Pasioni përtej koronavirusit, komuniteti milanist shqiptar me gjetjen e bukur!

3 Maj 2020, 22:35Sport TEMA

Në kohë koronavirusi, kur futbolli ka mbyllur dyert dhe topi “ka ngrirë” në një vend, sigurisht që idetë inonative dhe rrjetet sociale janë ilaçi më i mirë për të mbushur ditët dhe për të mbajtur kontakt me këtë lojë të mrekullueshme.

Kështu, faqja e të gjithëve milansitëve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, Milan Club Albania, komuniteti kuqezi i njohur edhe nga klubi, ka organizuar këto ditë lidhje direkte me kolegë të ndryshëm gazetarë të besimit milanist.

Mes temave, sigurisht rinovime dhe merkato, teksa drejtori i RadioRssonera, Pietro Bolzano Prota, ka qenë në lidhje direkte me themeluesin e faqes që numëron mbi 300 mijë ndjekës, Elton Guranjaku.

Mes temave, rinovimi i Donnarummas, e ardhmja e Rebic dhe Thiago Silva. Pyetje të cilave drejtori i RadioRossonera iu përgjigj, teksa thuajse 4000 tifozë ndoqën bashkëbisedimin “live”.

“Donnarumma? Besoj se në fund do të qëndroje te Milan. Lojtari ja ka bërë të ditur dhe Raiolas dëshirën e tij edhe pse me Raiola është vështirë të negociosh për kontratat…”

“Rebic? Lojtari kërkon të qëndrojë dhe klubi është i kënaqur me kroatin, besoj se Milan do ti bëjë një oferte klubit gjerman për ta blerë përfundimisht sulmuesin..”

“Thiago Silva? Lojë e agjentit më shumë kur përmend kuqezinjtë, Thiago qëndron te PSG pasi ka një kontratë prej 12 milionë euro ne sezon atje..”.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje