Nga Roland Qafoku
Ju kishte marrë malli për Ben Blushin? Për ato fjalimet plot elokuencë, plot spec dhe një zë që e bënte me ngjyra jetën e partisë në pushtet? Nëse po, po ju themi se e patë në Parlament në seancën e 30 prillit. Vërtet nuk ishte aq i gjatë, nuk kishte floknajë mbi kokë dhe nuk mbante atë emër. Quhet Ditmir Bushati dhe prej kohësh, në rastin më të mirë është zëri ndryshe dhe në rastin më të keq, është kundërshtar i hapur brenda Partisë Socialiste.
Në 5 minuta e 7 sekonda fjalim ai pothuajse e shkundi mazhorancën më shumë sesa një mijë fjalime të opozitës që i lexojnë si spikera lajmesh nga foltorja e PD-së. E tronditi qeverisjen, duke treguar se më shumë se për opozitën zyrtare, kjo mazhorancë ka nevojë për opozicion brenda vetes. Trazoi ujërat e ndenjura të partisë duke kuptuar sesa i nevojshëm është katarsisi aty ku vetë Rama në letrën e famshme drejtuar ministrave të kabinetit të vet në shtator të vitit 2015 e quante “pushteti po merr trajtën turkoshake.
Vërtetë zgjodhi për të kundërshtuar një kontratë koncesionare që i shtohet Porto Romanos në mënyrë që pronarët e saj të kenë të drejtë që përveç naftës dhe hidrokarbureve të marrin të drejtën e shkarkimit edhe të mineraleve, por nga foltorja e Kuvendit Ditmir Bushati tregoi se sa shumë plagë të mavijosura ka në qeverisje dhe se mes tij dhe mazhorancës ka një krisje të thellë.
Ai hodhi mesazhe për mënyrën se si po funksionon qeverisja e majtë duke bërë jo thjesht shigjetuesin e kamufluar me fjalë të koduara që i kupton vetëm ai servil që ia dërgon, por vendosi thellë në plagë gishtin duke treguar se gjërat janë shumë më të rënda sesa duken.
Fjalët e Bushatit ishin një formë kushtrimi politik teksa tha: “Ne nuk kemi asnjë tagër të burgosim të ardhmen e gjeneratës së re”. Apo për raportet e kësaj mazhorance me oligarkët kur kujtoi parimin: “Jemi të majtë, jemi qendër e majtë, mjaft më me oligarkët”. Apo më tej akoma, kur përmbysi atë që po funksionon realisht në qeverisje duke theksuar atë që ndodh simbolikisht: “Nuk kemi pse t’ia marrim portit të Durrësit dhe t’ia japim privatit. Nuk ka pse ARRSH-ja të nxjerrë tenderin 5.5 milionë euro për t’i çuar dhe rrugën privatit. Nuk kanë pse të pagujanë taska shqiptarët e zakonshëm të këtij vendi dhe të gjithë ne për të çuar atje postën policore, doganierin, kontrollin sanitar dhe fitosanitar. Në rast se doni t’ia jepni privatit, fare mirë mund ta bëjë investimin privati”. Apo edhe të një thirrjeje të fortë publike për partinë ku ai aderon: “Interesin publik duhet ta mbrojmë ne. Ne jemi Partia Socialiste, ne jemi partia e progresistëve. Jemi partia që kemi ardhur në pushtet më 2013 dhe kemi thënë që do t’i anulojmë koncesionet, kemi thënë që po keqpërdoret pasuria e përbashkët”.
Pas këtyre pasazheve që zgjuan edhe gjumashët e PS-së në Parlament por edhe jashtë tij, është normale të pyesësh: Çfarë ka ndodhur me Ditmir Bushatin? Përse ai është kthyer në problematikun e PS? Përse nga mënyra se si flet e kanë bërë atë një Ben Blush të dytë në gjirin e saj? Për lidershipin e partisë në pushtet Bushati meriton të gjitha epitetet negative: plangprishës, mosmirënjohës, vdes për dukje, kërkon të nxjerrë lajm, etj.
Pikërisht me këtë frymë, kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla iu kundërpërgjigj menjëherë plot shpoti, duke e krahasuar me një kundërshtare politike si Grida Duma që PS-ja dhe vetë Balla e kanë për zemër ta marrin si referencë talljeje duke përdorur frazën: I shoh gjërat mirë nga jashtë, por nuk i shikoj mirë nga brenda.
Ajo që tha Taulant Balla kundër Ditmir Bushatit tregon se mazhoranca jo thjesht është kundër mënyrës se si Bushati po funksionon, por të lë të kuptosh që edhe fundi i tij politik do jetë pothuajse si i Ben Blushit. A ju kujtohet sa herë që Ben Blushi bënte spektakël me fjalimet e tij në Parlament, apo kur bënte ndonjë deklaratë “rastësore” që për gazetarët dilnin dhjetë lajme njëherësh, dilte kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla dhe i përgjigjej pothuajse me të njëjtat fjalë siç bën tani me Bushatin? Beteja vijoi derisa Blushi u largua nga PS-ja dhe themeloi partinë “Libra” dhe nuk është fare çudi që Ditmir Bushati e mendon edhe këtë variant.
Po si u kthye Ditmir Bushati, një produkt politik ekskluziv i Edi Ramës, në kundërshtarin numër një të tij brenda partisë? Si ka mundësi që Edi Rama të mos menaxhonte atë që vërtetë është politikan me talent dhe vlera, por mundësinë për t’i shpalosur këto vlera ia kishte dhënë ai?
Edi Rama kishte shumë arsye që nuk e menaxhonte dot Ben Blushin, më kryesorja ishte se ai nuk ishte produk politik i vetë Ramës. I futur në PS nga Fatos Nano, Blushit i shkonte statusi i rebelit. Kishte qenë kryeredaktor i gazetës “Koha Jonë” që jo thjesht i bëri opozitë Berishës-president, por bëri epokën e artë të medias idealiste. Pati një karrierë logjike në PS duke nisur nga zëdhënës i kryeministrit, zëvendësmnistër i Jashtëm, prefekt i Korçës, deputet dhe dy herë ministër dhe befas një ditë kur pa që Edi Rama ishte shefi i tij politik iu zgjuan të gjitha instinktet kundërshtuese.
Por Ditmir Bushati u afrua në PS nga vetë Rama. U caktua në listën për deputet nga vetë Rama. U emërua ministër i Jashtëm nga vetë Rama dhe nga opinioni njihej si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ramës. Atëherë si ka mundësi që pikërisht ky “produkt” u kthye në problematikun numër një të Ramës?
Mund të ishte zëri ndryshe në PS, Pandeli Majko, po ai tani nuk është më i pari, kur bënte betejë me Fatos Nanon dhe humbiste denjësisht me 34 vota. Mund të ishte zëri ndryshe në PS Bashkim Fino, por ai mendon se e bën shumë mirë këtë duke debatuar në Komisionin Parlamentar me deputetët rishtarë duke u treguar historira me kryeministër veten e vet gjatë vitit 1997. Mund të ishte zëri ndryshe në PS, Erion Braçe. Në fakt ai e ka bërë, madje shumë mirë, por sigurisht nuk mund ta bëjë tani që është zëvendësi i Ramës. Mund të ishte zëri ndryshe në PS Fatmir Xhafa. E bëri kur ishte ministër i Brendshëm dhe për pasojë i bënë atë që i bënë, duke i futur stërkëmbësha e duke përdorur metoda të kohës së Kadri Hazbiut. Mund të ishte zëri ndryshe në PS, Musa Ulqini, dhe vërtet do të ngjiste jo pak, sepse ka me vete moralin dhe ndershmërinë, por me modestinë që e karakterizon, ai vijon të kontribuojë në heshtje. Mund të ishte zëri ndryshe në PS, Anastas Angjeli, por ndoshta mendon ç’i duhet t’i hapë vetes telashe. Mund të ishte zëri ndryshe në PS edhe vetë Gramos Ruçi, por po foli ai, Ramës do t’I duhet të ecë me paterica. Të gjithë këta në fakt nuk e kanë bërë zërin ndryshe dhe habia është se këtë po e bën Ditmir Bushati, pikërisht ai që për Ramën nuk duhet ta bënte kurrë.
E gjithë ajo që po bën në këto kohë Ditmir Bushati duhet parë në dy anë. E para që vërtet Partia Socialiste ka nevojë imediate për një zë ndryshe, sepse po zë ndryshk nga qeverisja e shtatë viteve. Një zë që t’ia shkundë apatinë që ka pushtuar një pjesë të mirë të saj, një zë që t’i shkundë ata që i ka zënë keq pushteti dhe një zë që vërtet të jetë ndihmë për gabimet në qeverisje. Dhe Rama i bëri dy herë nder padashje Bushatit duke e zëvendësuar me “poliedritin” Gent Caka dhe e dyta e bëri zë ndryshe në parti.
Edhe vetë Bushati nuk duhet ta ketë parashikuar që do të arrinte këtë status politik. Por, nga ana tjetër, aksioni i tij ka një pikëpyetje të madhe: A ka Ditmir Bushati moralin për të qenë pikërisht ai zëri ndryshe në PS? Përse Bushati nuk foli kur ishte ministër i Jashtëm? Përse ai ndoqi rregullin e politikanëve të pakënaqur që bëjnë kundërshtarin e partisë dhe flasin vetëm kur largohen nga posti, ndërsa kur janë në detyrë ngjajnë me qengjat e urtë që pinë gjithë fabrikën e qumështit.
Bushati mund ta kundërshtojë këtë me arsyetimin e ka folur në forumet e partisë, por nuk e ka dëgjuar njeri, se ka folur me Ramën kokë më kokë, por nuk ia ka fishkëllyer. Përgjigja ndaj këtij sqarimi është se ai mund të kishte bërë një akt madhor që mund të mbetej në histori. Nëse ai shikonte që qeveria kishte bërë gabime, të jepte dorëheqjen dhe pa dyshim që kuotat e tij morale dhe politike në PS do të ishin vërtet të larta.
Në politikën shqiptare ne e kemi një shembull të tillë si ai i Besnik Mustafajt që për koincidencë edhe ai ishte ministër i Jashtëm. Dha dorëheqjen vërtet duke thënë se “ishte i lodhur”. Por të gjithë e dimë që ai ishte i freskët, por ishte lodhur duke mos qenë dakord me shumë vendime të kryeministrit Berisha. Pas largimit, Mustafaj i rriti kuotat e veta, kishte moralin me vete dhe sot madje respektohet në PD e po aq edhe në PS. Kështu ndoshta duhet të kishte bërë edhe Ditmir Bushati.
E vërteta është se në këtë mënyrë ai thjesht po kopjon Ben Blushin, madje shumë keq. Për mënyrën se si po funksion PS-ja, nuk e shpëton dot as duartrokitja e vetmuar e Ilir Beqjas pas fjalimit. Dhe frika është se edhe fundin mund ta ketë si Ben Blushi. Kjo nuk do t’i vlente as Partisë Socialiste dhe as vetë atij, sepse Blushi fundja e gjeti një zgjidhje të artë dhe u kthye sërish në media ku kishte shkëlqyer, ndërsa Ditmir Bushatit i mbetet të kthehet tek “European Movement Albania”, por, edhe atje vendi është i zënë. (fjala)
I ka tredhur i gjati te gjithe…..
Analize e mire,por Bushati smund te jete kurre Blush per nga oratoria,ironia dhe forca e argumentit.Talenti i madh do thoja i Blushit ama nuk i dha fat sepse ai ishte inatci.Rama nuk ishte Saliu per Blushin.AI duhej ta frenonte ambicien per hir te mbarvajtjes se Partise dhe te bashkpunonte me Ramen.Ai nuk pati forca ta bente kete.Ne se Bushati ka te drejte dhe mendon se partite e majta e kane fuqine ti ”kundervihen” kapitalisteve ,eshte,per fat te keq mos njohes i nje te vertete te madhe.Administratat (qeverite) jane me shume ”sherbetore” te oligarkeve sesa idealeve.te majta.Oligarku ka ne dore kapitalin.Te tjerat jane prralla.
O autor pyk…. kta analiste duan shplarje syzesh…shum problem per te pare te vertetat. Kapitalizmi mutant ne shqiperi po instalon injorance pa hesap. Zorrë e trrashe ne vend te trrurit. Eshte sh e thjesht o pyk…. less is the new more. Boll babezi.
Ku ishte shoku Ditmiri i letes ma para.6 vjet minister i jashtem ashte shume dhe kjo ishte vlersimi maksimal qe te bene partia ku ke milituar dhe te vishe direkt e te mbashe leksione delirtante direkt ne kuvend pai shtruar ne grupe parlementare ne kryesi te partise ose ne takime me drejtuesit nuk gja po karagjozdhek.Ti Ditmire nuk keni vezen e kuqe,kurseti qaf ogly mos shqetso per mendimin ndryshe ne partin socialiste po shiko baben tend shpirtror nga vicidoli
Frika nuk eshte e ardhmja e Bushatit ne PS, por e ardhmja e PS-se dhe demokracise se tkurur shqiptare!
Po clidhje ka c’fare thot Bushati,ne P.S,ka pas gjithmone Bushatra dhe shume me te forte se Bushati,ku me i sukseshmi i tyre doli Meta,po te gjithe nje qellim kishin,kush mund te merte kreun e socialisteve,se marja e kreut kishte dhe ka privilegje te shumta,po kreu qe te meret duhet pune shume dhe nga eksperienca e deri rezulton qe ai qe pretendon kreun duhet te jete model pune qe perceptohet nga nga te majtet,te preket dhe te shijohet dhe deri tani,nga te gjithe keta qe pretendojne kreun e p.s,vetem E.Rama i ka plotsuar keto kritere dhe pretendon dhe ky qe eshte kryetar bashkie sot,prandaj keta qe sot dalin e bertasin neper televizore dhe portale,kur i preken interesat,bejne mire qse te divorcohen me kete parti ose te heshtin,ose te dalin alternative ne vete dhe te provohen ne votime,po qe ti imponohesh shumices,me duket nje gje e parealizushme dhe eksperiment i deshtuar,se eshte provuar,problem tjeter ne mardhenie me keta individe eshte dhe origjina e tyre,ne rastin konkret,z.Ditmir,eshte i biri Z.Sulejman Bushati,Ish Sek.i i pare ne disa rrethe te vendit,ish antar i K.Qendror te PPSH.d.m.th pjese e nomeklatures se larte te PPSH,kurse ky qe sot drejton P.S eshte shume larg si individ ketyre forumeve,ai njihet shume heret rebel me rregjimin e kohes,po dhe prindrit e tij kane qene profesionista ne punen e tyre dhe pa funksione politike,sa per lidhjet me S.Koleken, e ema ka qene mbes e tij,i jati paska qene n/kryetar fronti,po ka pas kryetar I.Kadarene,e kush e pjerdhte frontin ate here,si sot me sindikatat,
O Edoo ku i gjen keto mosntra o vlla. Me qiri i kerko, po pse faktor eshte ky Bushati?
Do te ket fatin e Blushit perjashtimin por dhe me keq se do mbetet rrugeve
Avash, Landi, avash. Jo kaq pesimist per te ardhmen e disidentes socialiste. Tung.
Duke qene Qafok, i jane tkurrur trute, ben analize e komente ne favor te percarjes se PS. NUK MUND TE NDODHE O QAFOK.
E kane provuar Meta, Islami, Malaj, Blushi, Dade e tani Diteziu Ditmir. Nuk eshte thjesht ze ndryshe, se zera ndryshe (kritika dhe autokritika) kishte edhe ne kohen e PPSH, por keta jane zera qe duan shperberjen e PS, qe praktikisht e PA MUNDUR te ndodhe.
Edhe ky i perket grupit qe ka ngrene CORBEN E PRISHUR, o Qafok.
PS nuk ia dolen ta shkaterronin ata qe te permenda me lart, e jo me ti Qafok me shkrimet e tua. I perket kazanit qe tani eshte qelbur fare, plehre e dekompozuar.
Fakti qe eshte i lidhur ngusht me Albin Kurtin,kuptohet dhe me drejtorin exzekutiv te Hysamedin Ferajt,Bole Abazin ne Tirane,tregon qe Bushati kete perfundim do kishte,sepse nuk mundesh te jesh me Ramen dhe me ate qe do rrezonte Ramen,bashkepuntorin e Saliut Albin Kurtin.
Ne fakt asnje nuk e pelqen mendimin ndryshe jo Rama por edhe udheheqes me te fort ne bote. Mendimi ndryshe mund te pranohet ne se me drejtuesin kryesor bisedon dhe jo te ngresh zerin ne forume. provoje tek Trump dhe do te shohesh se ku do perfundosh. provoje tek putin apo tek Kinezi dhe do te shohesh se ku do te perfundosh . Keshtu eshte ndertuar kjo bote.
E vetmja rruge eshte qe te gjesh formen e bisedimit me liderin dhe mund te besh progress me mendimet e tua dhe ne se nuk ja del dot atehere thoshte babi im duhet ta maresh kalin me te mire ta ledhatosh deri sa ti hipesh vete lart dhe pastaj e di vete si e drejton per te realizuar idet e tua ne se ato jane me te vertet te dobishme per popullin
Bushati nuk eshte Blush. E Balla nuk eshte palle (shpate) ose mund te jet palle ( e dini per se e kam fjalen) per sa kohe ti rruhet Rames.
Per shkrimin e me siperm kam bere nje koment , mund te thoni per c’aresye nuk botohet
emer i ri corbe e vjeter, lojera politike te lexueshme. bushati ben opozitarin e partise (madje sdo habitesha sikur te formonte dhe parti te re) ne menyre qe te mbledhe rreth vetes e te mos lejoje te pakenaqurit e majte te shkojne djathtas (ose diku tjeter). dihet qe votat e majta kane nje diference minimalisht mbi 200.000 me te djathtat, dhe e djathta (te pakten kjo e djathte qe sofron asgje te re) svjen dot ne pushtet po su perca e majta. that simple
E po c’te beje PS nuk qeveriset e vetme pa opozite , mundohet te kompesoje kete mangesi ne funksionimin e shtetit .
Jo se s’ka opozite , po kete kohe eshte e angazhuar me probleme te rrendesishme , duhen numuruar viktimat , duhen bere planet me pese pika , duhen formuluar thirje kunder karantines , perplasjes me policine e shume probleme te tjera !
Rendesi nukka mse kur foli bushati vone apo heret,rendesi ka se cfare foli. Socialistet e vertete duhet ta degjojne e te bashkohen rreth Bushatit,pa e lene ta pesoje si Blushi,sepse pastaj do tu vije radha edhe atyre qe sot mendojne se i kane karriget te sigurta duke u lepire pas Rames.
Meqense nuk e botuat komentin e pare , atehere per shkrimin e mesiperm do te thosh ; Valle e re , me model te vjeter ! . C’do mendim ndryshe , ne qeverisie , eshte i domosdoshem dhe dobiprures . Historikisht kryetaret e qeverise , qoft ne monizem , qoft ne pluralizem , nuk kane as me te voglin respekt per oponence , te c’do lloi qofte . Nepergjithesi KM-te e shohin veten si pronare te pushtetit , deshira e tyre eshte ti quash perandore , te pa kontrollushem e te pa zvendesushem . Popujt e vuajtur i njohin mir labirintet e politikes , per shkak te perpjekieve te medha per mbijetese . Populli e di mir se aleat te tyre jane politikanet me mendim ndryshe nga padroni i tij . A nuk jemi ne , deshmitare te gjalle te fakteve , per keto 100 vjetet e fundit . Politikanet e karrieres , sa kerkojne pushtetin jane dhelpera , e kur dalin ne krye te pushtetit –forces se popullit– menjeher , pa prit e pa pandehur , hungerijne si arinj . Prandaj e pershendes mendimin ndryshe kudo dhe kurdohere .
Te gjithe ata qe kane perfituar, apo kane qene ne pozita drejtimi, nuk i beson kush kur ankohen, apo me keq kur thone per “breket pise te shtetit”, a thua ky nuk i ka veshur.
soi te gjithe ketyre eshte i pabesueshem, i pamoralshem, i majte a i djathe qofte.
Menjehere sa u prishet rehati, a ca me keq pazari, hidhen perpjete. Jo.Jo
Jemi vet ne populli qe zgjedhim “kopshtare” qe e kthejne token tone kaq te bukur ne moçal, e pastaj nuk na vjen mire qe degjojme veç zhaba.