Çfarë u "harrua" në ditën e lirisë së medias, gazetari: Drama e Bardhok Lalës më rrënqeth, policë që e kafshonin me dhëmbë dhe SHIK-as të Gazidedes që e groposën të gjallë

4 Maj 2020, 09:33Politika TEMA

Gjatë punës sime shumëvjeçare në media më ka rastisur të shkruaj lajme e të realizoj kronika të shumta. Por, nga mendja nuk më shqitet intervista me gazetarin Bardhok Lala. Vetëm një herë e kam takuar, katër a pesë vite pas botimit të intervistës.

Në maj të vitit 2003, kryeredaktori i “Zëri i Popullit”, Erion Braçe më porosit të bëj të pamundurën dhe të intervistoj gazetarin Bardhok Lala. Banon në Lezhë, tha “shefi”, dhe po shpenzove shumë para me celularë apo për udhëtimin do t’i paguajë redaksia.

Pyeta fillimisht njerëz të njohur në Lezhë sesi mund të komunikoj me Bardhok Lalën. Dikush më tha se: “ai nuk është mirë që në majin e vitit 1996 dhe do ta keshë të vështirë të flasësh me të”. Një tjetër ma preu shkurt: “banon në fshat e  nuk shihet në qytet”.

Këmbëngula fort dhe një zyrtar i lartë i Policisë së qarkut më gjen numrin e celularit të gazetarit Bardhok Lala. Kur kujtoj rrëfimin e gazetarit Bardhok Lala drithërohem i tëri dhe në mendje më vijnë disa nga ngjarjet që më kanë ndodhur dhe mua, për shkak të profesionit.

Sapo e telefonova dhe iu prezantova, Bardhoku pranoi të flasë për gazetën e PS-së. Nga ana tjetër e telefonit vinte një zë i mekur dhe i butë. “Nuk kam aspak frikë të të tregoj dhe ju të publikoni atë çfarë më ka ndodhur në majin e vitit 1996”-tha gazetari pa iu dridhur zëri.

“Tani jam mirë me shëndet, por nuk mund të harroj ngjarjen e rëndë të 28 majit 1996. Atë ngjarje e kanë botuar të gjitha mediat. Unë i kam falenderuar dhe i falenderoj të gjithë kolegët që m’u gjendën pranë në ato momente kritike për jetën.

Departamenti i Shtetit Amerikan dhe Këshilli i Evropës kanë mbajtur një rezolutë për “Rastin Lala”. Ata, e vlerësuan rastin më kriminal në vendet e Evropës postkomuniste”. Pra, ndryshe nga shumë raste të tjera kur gazetarët janë dhunuar, “Rasti Lala” ishte ndërkombtarizuar. Dhe kjo nuk ishte pak.

Djali i lindur në Pukë, por me origjinë nga Mirdita, ka punuar afro tre vjet për gazetën e pavarur “Koha Jonë”. Më pastaj si shumë familje të trevës së veriut dhe familja Lala u vendos në Durrës. Prej këtu Bardhok Lala vijoi bashkëpunimin me gazetën e tij të preferuar.

“Tre-katër muaj para zgjedhjeve politike të majit 1996 kalova tek gazeta “Dita Informacion”, tregon Lala. Ishte një gazetë e përjavshme që më vonë u bë e përditshme. Ndihmoja dhe gazetën “Populli Po”. Ajo ishte në prag të falimentimit dhe kishte nevojë për ndihmë.

Unë, sqaron Bardhok Lala, kisha shumë probleme me njerëzit e politikës (atyre në pushtet), me Policinë, SHIK-un, etj. Kur punoja në Pukë, Mirditë, Kurbin e Lezhë vazhdimisht kisha prapa punonjës të SHIK-ut. Këtë e kisha konstatuar, por nuk kisha mënyrë për t’ju shmangur atyre”.

Vetëm 24 vjeç ishte gazetari që e ndiqnin këmba-këmbës vetëm për shkak të profesionit të tij. Pas mbërritjes në Tiranë ai ka menduar se nuk e njihnin dhe se nuk do të ndiqej për shkak të lajmeve që do të botonte. “Më 8 prill 1996, rrëfen gazetari, unë analizova deklaratën e Presidentit të asaj kohe, Sali Berisha se: “Nëse nuk do t’i fitojmë zgjedhjet politike të 26 majit 1996 do të jap dorëheqjen”.

Pas kësaj ai thotë se ka faktuar korrupsionin e asaj kohe dhe kontrabandën e naftës Shqipëri-Serbi”. Puna në gazetari dhe lidhjet me kolegë të tjerë e informojnë Bardhok Lalën se duhet të “siguronte kokën” se “kohë të vështira” dukeshin në horizont.

Në kujtesën e gazetarit të vendosur dhe kosekuent kanë mbetur përpjekjet e ish SHIK-ut për të rekrutuar sa më shumë njerëz, madje dhe politikanë dhe gazetarë të njohur. “Kërkohej rekrutimi i Frrok Çupit, Ndre Legisit, Arben Imamit, etj, tregon Bardhok Lala.

Ndre Legisin, SHIK-u dhe partia në pushtet kërkonin ta etiketonin si ish bashkëpunëtor të ish sigurimit të shtetit. Kjo nuk ishte aspak e vërtetë dhe 10 ditë para zgjedhjeve të 26 majit e sqarova me fakte se në Mirditë kishte disa persona me emrin dhe mbiemrin Ndre Legisi dhe Ndre Legisi që kandidonte për deputet nuk kishte qenë kurrë bashkëpunëtor i sigurimit famëkeq”.

Uniformat blu të Komisariatit 1 në Tiranë ishin bërë tmerri i qytetarëve. Këtë frikë e panik e përjetonte dhe gazetari nga trevat e Veriut të vendit. Më 26 maj ai kishte ndjekur konferencat e herëpashershme të ish kryetarit të PDSH-së, Dritan Shehu i cili deklaronte se fitorja e PD-së në këto zgjedhje do të ishte më e thellë se ajo e 22 marsit 1992.

Megjithëse ai ndiqte konferencat së bashku me kryeredaktorin, Apollon Baçe në njërën prej tyre merr guximin dhe e pyet liderin e partisë në pushtet: “Më 22 mars 1992 keni fituar 67 përqind, po sot mos do të fitoni 99 përqind”. Kaq është dashur që gazetari Bardhok Lala të “futet në rreth”.

Të nesërmen, pra me 27 maj 1996, kujton Lala, dolën vetëm dy gazeta. “Dita Informacion” hapet me lajmin: “PS sot në shesh”, ndërkohë “Albania” e asaj date doli në mbrojtje të PD-së. Duke sjellë në mendje ngjarjet e 28 majit në “Sheshin Skënderbej”, Bardhok Lala përsërit fjalët: “Unë atë ditë rilinda për së dyti”.

Në kujtimet e tij ai ruan: “Atë ditë u vesha më mirë nga ditët e tjera. Piva kafen e mëngjesit, kalova nga selia e PDK-së dhe vajta deri tek ajo e AD-së. Në mëngjes nuk kishte shumë njerëz. Ishte kohë e vërejtur dhe binte një shi i imët. Qëndrova tek shkallët ku ka qenë montuar shtatorja e diktatorit.

Rrija aty për të parë çfarë do të ndodhte në shesh. Dallova liderët e opozitës që bënin të pamundurën për t’u mbledhur në “Sheshin Skënderbej”. Nga godina e “Zërit” dalloja Halil Lalajn dhe disa kolegë të tij. Tek oborri i 15 katëshit ishin tubuar të tjera figura të njohura të opozitës së atëhershme. Sheshi ishte rrethuar me gardhe policësh. Ish bashkëshortja e Nanos, Rexhina, nuk lejohej nga policie të futej në selinë e PSSH-së”.

Vazhdimisht pranë gazetarit Lala ka qëndruar një burrë afro të 60-ave. Fillimisht gazetari ka menduar se ishte punonjës i SHIK-ut, por shpejt është bindur se ai ishte një gazetar amerikan dhe kishte njohje për Bardhok Lalën dhe dëshironte të mos i ndodhte gjë atij.

Sapo Lala dhe gazetari i SNN i janë afruar sheshit, një benz luksoz i ka ndaluar tek këmbët, për të nisur më pastaj kalvari i vuajtjeve e turturave çnjerëzore. “Kush jeni ju, e kanë pyetur 24 vjeçarin. Quhem Bardhok Lala, është përgjigjur ai. Dy nga agjentët e SHIK-ut dolën nga makina dhe forcërisht më futën brenda saj.

Njëri nga ata u largua dhe udhëtimi vazhdoi me shoferin e makinës dhe njërin nga SHIK-asit. E pashë veten në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Më regjistruan. Në katin e parë të godinës më ulën në një karrike. Isha mjaft i tronditur. Dalloja dhe punonjës policie që dridheshin e nuk kuptonin çfarë do të ngjante më vonë. M’u desh një shkrepëse dhe një polic trupmadh ma dha tinëz atë.

Brenda një gjysëm ore më shumë se 40 vetë mbushën qelitë e policisë. Korridori u mbush me gjak sikur të ishte një thertore bagëtish. Në këto momente frika m’u shtua. Pyesja veten: Po me njerëzit në “Sheshin Skënderbej” çfarë po ndodhte? Të gjitha materialet e punës m’i konfiskuan.

Rreth orës 10.30 dalloj 6 persona civilë që sollën një njeri dhe e hodhën si thes mielli. E mbajtën për pak kohë në katin e dytë dhe më pastaj e hodhën në katin e parë, pikërisht pranë këmbëve të mija. U trondita akoma më shumë. Kujtova se do të jetë i vdekur dhe do t’ma faturonin mua.

Me shumë kujdes dhe pa rënë në sy e rrutullova dhe dallova se ishte Arben Imami. Dy dhëmbë i ishin thyer dhe ishte gjakosur keq. Prisha 2-3 cigare dhe u përpoqa t’i ndaloja gjakun, por ishte e pamundur. Pas afro çerek ore u përmend dhe thoshte: Do t’na vrasin. Mos ki frikë i thoshja, tregon Bardhok Lala atë ditë të zezë. I thanë të dilte jashtë por nuk pranonte. Kërkonte një dokument se ishte rrahur nga policia.

Ora vajti 11.30 dhe sytë e mi u mbushën me lot. Dil jashtë më thanë. Më vinte inat pse ma bënë kështu! Kërkova materialet e punës, çantën, diktofonin, kartën e gazetarit dhe mjetet e tjera. Por përgjigja ishte: Ik more djalë, ti nuk di ku ke kokën!

Në oborrin e Drejtorisë së policisë një nënë nga Vlora me shihte me dhimbje pse unë një djalë 24 vjeçar qaja. Sapo dola në rrugë, 5-6 persona që sollën Imamin në polici m’u hodhën në qafë si bisha. Forcërisht më hipën në një makinë. Në vendin e parë qëndronte një burrë rreth të 50-ave. 4 persona të tjerë më kishin ulur tek këmbët e tyre dhe më qëllonin pa pushim. Më kafshonin dhe me dhëmbë. Më torturuan keq.

Ai që qëndronte në vendin e parë urdhëroi: “Tek kopshti botanik!.” Kur makina i është drejtuar kodrave të Liqenit, Lala ka menduar se rojet e Presidencës nuk do ta lejonin atë të lëvizte në “territorin” e saj. Por askush nuk është bërë i gjallë për ta ndalur atë.

Shumë shpejt makina ka përfunduar matanë Liqenit, tek disa shtëpi private. Atje Bardhok Lala ka parë tmerrin me sytë e tij. “Ishte hapur një gropë e madhe, tamam si varr masiv, tregon duke iu dridhur zëri, gazetari i maltrajtuar. Më futën me forcë në gropë dhe të gjithë së bashku më godisnin papushim.

Ai që kishte trupin më të madh me godiste më shumë. Madje gjuajti dhe me pistoletë mbi kokën time. Pyetjet që më drejtonin ishin qesharake: “Ju jeni agjent i sigurimit jugosllav, grek, të duam bashkëpunëtor, etj”. E kuptova se nuk kisha asnjë rrugë shpëtimi, o duhet të vdisja ose duhet të pranoja “kushtet e vëna nga punonjësit e SHIK-ut”.

“Çdo datë 8 e 16, të çdo muaj do të paraqitesh pranë nesh për të informuar për çfarë ne do të kërkojmë”. Pranova kushin e vënë, paçka se unë kurrë nuk u paraqita pranë këtij organi famëkeq. Çasti kur unë nuk do të isha më i gjallë ishte kur “ata” më hodhën në ujin e liqenit. Kisha humbur në llucë. Me sa mësova më vonë, rreth orës 18.00, një nënë tiranase më kishte marrë në shtëpinë e saj.

Ato momente nuk do t’i harroj sa të jem gjallë. Rilinda dhe një herë. Agjentët e SHIK-ut më hodhën në Liqen për të vdekur. Kjo është historia ime, e përfundon tregimin e ngjarjes tragjike kolegu ynë gazetar” Ky rrëfim rrënqethës nuk do t’më shqitet lehtë nga mendja deri në vdekje, ndaj vendosa ta ribotoj./Hasan Pasha

17 komente në “Çfarë u “harrua” në ditën e lirisë së medias, gazetari: Drama e Bardhok Lalës më rrënqeth, policë që e kafshonin me dhëmbë dhe SHIK-as të Gazidedes që e groposën të gjallë”

  1. Ku je o SPAK ?
    Ku je Prokurori i Pergjithshem Llalla 2 ?
    Perse lihet te lire kjo bande Krimielash ne Shqiperi

    qe sot ka ndertuar Vilat e saj ne Lalz
    te gjithe i shikojne dhe Drejtesia nuk vepron ?
    Kujt i sherben kjo pseudoDrejtesi ne Shqiperi ?
    Kush person apo Ambasadore urdheron mosprekjen e krimieleve politike ne Shqiperi ,
    nderkohe qe ne Medie bejne hipokritin duke i kerkuar gjasme shtetit ,
    lufte kunder Krimit te Organizuar dhe korrupsionit ,duke u tallur me shqiptaret ?
    Shqiptaret nuk braktisen Diktaturen Koministe per ti prurre Bota ,
    nji tjeter Diktaturen e Krimineleve e kafsheve !!!!!!!!!!!!!!!!!

  2. okulari says:

    Dhe filmi vazhdon por me personazhe te tjere!Sali Berisha ky poliagjent ku tere bashepunetoret e urdherzbatuesit i groposi qendron si fanar ndrçues i agjenturave me te zeza te globit!Njeriu i 1000000 milion dollareve por qe nuk i mori kur ne dore por i konvertoi me pasurite e shqiteraeve dhe Shqiperise.Rrofte miqesia shqiptaro-kineze!

  3. Raxhina says:

    Nje gazetar amerikan qe ruante se mos i ndodhte gje Lales? LAles qe nuk e njihte kerkush si gazetar e qe u be i njohur me pas sepse e rrahen. Bukur besueshem.
    Nga ato qe thote vete,sot ne qe nuk e kemi jetuar ate kohe, kuptojme se lala ka qene militant e jo gazetar.

    1. ... says:

      kur se ke jetuar ate kohe mos llap po rri dhe vetem degjo bagti,se ju te trashet na sollet ne kete gjendje plera asgje nuk besoni ok dele.

  4. Kafshet nuk nxjerin mesim says:

    Semos vetem Lalen. A ju kujtohet si e rrahen Edi Ramen shik-sit e Berishes?

  5. Salbeu says:

    Mos e pafshin një ditë të hajrit që ka nga kriminelët e shikut e deri ke mostrat lart që jepnin urdhrat . Të jenë të mallkuar ndyrësirat me gjithë familje dhe deri në brezin e shtatë . Horrat e mutit . Respekt për gazetarin dhe turp për qelbësirën imami që shkoj e u lëpi ke krimineli sali berisha. Në gropë përfundofshin të gjithë ndyrësirat .

  6. vlora says:

    Te gjitha genjeshtra.Ne kohen e pd kishte liri shtypi.Saliu ishte mik me gazetaret.A nuk kishte ai mik RAKIPIN?SHIKU I Gazidedes ishte me paqesori.Prandaj dhe zoti e mori Gazideden prane te ri per te mirat qe kishte bere.Ben Imamit ja thyen dhembet se i kishin dale shtrember

  7. Mersin says:

    Ku janë këta njerëz sot, pse heshtin për keqtrajtimet [jo maltrajtim gazetar] dhe dhunën e pushtetit të Berishës?

  8. Gazetare "Koha Jone" says:

    Nuk e di se kush e ka bre kete shkrim. Ne artikull te nderuar te gazetes “tema’ me gjithe konsideraten duhej te jepej emir I autorit te ketij shkrimi. Bardhok lala nuk ka qene kurre gazetar ne gazeten “Koha Jone” dhe kurre nuk ka qene gazetar. Ju jeni te vjeter ne kete profesion dhe na vjen keqe qe jo cdo spijun I sigurimit te shtetit eshte gazetar. Ai eshte perdoruar nga sigurimi, te cilet I sigurruan nje shtepi ne Tale apo Shen Koll te lezhes. Une jam gazetare themeluese e gazetes “Koha Jone: qe kur ajo ishte organ I komitetit te parties se punes dhe kater nga shtabi e detashetit te saj ishin spijune te sigurimit te shtetit. Une kasha nje kushuri te nnes te ersekutuar, por nuk e dinin se kishte vdekur me kohe. Bardhoku I mbate lidhjet ne komitet me nje spijun tjeter me Pashko Smacin, I cili ka qene per nje vit ne programin e rekrutimit te Asfalise greke dhe mandej edhi ne lezhe si sekretar komitetit. Besoj se do ta botoni kete koment. Ju faliminderit dhe uroj per ju gjithe te mirat

  9. Trishtim says:

    Etja per pushtet eshte semundja e te çmendurve prane pushtetit. Kur nje i çmendur hip ne fron, behet edhe me i çmendur, duke kujtuar se eshte permbi te gjithe njerezit ”poshte” tij. Per shkak te karriges te torturosh ne kohe moderne ne menyren me barbare nje gazetar embleme dhe kaq te ri, do te thote se je nje kriminel i lindur dhe nuk ke asnje lidhje me jeten demokratike te qytetareve, qe ua ke reklamuar ne fillim te ”karrieres” dhe perseri kerkon t’i mashtrosh ata…
    Mediat, qe duhet te jene zeri i te vertetes, jane zhytur ne nje moçal me uje te ndenjur, ne shoqerine e produkteve te ketij mjedisi, qe jane larva, pilivesa, mushkonja etj dhe nuk kujtohen per martiret e lirise…
    Shkrimi eshte nje relaitet i tmerrshem i te shkuares se aferme te popullit tone. Autoret e krimit duhet te kene marre shperblime, poste, viza e pasaporta diplomatike, ndersa viktima(t) e tyre vuan(vuajne) pa asnje shkak pasojat terrorit nga bashkekombasit. Absurditete! Deri kur?!
    FaleminderitTemA per kete memorial ndaj gazetarit te talentuar Bardhok Lala, te torturuar per vdekje nga autoritetet shteterore te kohes se gangstereve per ”demokraci”.

  10. Deni says:

    shikasit e gazidedes sot vazhdojn te lumtur me leket e shtetit neper ambasada. si kastriot noli qe rilindja e ka cuar diplomat ne ambasaden shqipetare ne berlin gjermani. turp turp i madh skandal kush na perfaqson

  11. Rrumpalla says:

    Raxhina, në atë kohë nuk kishte eni vasili, që hapet nga të tëra anët sali kërmës, apo blendi vrasës i Skardiljard Konomit, apo ylli rakipi Krye Redaktor i gazetës albania por kishte gazetarë të gazetave të panjohura shumë.Nuk i ve më gërmë të madhe sepse nuk kamë pikën e respektit për ta. Gazetarët nuk kishin asnjë të drejtë dhe nuk i njihte askush, sepse nuk ishte krijuar akoma kultura e informimit.

  12. 1.2.3. says:

    Diten e rrahjes se opozites binte shi i imet??? Gjepura. Dit me diell ka qene. E mbaj mend sh. Mire.

  13. Nuk e kam zakon te bej debate, por per te verteten. Bardhok Lala ka dal ne Lezhe vetem dy tri here. Ai eshte instruktuar nga shefi I tj Pashko Smaci per te vepruar kundra elementeve perparimtar dhe te sinqerte. Frrok Cupi ia ka paguar nnje rroge ne ATDH pa bere kurr nje lajm dhe kurre nje shkrim. Meqenese qenka emblem e re mund te them se ai eshte medlja me e zeze e gazetarise shqiptare. Ai qe ishte gazetar dje eshte edhe sot. Pa me thoni cilat jane shkrimet etij te fmashme. Hyra ne internet dhe nuk gjeta nje per be. Ai ka bre pune te ndryra ne sherbim te njerezve dhe poltikaneve te kamufluar. Le te dale Pashko Smaci rrmankqi e te debatoje ne kte gazete te lie sic eshte tema, ne te cilen kam botuar komente e shkrime pa censure. Kryeradtori I Zerit te popullit e ka ndy zerin e saj duke bere shkrim per Bardhok Lalen. Po ku punon e ku shkruan ky hero I manipulimut dhe mashtrimit?! Kot e keni se nuk e mbroni dot? te akten gazetra korespondent do te ishte ne Lezhe, apo ato qe erdhen ia siguruan nje vend spijunit mirditor. le te flase Ndre Legisi si mnister I brendeshem ia din dosjen. Faliminderit edhe njehre gazeta “tema” per modestine e botimit te ketij komenti te vertete. Le te flase Nikoll Lesi, le te flase gazetari I “Koja Jone” Agustin Gjini?

  14. EG says:

    Lexova dy komente

    Njeri koment nga dikush qe pretendon se eshte themelues I gazetes Koha Jone dhe tjetra nga Raxhina.

    Qellimi i shkrimit eshte te denoncoj dhunen por per 2 komentuesit e mesiperm kjo nuk duket aspak e rendesishme.

    Nuk ka rendesi se cfare ka qene Bardhok Lala; Quaje gazetar, reporter, spiun, agjent apo dhe kriminel, po kjo nuk i jep askujt te drejten ta dhunoje.
    E rendesishme eshte se nese ky apo dikush tjeter shkel ligjin, aplikohen ligjet ne fuqi per ta denuar nepermjet strukturave ligjore.

    E kuptove ti themeluesja e gazetes Koha Jone se kjo eshte diferenca midis shtetit ligjor dhe atij xhunglor.

  15. Gazetari rruges says:

    Nuk e besoj historin e kti mashtrusi , sigurimi shtetit i kohes PPSHs ishte i tmerrshem , te pakten keshtu ja kan treguar kti maloku se keshtu thot , ne demokraci nuk ndodhin kto gjera esht fallco komplet mashtrim , ne kemi te drejta njeriu , kemi shoqat gazekaresh qe e kan cuar ne zgrip me mashtrime dhe felliqsi ket ven , ky do ja ket bo borxh dikujt , nuk ka munci qe policia kohes sot dhe shiku te bej veprime te ksaj natyre , ne jemi ne parajs ne demokraci ku as te ngacmojn as te perdhunojn as te vjedhin as te vrasin pa gjuq as te drogojn , kto gjera nuk kan ndodhur ndonjeher kto 30 vjet demokraci , ne kohen e PPSHs po ne at koh ndodhnin kto gjera , keshtu mendon ky kokrra malokut dhe gazetaret tan keshtu mendoj dhe un , ky besoj se nuk thot te verteten , ne jemi te lumtur ere ku ndodhin kto gjona ktu , vetem diktatura bente ksi gjonash , pyesni te ter politikanet tan gazetaret sot dhe anal istet sot , te ter me nje mendje me mua jan ,ky genjen .

  16. Gazetari rruges says:

    Nuk e besoj historin e kti mashtrusi , sigurimi shtetit i kohes PPSHs ishte i tmerrshem , kjo histori do ket ndodh ne at koh , te pakten keshtu ja kan treguar kti maloku kohen para 90tes se keshtu thot , ne demokraci nuk ndodhin kto gjera esht fallco komplet mashtrim , ne kemi te drejta njeriu , kemi shoqat gazekaresh qe e kan cuar ne zgrip me mashtrime dhe felliqsi ket ven , ky do ja ket bo borxh dikujt , nuk ka munci qe policia kohes sot dhe shiku te bej veprime te ksaj natyre , ne jemi ne parajs ne demokraci ku as te ngacmojn as te perdhunojn as te vjedhin as te vrasin pa gjuq as te drogojn , kto gjera nuk kan ndodhur ndonjeher kto 30 vjet demokraci , ne kohen e PPSHs po ne at koh ndodhnin kto gjera , keshtu mendon ky kokrra malokut dhe gazetaret tan , keshtu mendoj dhe un , ky besoj se nuk thot te verteten , ne jemi te lumtur ere , ku ndodhin kto gjona ktu , vetem diktatura bente ksi gjonash , pyesni te ter politikanet tan gazetaret sot dhe anal istet sot , te ter me nje mendje me mua jan ,ky genjen .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje