Shërbimi taksi ndërqytetas nga nesër i lejuar, ja protokolli i masave higjieno-sanitare

3 Maj 2020, 14:57Sociale TEMA

Nga nesër në të gjithë vendin do të lejohet shërbimi tasksi ndërqytetas me dy anëtarë familjeje.

Në platformën e-Albania qytetarët gjejnë edhe protokollin e masave higjieno-sanitare që duhet zbatuar për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Personeli i punësuar duhet të përdorë në çdo moment dorezat mbrojtëse, të mbajë në çdo moment maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën. Maskat, higjienizuesi dhe dorezat sigurohen nga subjekti pronar.

Në automjet duhet të ofrohet produkti higjienizues i duarve për klientët dhe të kujdeset për rimbushjen e tyre. Përqindja e substancës aktive duhet të jetë minimalisht 60% alkool.

Klienti dezinfekton duart në hyrje dhe dalje nga automjeti. Klienti mban dorezat dhe maskën mbrojtëse çdo moment. Në asnjë rast nuk lejohet kontakti fizik pasagjer-shofer. Kollitja dhe teshtitja kryhen duke përdorur bërrylin apo letër hundësh. Letra hidhet menjëherë në një qese të veçantë.

Kondicioneri duhet të jetë fikur dhe ajrosja të jetë natyrale. Subjekti duhet të kryejë dezinfektim të automjetit dhe larje pas çdo turni, sidomos të dorezave të dyerve e sediljeve. Pas veprimeve me cash/karta krediti shoferi dezinfekton duart me higjienizues.

Subjekti duhet të afishojë listën e simptomave të COVID-19 sipas check-listës së miratuar. Subjekti duhet të afishojë detyrimin për vetëvlerësim të simptomave nga klientët dhe personeli i punësuar/adminstratori/personi fizik tregtar sipas formatit të miratuar ku përmendet përgjegjësia administrative apo penale për personin që nuk merr masat sipas detyrimeve ligjore dhe numri jeshil për denoncim.

3 komente në “Shërbimi taksi ndërqytetas nga nesër i lejuar, ja protokolli i masave higjieno-sanitare”

  1. ben says:

    Ky vend eshte i cmendur dhe kuptohet drejtohet nga 1 i cmendur.
    Sipas te semurve te rilindjes
    Qe te udhetosh nga 1 qytet ne tjetrin duhet te maresh taxi dhe jo me shume se 2 veta.
    Nese ke makinen tende dhe mund te levizesh nga 1 qytet ne tjetrin nuk mundesh.
    Duhet te hypesh ne taxi me 1 shofer te ekspozuar ndaj virusit , dhe ne nje ambient ku kane hypur me dhjetra te tjere por nuk mund te levizesh me pjestaret e familjes qe ri 24 ore.
    Nese keta nuk jane te cmendur dhe llum ,nuk e di si mund ti quash????
    Kishte te drejte Konica kur thoshte Shqiperi te kam dhjere nuk te kuptova nje here.

  2. elton says:

    Pash Zotin, a merr njeri taksi nga Tirana ne Shkoder ta zejm?

  3. Lani says:

    Eshte per ata qe e kane domosdoshmeri levizjen dhe per te demotivuar familjaret qe do te leviznin masivisht po te ishte e lejuar levizja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje