Ndodh edhe kështu. Një burrë që u braktis nga bashkëshortja, pasi e ka pritur me orë të tëra, ka vrapuar në polici dhe ka kërkuar ndihmë që t’ia gjejnë njeriun e zemrës.
Gjithçka nisi me një sherr mes çiftit, në dukje nga ato grindjet e vogla, por që nga gruaja është mbyllur me një përplasje dere dhe largim nga shtëpia pa adresë. Burri e ka telefonuar pa fund partneren. Por asnjë rezultat. E ka pritur për orë të tëra që i janë dukur të pambarimta. Dhe pastaj është dorëzuar dhe është paraqitur në Komisariatin nr. 3.
Sipas një burimi të sigurt, kallëzuesi i kërkon policisë t’i gjejnë bashkëshorten dhe t’ia kthejnë në shtëpi. Por i pyetur nga agjenti Pajtim Canka rezulton më tej thuhet nga burimet se 28-vjeçari duhet të ketë një ide të përafërt se ku mund të gjendet partnerja.
Me shumë siguri ajo mund ta ketë braktisur për dikë tjetër, por kjo ende nuk është e sigurt dhe e provuar përderisa gruaja rezulton me telefonin fikur. Sipas burimeve E. J i vitlindjes 1992, jeton në një shtëpi private në rrugën “Don Bosko”.
Ai tregon se së fundmi ka mbetur pa punë, por nuk është ky shkaku i krizës dhe braktisjes apo largimit në drejtim të paditur të partneres me inicialet K. P. I riu kallëzon si vijon: “Partnerja ime quhet K. P, para ca kohësh në telefonin e bashkëshortes kapa një numër tjetër, me të cilin ajo komunikonte dhe që zbulova se quhej E. GJ. E fala dhe vazhduam jetën normal sikur nuk kishte ndodhur asgjë.
Ditën që ajo iku, çdo gjë nisi pas kërkesës sime, pasi i kërkova telefonin. Ajo nuk ma dha, pasi e kishte bërë me kod dhe nuk pata mundësi ta hap. Nuk bëra asnjë lloj komunikimi me të veçse një fjalie që ia thashë me ton të lartë. I thashë nëse del nga dera e shtëpisë, nuk hyn më në këtë shtëpi”. Kallëzuesi që shpreson që policia t’ia gjejë partneren vijon të tregojë se pas kësaj përplasjeje verbale, pak më vonë gruaja doli vërtet nga shtëpia.
“Ajo doli nga shtëpia dhe mua m’u duk sikur dikush e priste poshtë, pasi unë dola menjëherë dhe nuk e gjeta kurrkund. I rashë telefonit të saj. I shkoi zilja vetëm njëherë dhe pastaj e fiku. Jam bërë merak për K. P…. ku ndodhet? Kam frikë mos i ndodh ndonjë gjë?
Policia ka kryer veprimet e para në kërkim të gruas të larguar nga shtëpia dhe rezulton se e reja nuk ka komunikuar as me prindërit e saj dhe as me ndonjë të afërm tjetër. “Ne këqyrëm sistemin tims për të parë lëvizjet e fundit të K. P përpara Covidit për të kuptuar se me kë udhëtonte jashtë vendit dhe zbuluam që hyrje-dalja e fundit e gruas ka ndodhur më 7 mars 2018 përmes kufirit të Bllatës”, tregoi një burim i Gazetës “Si” që ende nuk ka zbuluar nëse burri për të cilin dyshon partneri ekziston vërtet dhe nëse ka apo jo atë emër. Konkludohet që iu është kërkuar kompanive telefonike lista e telefonatave të kryera nga numri i gruas, e cila njëkohësisht është shpallur në kërkim për largim nga banesa.
Une besoj se eshte ilir hjduti ose zeni syi peshkaqeni me sa duket saliu eshte dashnori i njeres ose tjetres hahahihi
Po o koqe po fale se te ka be pak. Bo, bo ca burra Shqipetare kan fillu te behen pjeshka.
A lui un corno in piu o meno che i fa e la moda moderna ai prag u shofte .
Po o koqe po fale se te ka be pak. Bo, bo ca burra Shqipetare kan fillu te behen pjeshka.
Ke bere detyren, djale! Denoncimi ne polici eshte lehtesi per ty.
Nje keshille nga une pensionisti: -Mos e humb më kohen e çmuar te jetes tende, duke u marre perseri me gruan, qe te ka braktisur. Ajo nuk eshte me per ty. Mblidhe mendjen! Puno dhe mendo per te ardhmen tende. Kjo ishte nje eksperience…
I Ziu ti,,,, ke degjuar kur thone, Femren e Keqe mos e pac ne mehalle, ti fatkeqsisht e ke ne Shtepi, ne Krevat. Po hapi syt o Bullar se ka femra plot, lere kurven te shkaperdhehet poshte e perpjete deri sa te lodhet, kuptohet, po u lodh??????
Sa gazete e ndyre! Si ka mundesi qe i beni si histori filmash por duke vene dhe emrat e njerezve aty? Si ka mundesi qe ka vemje si puna juaj? Dhe nese keto jane te verteta (qe une dyshoj shume ne kete histori), ku e gjeni te drejten te nxirrni emra dhe adresa njerezish? Kush ua jep te drejten te shkaterroni njerez te tjere me shpifjet tuaja te ndyra?
Shkoi njeni per te ndare Gruan pasi e kishte kapur me nje tjeter
Kur po bente denoncimin tek Gjyqtari , shtoi se e kishte kapur dhe njehere tjeter !!!???
Po cfare bere rradhen e pare e pyeti Gjyqtari .
E FALA iu pergjigj Ai Koqe Kandari
E Po fale dhe kesaj Rradhe e vazhdo jeten ia Mbylli Gjyqtari