Koronavirusi: Pse hesht opozita tani që Shqipëria ka vdekshmërinë më të ulët në rajon?

5 Maj 2020, 14:16Blog TEMA

Nga Endri Kajsiu

Pavarësisht 17 rasteve të reja të regjistruar ditën e sotme, kurba e coronavirusit në Shqipëri vijon të ulet në mënyrë të ndjeshme si rezultat i 27 personave që rezultuan të shëruar, po sot.

E ndërsa numri i pacientëve aktivë ka rënë në numrin më të ulët që prej datës 7 prill, pasojë e 24 ditëve radhazi ku numri i të shëruarve është më i lartë se te semureve, opozita ka braktisur tërësisht kauzën e vdekshmërisë, që në ditët e para të epidemisë ishte kudoprezente në daljet e tyre.

Në mars dhe në fillim të prillit, argumenti kryesor i opozitës ishte që Shqipëria kishte vdekshmërinë më të lartë në rajon për numër popullsie.

Pavarësisht se ishte e parakohshme në atë moment të bëhej një vlerësim i tillë, për shkak se epidemia ishte në faza të ndryshme të përhapjes në secilin vend, për opozitën të dhënat fillestare ishin treguesi i qartë i paaftësisë së qeverisë për t’u përballur me COVID-19.

Megjithatë, tanimë epidemia ka hyrë në fazën rënëse në të gjithë vendet e rajonit dhe si rezultat, vetëm tani mund të bëhen krahasime të sakta në lidhje me vdekshmërinë.

Të dhënat e sotme tregojnë që vdekshmëria më e lartë në rajon është ajo në Maqedoninë e Veriut, me 41 persona për 1 milionë banorë (1 518 raste dhe 85 viktima).

Bosnja është e dyta për nivel vdekshmërie, me 24 për milion. Serbia, vendi më i goditur në absolut nga coronavirusi me mbi 8 mijë raste ka një vdekshmëri prej 23 për milionë.

Vijon pastaj renditja me Kroacinë me 19 për 1 milionë, Greqia me 14 për milion dhe Mali i Zi me 13 për milion. Shqipëria është e fundit, me një mesatare prej 11 fatalitetesh për 11 milionë banorë.

Natyrshëm shtrohet pyetja. Nëse në ditët e para, kur të dhënat tona ishin të krahasueshme me të rajonit dhe më keq se disa prej tyre, faji ishte i qeverisë, a është në sytë e opozitës tanimë meritë e qeverisë fakti që vdekshmëria në vendin tonë është më e ulta në rajon?

14 komente në “Koronavirusi: Pse hesht opozita tani që Shqipëria ka vdekshmërinë më të ulët në rajon?”

  1. ben says:

    Mire e ke ti mor cun me analizen e ketyre numrave, po hajde mbushja mendjen Doktorr gomarit plak me kerricat qe i rrine perqark. Per interesat e tyre, ato edhe aritmetiken se besojne. Te drejta jane vetem ato qe thone ne SHQUP, se sipas tyre vetem ata e dine tabelen e shumezimit.

    1. Epirioti II says:

      Argument i sakte, por trajtuar jo dhe aq sakte. Ne rajon (Balkan) futen edhe Rumania, Slovenia dhe Turqia dhe ato jane edhe me keq se shtetet qe ka cituar autori.
      Edhe Europa Lindore (sidomos Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia) qe hyne me vonese ne ciklin e Covid eshte perkeqesuar ndjeshem dhe jane shume larg daljes nga kriza.
      Shqiperia rezulton vertete nje nga 2-3 vendet model ne Europe. Pavaresisht se ne Shqiperi hyne 15,000 emigrante ne pak dite nga zonat e kuqe e Europes, duhet ti heqim kapelen popullit shqiptar qe u soll ne menyre shembullore (raste idiote kishte, por pyll pa derra nuk ka). Respekte edhe per Qeverine qe e menaxhoi zgjuar dhe shpejte situaten.

  2. Shoku Meros says:

    11 fatalitete per 1 milion dhe jo per 11 milion.
    Kontrolloni tekstin para se ta postoni se na 1 i PD jua mer seriozisht gabimin

  3. Mantho says:

    Qarkullojne fjale se po pergatitet nje fjalim falenderimi te vdekurve nga korona-virusi (te deklaruarve dhe te fshehurve). Në ate fjalim te sheruarit nga Covidi-19 do te mallkohen, do perbuzen e do shahen nga nena. Jane dy veta qe haen kush ta mbaje fjalimin. Po me siguri do te fitoje ai. Ai qe ka zili te vdekurit e Italise dhe Spanjes e psheretin: ah t’i kishim ne!

  4. nuk e hapin gojen se

    kan frik

    mos i ngrin muti ne gurrmaze !

  5. Edi says:

    Nuk dua te marr ne mbrojtje kete zvarranikun ne krye te PD , por bota e qyteteruar e ka karantinimin vullnetar dhe jo si kafshet te mbyllur me dhune ne kafaz. Njerezia dalin ne parqe ketu ku jam dhe shkojne ne pazar, bejne sport , takohen duke respektuar distancat dy nga dy e ne grup.
    Ju , kenaquni me “suksesin” e te qenurit bageti…
    Edhe krimi ne diktatura eshte shume e shume here me i ulet se ne diktature… por qyteterimi zgjedh lirine si ushqim te pare te shpirtit … jo nenshtrimin.

    1. Adeci says:

      “Në vendin ku jam”. Në ç’vend je ti o koqe që paske kaq liri, apo e mban sekret.

    2. DinPak says:

      Seç me kujtoi nje histori shume te vjeter, ne kohen e kaçakeve, ky komenti tend per ndryshimin e levizjes se lire jashte karantines ne ate vendin ku je ti dhe ne Shqiperi, o Edi:
      Shkon nje kaçak dhe i hyn ne shtepi nje palo burri qe kishte nje grua te bukur, dhe, duke i drejtuar koburren, i thote: degjo ti, po dole nga ky rrethi, dhe beri me kongjill nje rreth ne dysheme, te hodha trute ne ere. Pastaj iu drejtua gruas, ndersa ti, shtrihu ne krevat, hiqi breket dhe shiko se po m’i luajte bythet, do ta pesosh edhe ti si yt shoq. Pasi mbaroi pune me gruan, kaçaku u ngrit dhe qete qete doli jashte.
      Pasi iku kaçaku, gruaja i thote burrit: po ti si nuk levize fare po me le ne dore te tij? Burri i pergjigjet: si nuk leviza, sa here e nxora kemben une nga rrethi, po ti si u shtrive e nuk levize fare, per ta kundershtuar. Ç’thua ore, i tha gruaja, sa here i leviza bythet une.

  6. Rrok Cubi says:

    Po lejni ne hall te vet,c’fare po ju ban ai buke e kos po han,s’po thote gja

  7. covid virus says:

    Doktor vdekja me kapterr kufomen me kraj te djatht dhe Vasil mortjen ne krah te majt, nuk jane te kenaqur me kete statistike.

  8. I cmenduri i pd says:

    Nuk eshte e vertete ne shqiperi ka me mijrra te vdekur por ju nuk i shikoni,pa hajdeni ketej nga zyrat e pd tu japim ndonje pale syse me logon Rama ik dhe do ta shikoni me syzet tona vetem vdekje dhe deshperim ka ne kete vend.sa te vime ne pushtet,ne do te ngjallim edhe te vdekurit Rama ik.Demokraci kemi,genjeshtrat per budadhenjt i kemi.

  9. Jo kjo qeveri , po c’do qeveri tjeter me c’do lloj performance edhe me te ulet , me keq se ShQUP i e alete e tij aleatet desha te them , e te doje nuk mund t’a beje !
    “Sukseset” e ShQUP it s’kane te numuruar , populli I di mire , kot mbani shprese ne Corona ju “tradhetoi” !

  10. Nuhi says:

    Opozite hesht pse sju plotesua deshira qe te kete mijra Viktima.Dhe keto viktima ti perdore per ta djegur Shqiperine.Kjo opozite i ka zyrat kryesore ne Beogrsd prej edhe ufhehiqet.

  11. mea duket ja ka bo fort Ramo e ka knoq
    bathecin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje