nga restorante dhe baret. Dreka, darka të vjen në formën e një vaskete që i merr me vete. Është situatë e re që do të vazhdoje për një kohë të gjatë. Është vendosur që në Teksas të hapen edhe kinematë, rreth 25 % e tyre. Por me masa të reja.”, pohoi ajo.

Mes të tjerash Muzina tha se medikamenti që është miratuar tashmë nga autoritetet shëndetësore që të përdoret tek të sëmurët me COVID-19, “Remdesivir” po jep efektet e tij pozitive.

“Ne shohim një ulje konstante të rasteve të reja, jo rritje të kurbës. Ne gjithmonë ecim në bazë të platformave të protokolleve dhe studimet tona zgjasin 3-4 vjet. Efikas po tregon mjekimi me ilaçin anti-Ebola të quajtur “Remdesivir”. Virusi shkon në trupin e personit, dhe Remdesivir është i ngjashëm me virusin dhe vepron ndaj tij. Ai është medikamenti që po përdoret.”, tha Mezina. BW

1 komente në “Drejtoresha shqiptare e një klinike kërkimi në Teksas: Rezultatet që po jep “Remdesivir” tek të sëmurët me COVID-19”

  1. L says:

    Ku i gjeni, more zot, keto punonjese laboratori qe na i shisni per drejtuese. Ku e keni emrin e klinikes? Çfare klinike eshte? Cfare formimi ka kjo? Shefe kuadri? Magaziniere? Pse nuk ka asje ne emer te saj ne internet? Apo jeni katandis si ata mjeranet qe shisnin dge rraqet e shtepise. Kaq isiote i dini lexuedit ju sa te marrin per flori çdo mall kallp qe i shisni?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje