Dëshmia e rrallë e “shokut të prangave” nga Shijaku: Qemal Stafën e kisha në klasë në gjimnazin e Shkodrës dhe në gjyq, trupi gjykues iu lut të mos pranonte se ishte komunist

4 Maj 2020, 08:37Politika TEMA
Dëshmia e rrallë e “shokut të prangave” nga Shijaku:

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Qemal Stafës sipas dëshmive të Riza Deliallisit me origjinë nga Shijaku, i cili e ka pasur Qemalin shok klase gjatë kohës që ai ishte në gjimnazin e Shkodrës dhe më pas në atë të Tiranës, si dhe në Elbasan ku Qemali shkonte si i deleguar nga Tirana për të organizuar lëvizjen komuniste dhe për t’ju çuar literaturën komuniste në grupin që ishte formuar në atë qytet ku ai kishte lindur. Dëshmitë e rralla të shokut të klasës së Qemalit për shokët dhe miqte e ngushtë të tij si dhe qëndrimin që ai mbajti në gjyqin që u zhvillua në Tiranë ndaj 73 të pandehurve në shkurtin e vitit 1939, të cilët akuzoheshin për veprimtari subversive komuniste, ku prej tyre vetëm Qemali pranoi se ishte komunist dhe Rizai ishte i vetmi që u lirua nga salla e gjyqit, si i pafajshëm!

Nga Dashnor Kaloçi

Më 5 maj, mbushen plot 78 vjet nga dita e vrasjes së Qemal Stafës, njërit prej komunistëve më të njohur dhe më të famshëm të periudhës së Luftës në Shqipëri, ditë e cila për nder të tij është shpallur dhe përkujtohet simbolikisht si “Dita e Dëshmorëve”. Lidhur me atë ngjarje të largët të vitit 1942, kur djaloshi i ri komunist Qemal Stafa, mbeti i vrarë në rrethana ende të panjohura diku në një lagje periferike të Tiranës, janë hedhur mjaft hipoteza dhe dyshime, që nuk janë zbardhur dhe sqaruar ende dhe sot e kësaj dite. Të cilat janë bërë publike vetëm pas vitit 1990, kur u shemb regjimi komunist në Shqipëri dhe persona të ndryshëm, deri tek ata që ishin bashkë me Qemalin në momentet e fundit të vrasjes së tij, kanë dhënë variantet e versionet e tyre lidhur me atë ngjarje, duke u munduar që të hedhin sadopak dritë mbi enigmën e madhe…?! 

Një nga ata që e ka njohur nga afër Qemal Stafën, është Riza Xheladin Deliallisi, nga qyteti i Shijakut, njëri prej miqve dhe shokëve më të ngushtë të tij që nga koha e shkollës në gjimnazet e Shkodrës e Tiranës, si dhe e burgut, i vetmi i mbetur gjallë nga 73 të pandehurit që dolën në gjyqin e famshëm të zhvilluar në shkurtin e vitit 1939, i cili para pak kohësh, na ka rrëfyer të gjitha anët e panjohura të atij gjyqi që nuk u bë kurrë publik gjatë viteve të regjimit komunist të Enver Hoxhës, apo dhe më keq u manipulua nga propaganda dhe historiografia zyrtare e asaj kohe.

Zoti Riza, shkurtimisht, cila është origjina juaj dhe kur jeni njohur për herë të parë me Qemal Stafën?

Origjina ime është këtu, në qytetin e Shijakut, ku ka banuar fisi ynë i Deliallisëve prej shumë brezash, ku kam lindur edhe unë më 3 shkurt të vitit 1920. Njohja ime e parë me Qemal Stafën e ka zanafillën në vitin 1934, kur të dy vazhdonim mësimet në gjimnazin klasik të qytetit të Shkodrës. Në atë vit unë isha në klasën III të gjimnazit, ndërsa Qemali ishte dy vjet para meje, në klasën V.

Përse zgjodhët atë qytet për të vazhduar gjimnazin, kur ju kishit më afër Tiranës?

Në ato vite kur unë duhej të ndiqja mësimet e gjimnazit, familja ime nuk ishte në gjendje të mirë ekonomike dhe për këtë shkak rrezikohesha të mbetesha pa shkollë. Por për fat, në atë kohë erdhi te ne këtu në Shijak, Shefqet Bekteshi, i cili ishte djali i tezes së babait tim, Xheladin Deliallisit. Shefqeti në atë kohë banonte në qytetin e Shkodrës dhe i’u lut babës tim që të më merrte mua me vete për të vazhduar mësimet në gjimnazin e Shkodrës. Dhe kështu u bë, unë vazhdova gjimnazin në atë qytet dhe flija në një dhomë me kushëririn tim, Emin Bekteshin (djalin e Shefqetit), i cili ishte tre vjet më i madh se unë.

Miqësia juaj me Qemal Stafën në qytetin e Shkodrës konsistonte vetëm gjatë shkollës, apo edhe më shumë?

Me Qemalin unë takohesha dhe rrija për orë të tëra jo vetëm në shkollë, por edhe në kohën e lirë, pasi ai vinte shpesh te familja e Shefqet Bekteshit, me të cilët familja e babait të tij, kolonel Hasan Stafës, kishte një miqësi të madhe. Kjo miqësi dhe kjo lidhje e ngushtë në mes dy familjeve ishte krijuar që në fillimin e viteve ‘30 të Monarkisë së Zogut, kur Hasani banonte në atë qytet, duke shërbyer si shef i Zyrës së Rekrutimit të Qarkut të Shkodrës. Siç thashë më lart, Qemali vinte shpesh në shtëpinë e Bekteshëve edhe me të motrat e tij, të cilat gjithashtu kishin miqësi me vajzat e asaj familjeje, si Eminenë, e të tjerat, që s‘po jua kujtoj dot emrin tani.

Po përveç jush, cilët ishin shokët e tjerë më të afërt të Qemalit në qytetin e Shkodrës, pra cili ishte rrethi juaj i ngushtë shoqëror në shkollë dhe pas saj?

Qemali ishte një djalë shumë i dashur, i sjellshëm dhe tepër i komunikueshëm me shoqërinë dhe për këtë shkak ai kishte një rreth të zgjeruar shoqëror. Por ndër shokët më të afërt të tij ishte Qemal Draçini. Po kështu, një nga shokët e tjerë të afërt të Qemalit ishte dhe Ndoc Mazi, të cilin unë e kisha shok klase.

A vazhdoi shoqëria dhe miqësia juaj me Qemal Stafën edhe pas largimit të tij nga qyteti i Shkodrës?

Miqësia ime me Qemalin vazhdoi përsëri edhe në vitet që vijuan, pasi edhe unë u largova nga qyteti i Shkodrës dhe erdha për të ndjekur mësimet në gjimnazin e Tiranës. Ndonëse Qemali ishte dy klasë më lart se unë, ne e ruajtëm shoqërinë dhe takoheshim shpesh me njëri-tjetrin edhe pas orëve të mësimit në kohën e lirë. Në rrethin tonë shoqëror bënin pjesë edhe shumë nxënës që më vonë bënë emër të madh në fushat ku studiuan, apo profesionet që zgjodhën në jetë. Mes tyre mund të përmend: mjekët e famshëm Maksut Dërrasa, Petrit Selenica, Qazim Bakalli, apo dhe aktorin i famshëm, “Artistin e Popullit”, Sandër Prosi, të cilët unë i kisha shokë klase në gjimnazin e Tiranës. Edhe pse në vitin 1937 u largova nga gjimnazi i Tiranës për të ndjekur mësimet në shkollën Normale të Elbasanit, rasti e solli që unë ta ruaja miqësinë dhe të takohesha përsëri me Qemal Stafën, kur ai vinte në atë qytet për të përhapur idetë komuniste dhe për të bërë propagandë në grupin e të rinjve komunistë të atij qyteti ku bëja pjesë edhe unë.

Cili ishte ai grup komunist, nga kush përbëhej dhe kush e udhëhiqte atë?

Ashtu si edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë si: Shkodër, Korçë, Tiranë, Gjirokastër e ndonjë tjetër, aty nga mesi i viteve ‘30 edhe në qytetin e Elbasanit kishin hyrë dhe propagandoheshin idetë komuniste, të cilat fillimisht u përqafuan nga të rinjtë e shkollave dhe punëtorët e thjeshtë. Grupi ynë komunist i Elbasanit drejtohej e udhëhiqej nga Riza Tola, i cili punonte si këpucar dhe ishte në moshë shumë më të madhe se ne. Në përbërje të atij “Grupi komunist”, siç e konsideronim ne në atë kohë, bënin pjesë studentë të Normales dhe disa punëtorë të thjeshtë si: Abdyl Myzyri, Suhbi Dedej, Kiço Kasapi, Mihallaq Gjinikasi, etj. Te këpucaria e Riza Tolës mblidheshim shpesh ne të rinjtë komunistë të atij grupi dhe bënim mbledhje e biseda të ndryshme për idetë komuniste, apo dhe shkëmbenim libra dhe atë literaturë të pakët me përmbajtje e ide komuniste që kishim mundur të siguronim asokohe nga burime të ndryshme.

Kush ju njohu për herë të parë me idetë komuniste dhe kush ju futi në radhët e atij grupi komunist?

Për herë të parë për idetë komuniste mua më ka folur shoku im i klasës, Abdyl Myzyri, te shtëpia e të cilit unë banoja gjatë viteve që ndiqja mësimet në Shkollën “Normale” të Elbasanit. Unë flija në një dhomë me Abdylin dhe gjatë bisedave të gjata që zhvillonim bashkë në kohën e lirë, ai më fliste edhe për komunizmin, duke më dhënë edhe literaturën përkatëse, e cila në atë kohë ishte e ndaluar. Po kështu, ishte Abdyli që më futi mua në grupin komunist të Elbasanit, që siç thashë më lart, udhëhiqej nga Riza Tola. Rizai i merrte direktivat dhe udhëzimet nga Qemal Stafa, i cili vinte nga Tirana dhe bënte mbledhje me grupin tonë komunist në atë qytet.

A vinte shpesh Qemali në qytetin e Elbasanit dhe si i kujton ato takime që ai bënte me ju?

Qemali vinte shpesh në qytetin e Elbasanit, pasi ai edhe kishte lindur dhe kishte banuar aty për disa vjet me familjen e tij. Sa herë vinte Qemali në Elbasan, sipas porosive dhe udhëzimeve që na jepte më parë kryetari i grupit tonë, Riza Tola, ne mblidheshim te lokali ku ai kishte këpucarinë dhe aty bënim mbledhje me Qemal Stafën. Grupi ynë përbëhej prej afro 15 vetash dhe Qemali me Abdyl Myzyrin na flisnin për idetë komuniste, ku ndërmjet të tjerash Qemali na thoshte: “Vetëm komunizmi do të mund ta shembë rendin e vjetër kapitalist dhe do ta shpëtojë popullin shqiptar nga vuajtjet ku e ka futur regjimi i Zogut”. Që në takimin e parë, Qemali më takoi me përzemërsi dhe u tha shokëve të grupit se ne të dy ishim miq të vjetër që nga koha kur vazhdonim gjimnazin në qytetin e Shkodrës. Veç propagandës, Qemali na sillte edhe literaturë komuniste nga Tirana dhe na jepte udhëzimet e duhura se si duhet t‘i ruanim dhe t‘i shpërndanim ato te simpatizantët tanë tepër të besuar. Nga porositë kryesore të tij ishin: zgjerimi i grupit dhe ruajtja e konspiracionit, pasi dhe grupi ynë dhe Qemali personalisht ishim nën survejimin e vazhdueshëm të xhandarmërisë së Zogut. Nisur nga ky fakt, pra nga frika e ndjekjeve, Qemali kthehej brenda ditës në Tiranë dhe rrallë ndonjëherë flinte në qytetin e Elbasanit.

Sa kohë vazhduan takimet e grupit tuaj me Qemal Stafën në qytetin e Elbasanit?

Takimet e grupit tonë me Qemalin vazhduan rregullisht në mos gaboj deri aty nga shtatori i vitit 1938, kur grupi ynë u arrestua nga njerëzit e xhandarmërisë së Zogut që, siç thashë, na ndiqnin prej kohësh.

Si e kujtoni arrestimin tuaj dhe kush u arrestua i pari nga grupi juaj i Elbasanit?

Arrestimi im erdhi pasi u arrestua i pari shoku im i ngushtë, Abdyl Myzyri, të cilin xhandarët e Zogut shkuan dhe e kapën në shtëpinë e tij. Pas arrestimit, Abdylin e rrahën shumë në hetuesi dhe ai u detyrua që t‘i tregonte pothuaj të gjithë shokët e grupit tonë. Kështu që xhandarët nuk e patën shumë të vështirë të na identifikonin ne si pjesëtarë të atij grupi komunist dhe menjëherë erdhën për të na arrestuar të gjithëve. Unë sapo e mora vesh se e kishin arrestuar Abdylin, shkova menjëherë në shtëpinë e tij dhe mora dy librat, “Manifesti komunist” dhe “Zhvillimi ekonomik”, të cilët ishin të ndaluar, pasi kishin përmbajtje komuniste. Pak minuta pasi u largova unë që andej për të fshehur librat, xhandarët erdhën aty së bashku me Abdylin, për të bërë kontrollin e shtëpisë. Ata kërkuan dy librat që Abdyli i kishte treguar se i mbanim në shtëpi, por nëna e tij, Mam Hajria (siç e thërrisnim ne), u tha: “Mos kontrolloni kot, ato libra erdhi dhe i mori Rizai”.

Po pas kësaj, u kapën?

Mua erdhën dhe më gjetën në orën e lëndës së Punës Bujqësore, të cilën e zhvillonim diku në një vend jo shumë larg shkollës, me mësuesin tonë Vasil Stralla. Kur tre xhandarët dhe një civil që i shoqëronte erdhën për të më vënë prangat, mësuesi ynë, Vasili, u tha: “Unë nuk ju lejoj kurrë që të ma merrni nxënësin tim, çfarëdo gjëje që ai të ketë bërë. Unë do ta çoj dhe do ta dorëzoj në shkollë dhe ju po të doni hajeni e merreni atje pasi të bisedoni me drejtorin e shkollës”. Dhe kështu u bë, xhandarët erdhën pas nesh dhe më arrestuan në drejtorinë e shkollës, pasi i paraqitën drejtorit urdhër-arrestin e firmosur nga komandanti i Xhandarmërisë së Elbasanit, major Gjush Deda. Pasi më arrestuan, më çuan në hetuesi, ku më merrte në pyetje vetë komandanti i Xhandarmërisë së Elbasanit, major Gjush Deda.

Në hetuesi, ju pyetën edhe për Qemal Stafën?

Aty më pyesnin për grupin tonë, prej sa vetash përbëhej, kush ishte kryetari, sa mbledhje bënim, çfarë flisnim aty, kush vinte nga Tirana, çfarë udhëzimesh na jepnin e pyetje të tjera të kësaj natyre. Për Qemalin më pyesin më shumë, duke më thënë: “Sa herë vinte Qemali në Elbasan, me kë takohej, çfarë ju thoshte, cilat ishin udhëzimet e direktivat që iu jepte ai?”, etj., etj. Nisur nga ato që më thoshin, unë e kuptova se edhe Qemalin e kishin arrestuar në Tiranë, gjë e cila ishte e vërtetë, pasi ne u takuam në Burgun e Tiranës (sot Burgu 313 në afërsi të Arkivit Qendror të Shtetit).

Përveç jush dhe Abdyl Myzyrit, kë arrestuan tjetër nga grupi juaj në Elbasan?

Fillimisht u arrestuan të gjithë pjesëtarët e grupit tone, si: Riza Tola, Subdi Dedej, Kiço Kasapi, Mihallaq Gjinikasi etj., por më pas Kiçon (në vitet ‘80 Kiço Kasapi ka shërbyer si sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave në Tiranë. Shënimi ynë) dhe Mihallaqin, i liruan për mungesë provash. Ndërsa ne të tjerëve, pasi na mbajtën për tre-katër javë në hetuesinë e Elbasanit, na nisën për në Tiranë.

Gjatë kohës që ju mbajtën në hetuesinë e Elbasanit, a ju torturuan?

Po edhe na kanë torturuar pak, por jo si në kohën e komunizmit, pasi unë jam arrestuar dhe jam mbajtur në qeli edhe në vitin 1948, por as që mund të krahasohet ajo e kohës së Zogut me atë të Enver Hoxhës, për sa i përket trajtimit në burg.

Kur ju çuan në Burgun e Tiranës, kë gjetët tjetër aty nga ata që njiheshin si komunistë dhe në çfarë kushtesh ju mbanin?

Në Burgun e Tiranës, në atë kohë që më dërguan mua aty, pra diku nga tetori i vitit 1938, gjendeshin plot 73 persona të akuzuar për veprimtari komuniste, të cilët regjimi i Zogut i kishte arrestuar në disa qytete kryesore të Shqipërisë. Ndër ta ishin edhe krerët kryesorë të grupeve komuniste të Shkodrës, Korçës e Tiranës, etj., si: Zef Mala, Niko Xoxi, Qemal Stafa, Miha Lako, Vasil Shanto, Vojo Kushi, Sadik Staveleci, Riza Tola etj. Ne, 73 personat që ishim arrestuar nën akuzën për veprimtari komuniste, na kishin vendosur në një korridor të madh e të veçantë, duke na krijuar kushte shumë të mira. Që ditën e parë na dhanë: rroba, çarçafë, batanije, hastra (rrogoza) të reja dhe ushqimi që na jepnin ishte jashtëzakonisht i mirë dhe i bollshëm. Autoritetet e burgut na thanë se për krijimin e atyre kushteve kishte dhënë urdhër vetë Mbreti Zog, i cili thuhej se interesohej direkt çdo ditë për zhvillimin e hetimeve që bëheshin aty. Deri ditën që dolëm në gjyq, ne nuk na linin të takoheshim me familjet tona, por familjarët ishin krejt të qetë, pasi jo vetëm që ne ndodheshim në kushte të mira, por nuk na preku njeri me dorë gjatë gjithë asaj kohe që ishim aty.

Nga grupi juaj prej 73 personash, kush vlerësohej e konsiderohej si komunisti më i rrezikshëm, si nga ju, ashtu edhe nga autoritetet e regjimit të Zogut?

Kryesori i grupit pa dyshim që ishte dhe vlerësohej Zef Mala, pas tij vinin Vojo Kushi, Qemal Stafa, Qemal Draçini, Ndoc Mazi etj. Por autoritet më të madh kishte Qemal Stafa, sepse në atë kohë thuhej se pasi ishte arrestuar, Zef Mala kishte treguar të gjithë pjesëtarët e grupit.

Ju personalisht a takoheshit me Qemalin gjatë kohës që ishit në burg dhe cilët ishin shokët më të afërt që shoqërohej Qemal Stafa aty?

Unë u takova me Qemalin që ditën e parë që më dërguan në atë burg, pasi siç thashë, ne na kishin vendosur në një korridor të madh. Shoku më i afërt me të cilin Qemali shoqërohej pothuaj gjatë gjithë kohës, ishte Tuk Jakova. Po kështu, përveç Tukut, i cili ishte një njeri i jashtëzakonshëm dhe gëzonte respektin e të gjithëve, Qemali shoqërohej edhe me Vasil Shanton, Sadik Stavelecin dhe ndonjë tjetër.

A bëhej propagandë komuniste aty në burg dhe krerët kryesorë si Qemal Stafa, Zef Mala, Vojo Kushi, Sadik Staveleci etj., a kishin kontradikta me njëri-tjetrin?

Gjatë kohës së qëndrimit tonë në burg nuk bëhej propagandë komuniste, pasi ne ishim nën survejim, por Qemal Stafa e ndonjë tjetër na udhëzonin dhe na jepnin kurajë për qëndrimin që duhej të mbanim si gjatë pyetjeve në hetuesi, ashtu dhe kur të dilnim në gjyq.

 Ju sa u dënuat?

Unë munda të shpëtoja pa u dënuar dhe të lirohesha direkt pas dhënies së dënimeve, vetëm pas ndërhyrjes së Kadri Kërçikut (djali i hallës sime) te kryetari i Trupit Gjykues, Abedin Xhiku, të cilin ai e kishte mik. Pas dhënies së vendimeve, mua më thanë: “Merr rrobat dhe shko menjëherë te halla në Tiranë”. Ndërsa të gjithë personat e tjerë që u dënuan, i dërguan në Mbreshtan të Beratit, në një kamp pune, nga ku ata u liruan të gjithë pas disa ditësh, kur Italia fashiste hyri në Shqipëri.

Po pasi u liruat, a u morët me veprimtari komuniste?

Jo vetëm që nuk u mora, por unë e pata të vështirë të rifilloja shkollën e lënë përgjysmë për shkak të arrestimit, pasi figuroja si komunist dhe nuk më pranonte njeri në shkollë. Unë dhe shoku im, Suhbi Dedej, mundëm të rifillonim shkollën vetëm pas një urdhri të dhënë nga prefekti i Elbasanit, Ahmmet Hastopalli. Ai na thërriti në zyrë dhe na tha: “Ju nuk jeni komunistë, ju jeni djem të mirë dhe ju kanë ngatërruar kot. Shkoni në shkollë tani dhe mësoni mirë”. Pas kësaj, jo vetëm që rifilluam shkollën, por edhe morëm klasën.

Po pas vitit 1945, me se jeni marrë dhe si vijoi jeta juaj?

Pas vitit 1945 unë u emërova mësues në zonën e Shijakut, ku punova deri në vitin 1948, ku më arrestuan për veprimtari antikomuniste. Por pas disa muajsh më liruan si të pafajshëm, duke më dhënë edhe lekët e dëmshpërblimit dhe më emëruan mësues në Maminas. Në një prej atyre ditëve aty erdhi për vizitë Enver Hoxha, pasi do bëhej kolektivizimi i bujqësisë. Enveri erdhi për kontroll edhe në shkollën tonë, ku më lavdëroi mua për punë të mirë. Pas kësaj, mua më emëruan drejtor shkolle në Xhafzotaj, ku punova për 20 vjet me radhë deri në vitin 1968. Më pas më sollën në Shijak, ku dhe dola në pension në vitin 1975.

Po në Partinë Komuniste (e më pas në PPSH) a tentuat të pranoheshit si anëtar i saj dhe a ju ftonin në raste përvjetorësh të flisnit për Qemal Stafën dhe gjyqin e famshëm ku u dënua ai?

Jo vetëm që unë nuk tentova të pranohesha në Partinë Komuniste, por edhe po të doja unë nuk më pranonin, pasi xhajat e mi u pushkatuan nga ai regjim, duke u akuzuar si armiq të atij pushteti. Ndërsa për Qemal Stafën dhe gjyqin ndaj nesh nuk më ftuan kurrë të flisja në asnjë rast. Ai gjyq si duket u la në harresë, pasi pjesa më e madhe e atyre që ishin aty dhe morën dënime të lehta nga regjimi i Zogut, më pas u shpallën “tradhtarë e armiq” edhe nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, dhe kështu që s‘mund të flitej më për ta.

37 komente në “Dëshmia e rrallë e “shokut të prangave” nga Shijaku: Qemal Stafën e kisha në klasë në gjimnazin e Shkodrës dhe në gjyq, trupi gjykues iu lut të mos pranonte se ishte komunist”

  1. Toma says:

    Ti e njeh Qemalin,por kurre NUK ke qene shok me te.
    Edhe emrat qe permend jane reale por ne kohe te ndryshme
    Q Dracini dhe N,Mazi NUK ksne qene shoket mete ngushte.Veteranet dhe shoket r tij tregojne per te tjere shoke te ngushtr qe kane qene bashke me Burg be Mbreshtsn por dhe be Firence per studim
    Dellialisi nuk e permend fare Firencen sepse nuk di asgje.
    Ne shkrim ka shume deklarimr personal.Jrts ne gjimnazi e shkodres. Eshte komplet ndryshe.
    Neise Qemalin Tani kane filluar ta kene miq te gjithe.
    Shkoni pyesni nipat qe Jane gjalle.

    1. O.Pamuk: ''.....muslimonet shqipfoles jane birazeret tane turq'' says:

      pune turqish,varu kkkkkkk…………..

      1. " nese gervish sadopak nje grekoman shqipfoles, do zbulosh turko-jevgjitin qe ai fsheh mes veti " says:

        Pamuko sa shume te dhemb suma mre ?

  2. Tironci says:

    Qemali iku ne itali pasi u pushtua shqiperia, ngaqe italia hapi rrugen per te gjithe ata qe donin te studionin ne itali. Pra Italia e quajti shqiperine pjese te nje shteti i cili ishte para 1500 vjetesh dhe u formua perseri ne shekullin e 20. Por mos te harrojme se Italia ke qene edhe me pare shteti ku studionin shqiptaret por sigurisht me parate e veta apo bursa nga shteti shqiptar pra nga zogu. Pas pushtimit i merrnin keto bursa nga shteti Italian. Edhe Qemali te njejten gje beri, por kur italianet e kuptuan se merrej me idete komuniste e perjashtuan nga shkolla. Dhe me te drejte. Te perjashtonin nga shkolla , por ne kohen e enverit po te mereshe me ide te tjera te fusnin plumbin.
    Prandaj ta dine mire shqiptaret.
    Si ka qene me mire italia apo enveri?
    Rrofte Musolini, poshte komunizmi.

    1. Anadollaku says:

      Rrofte Turqia . poshte korraket shqipfoles. IDIOT!

    2. Moisi Golemi says:

      Rroftë edhe pidhi i sat’ëme!!!

    3. Tirana says:

      Qenke fashist trim!

    4. VFLP says:

      “Tironci” o Eliot Katunari, po ku je o gomar parisien, se na mori malli, se kishim kohe pa tall trapin me ty. Mire se ke ardh o pall.
      Merci merci

  3. Miti says:

    Duket qarte nga vete deshmia qe eshte njohur me Qemalin por nuk kane qene shoke. Diku thote qe xhandaret e rrahen aq keq Abdyl Myzyrin sa i tregoi te gjithe, me pas genjen dhe thote qe xhandaret e Zogut nuk na rrihnin ose na rrihnin pak, jo si hetuesit e Enverit. Nje gje qe me beri pershtypje eshte dhe fakti qe te gjithe u denuan pervec tij. Mos ka qene ky ai qe i denoncoi? Sepse kete e perforcon dhe fakti qe nuk u perzje më mz komunistet.

  4. ura e tabakve says:

    Sa kam qesh kur krahasonte dajakun e Zogut me t’Enverit. Tre gjona thoshte gjyshi im t’i maj me ky popull “bollikun e mretnis, qefin e Italis ene dajakun e Partis . Hahah…….

    1. Veli Stafa says:

      O tironci paske info. “te sakte “per bursen italiane te.Qemal Stafes ne Firence.A ke ndonje document per ta vertetuar bursen fashiste apo shpif se dicka mbetet ? Nqs nuk ke ndonje fakt pyet Agron Tufen apo Celo Hoxhen ndoshta te ndihmojne .

    2. Ura e Mifolit says:

      Populli zogisto-fashist ato mban mend, po sot c’na thua per dajakun e mafies?

      1. joel shkodra says:

        Mafia te rreh, te vjedh, te vret por te pakten nuk themi “rrofte mafia”. Ndersa PPSh-ja te rrihte, te vidhte, te vriste e ne bertisnim “rrofte Partia”.

        1. i cudituri says:

          Po ti si paske shpetu mor halabak prej Shkodret!? Nuk te vodhen, nuk te rrahen, nuk te vrane dhe ty!? Apo ti ishe …?
          Juve ju ka ik mendja per lesh. C’fare injorance dhe halabakerie qe ekziston ne shoqerine e sotme shqiptare. E paimagjinueshme si mund te kete qenie te tilla njerezore…

          1. joel shkodra says:

            Une kam shpetuar sa per te te thene ty: vazhdo te thuash derisa te kesh frymen e fundit “rrofte Partia, rrofte Enveri”.

  5. veteran says:

    Ky llafazan eshte nje cope meze per Kalocin qe eha si te doje suma.
    Qemali as peshtymen nuk i ka hedhur ketij llafazani spiun aq me shume qe ka qene shume me i vogel .
    Ky tip koti me kujton nje Mujo Qerosi qe kishte qene korier partizan dhe fliste sikur drejtonte shtabin dhe jepte urdhera kur ishte 15 vjec.
    Keta jane tipa qe jane denuar nga historia dhe tani lehein kot,
    Qemali ishte dhe vdiq komunist pa asnje medyshje.

  6. Tir on ci says:

    O Tironci ha nje mut te madh sa e ke koken e po nuk u ngope ha dy Debil. Pop mp

    1. Tironci says:

      JO do haj pidhin e motres tate njeri injorant, enverist, qe nuk dini gje tjeter popr vetem perrallat e enverit. Shko lexo o debil se jane arkivat plot dhe mutin tja japesh sat eme, ndersa karin tim motres tate qe te pjelli femije qe kane deshire te lexojne e jo si ty debila me dy sy.

      1. ca po thua says:

        Po c’arkiva o debil Eliot. Po ti s’di shkrim e kendim o CAR, per c’arkiva flet o analfabet! Po shko o pall laj makinat ne France ate bej, qenie inferiore!

  7. Mandrav ellua says:

    E po… 100 vjec xhaxhi. Edhe i shpeton ndonje psaktesi. Cfare prisni… shyqyr dhe kaq.
    Ne, kur te vemi 100 vjecare do themi qe kemi pasur miq Trampin dhe Kristiano Ronaldon.

  8. Qimal Qinani says:

    Haaaa..
    Ça gallate shqiptare..
    Rroft pidhi
    Posht kari …i thon ktih muhabeti..
    Se n koh t Musolinit ishin kurvat sheshit
    N koh t enverit,kari bente ligjin..

  9. Elba says:

    Diktatura e Zogut s’ka te krahasuar me Diktaturen Enveriane.Ne dite festash Xhandaret festonin se bashku me te burgosurit.Gatuheshin gjellera me mish.Keto jane reale jo endrra.Mund te thoshe poshte Mbreti.Nuk te denonte njeri.Denoheshe sips fajita,qe kishe bere.Ne Komunizem,jane denuar Njerzit per nje llafe goje.Agjitacion Prapagande.Te burgosurve Politike u beheshin Studim Politik.Keta ishin shpallur Armiq Te Pushtetit.Per ironi mbas lirimit nga Burgu,quheshin te pariparushem,sigurimin e kishin mbrapa.Kontigjent per te hyre perseri ne burg 2,3,apo……Jo me kot,Levizjet per Demokraci.Rinia e Unversiteve do te thirrte Enver Hitler.

    1. uhahahaaaaaa says:

      Shpejt mbaro filloren moj tyryfycke ? ? ? ?
      Pastaj gatuaj gjellera me sallam mortadell ? ? ?

  10. Elba says:

    Me Bollekun e Italise ,Me Paren e naltmadherise dhe me gazepin e Partise,do te shprehej nje plak,para se te mbyllte syte.

    1. u dhime duke qesh says:

      Mos e kishte emrin Amut Zogari ai plaku ? ? ? ? ? :D:D ? ?

  11. Elba says:

    Dikur njeri kish bere Dokumentat per Parti.Ishte duke pritur I ngrati,me sot apo neser,per nje pergjigje pozive.C’te kishte ndodhur valle.E thiren ne Degen e Kuadrit dhe I thane;Po turp nuk ke mor I pacipe?Si mund te behesh Komunist me nje Xhaxha te denuar nga Pushteti I Popullit? Tradheti e Larte{Tentative Arratisje}E Pushuan.Para se te largohej e takova dhe e pieta,se c’fare kishte ndodhur?Shkurtimisht me shpjegoi,ne fund shtoi,me pushuan.Degjo I thashe paske pesuar si tek Fabula e Ujkut dhe Gjingjit.Perse me trubullon ujin I thote Ujku Qingjit.C’ne o ujk,Ti pi siper e une po pi poshte u pergjigj qingji.Ma ke trubulluar 6 muaj me pare u gjegj Ujku.Ne ate kohe nuk kisha lere o zoti Ujk.Ma ka trubulluar yt ate dhe u sul drejt deri sa e hengri.E kuptova me tha,por une isha ne bark te mames,nuk e ndjeja veten fajtore.

    1. i cudituri says:

      Elba – Nivel ordineresh!

  12. Elba says:

    Me kurvllikun e Italise me brekushet e naltmadhnise dhe me Driten e Partise

    Thosh nona elbes vesh me citjone eine hyp mbi uren e tabakeve.

  13. Elba says:

    Me kurvllikun e Italise me brekushet e naltmadhnise dhe me Driten e Partise

    Thosh nona elbes vesh me citjone eine hyp mbi uren e tabakeve.

    Si Ezopi Jam bo tuj tregu favola.

  14. Elba says:

    Me kurvllikun e Italise me brekushet e naltmadhnise dhe me Driten e Partise

    Thosh nona elbes vesh me citjone ene hyp mbi uren e tabakeve.

    Si Ezopi Jam bo tuj tregu favola per me U argetu ne kohen e corones

  15. Veli Stafa says:

    O tironci paske info. “te sakte “per bursen italiane te.Qemal Stafes ne Firence.A ke ndonje document per ta vertetuar bursen fashiste apo shpif se dicka mbetet ? Nqs nuk ke ndonje fakt pyet Agron Tufen apo Celo Hoxhen ndoshta te ndihmojne .

    1. Tironci says:

      O veli, shko ke arshiva e shtetit dhe kerko dokumentacion nga 1939- 1943 per italine.
      A e di ti se sa shqipertare ka derguar italia te studiojne ne itali sepse i duheshin per te zhvilluar shqiperine?, jane informacione qe u mbyllen per te mos i marre vesh brezi yne. Shko se eshte arshiva plot.Atje kam lexuar edhe dicka tjeter, nje poshtersi qe enveri i ka bere popullit shqiptar, por nuk dua ta deklaroj se po plas noi lufte civile.

      1. Tanguli says:

        Amon mos e deklaro, amon o tironcico mos e deklaro uahahahahahahahahaahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

  16. iliri says:

    Qemal Stafa “Heroi i popullit” me 20 mars te ketij viti kishte 100 vjetorin e lindjes.Emri tij kurre nuk do te vdese .Ai dha jeten kunder fashismit dhe lirine e Shqiperise. Ai u vra nga fashistet italianee bashkepunetoret e tyre.Qemali ishte i vendosur,qytetare,intelektual qe pat studjuar ne Torino,por megjitheate ai donte mbi te gjitha Shqiperine .Llapazanet injorantet e shpirtliget e antishqiptaret, kurre nuk kane per ta njollosur emrin e ketij djali elbasanas qe eshte simbol i luftes antifashiste botrore.Neser me 5 maj do te vendosim nji kurore me lule te varri e tij ne varrezat e deshmoreve.I pharruar emri i tij.

  17. Agron Luka says:

    Une kam shkruar me kohe mbi kete teme dhe se kujt i kushtohej vjersha e Qemal Stafës, “Shokut te Prangave”.
    E sigurtë është se ky Deliallisi, nuk ka qenë asnjëherë protagonist, aq sa Qemali t’ia dedikonte atij!
    Po ashtu, pretendimi se ia kishte kushtuar Vasil Shantos, ka qenë një manipulim i Nasho Jorgaqit!

  18. KOZi... says:

    Shoku i prangave ka qene Gjovalin Luka . Eshte denuar aty ne grup. Eshte devijuar emri i tij me pas si cdo pune e komunisteve ,dole nga reshti ti fshijme te gjitha !

  19. shijakasi says:

    jam ngashijaku kam vetem nje pyetje,ne qoftese ai e ka bere shkollen sa vjec ka qene ne vitin e trete te shkolles mesme Falem inderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje