Kisha e mbyllur nga pandemia, prifti iu ofron mundësinë besimtarëve të rrëfehen në parking

5 Maj 2020, 22:45Lifestyle TEMA

Kishat në Irlandë kanë mbyllur dyert për të zbatuar rregullat e vendosur nga autoritetet për të parandaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit, por një prift ka gjetur një mënyrë të veçantë që famulltarët e tij të heqin nga vetja mëkatet që i mundojnë

Fotoja e një prifti Dublini që ofron shërbimin e rrëfimeve në një parking automjetesh është postuar në Twitter dhe menjëherë ka bërë xhiron e rrjetit.

Prifti ka vendosur dy karrige në një distancë dy metra për të respektuar distancimin social dhe mes tyre një kryq.

Ai shfaqet i përkulur përpara për të dëgjuar me vëmendje një grua që ndodhet përballë tij, e cila me shumë mundësi është duke rrëfyer mëkatet e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje