Bashkëjetesa me Pandeminë COVID-19

3 Maj 2020, 15:26Blog TEMA

Nga Mirela Rupa

Organizata Botërore e Shëndetsisë është shprehur se nga fundi i dhjetorit 2019, mendohet se u shënua pacienti zero me simptomat e COVID-19. Që nga fillimi i kësaj katastrofe njerzore, bota ndryshoi aktivitetin e saj normal, për tu përballur me një armik të padukshëm që mund të përhapej kudo, COVID-19.

Si fillim, u mëndua se përhapja e këtij virusi erdhi në një nga market e ashtuquajtura “Wet Market” ne provincen jugore te Wuhan, Kinë. Ne “Wet Market” (apo “Marketet e lageshta”) shiten kryesisht produkte mishi, peshq, zogj, dhe herë pas here tregtatrët shesin dhe therin gjithashtu kafshë të gjalla, shpënde, peshq dhe butakë brënda ne ambjentet e marketit.Në vënde te tilla, rreziku që viruset apo mikroorganizma të tjerë, të kalojnë nga kafshët tek njeriu është shumë i lartë, për shkak të standarteve të ulëta higjenike. Mëndohet se pikërisht nga ky market, virusi COVID-19, ka kaluar nga kafshët tek njeriu, duke përdorur si transmetues lakuriqin e natës. Ky lloj gjitari, dyshohet të ketë qënë i përfshirë edhe në përhapjen e viruseve të tjera si Ebola, HIV, MERS dhe SARS (Severe Acute Respiratory Syndrome).

Gjatë gjithë kësaj kohe, nje hipotezë mjaft e përfolur ishte ajo e ideimit të këtij virusi në laborator. Ky fakt rriti dyshimet e njerëzve në botë kur shkenctarë dhe drejtues shtetesh dolën ne mbështetje të këtij versioni.

OBSH (Organizata Boterore e Shendetsise), në deklatatat publike te saj, mbrojti gjithnjë variantin e përhapjes së virusit në rrugë natyrale, dukë nënkuptuar kështu, përjashtimin e hipotezës së daljes së tij nga laboratori.

Ndërkohë që përhapja e infeksionit në Kinë po avanconte, në anën tjetër të botës, njerëzit akoma nuk ishin ndëgjegjësuar për rrezikun që po iu kanosej.

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli simptomat e COVID-19, ku ndër ato më të zakonshmet mund të ishin: kollë i thatë, temperaturë e lartë, marrje fryme, rrjedhje hundësh, dhimbje fyti, diarre, shenja lodhjeje, dhimbje kycesh, humbje e nuhatjes dhe e shijes së ushqimeve. Ky virus mund të transmetohej nga nje përson tek një tjetër, nëpërmjet kontaktit direkt me sekrecionet e përsonave të infektuar përmes kollitjes apo tështitjes. Duke parë përhapjen e shpejtë të këtij virusi në shkallë ndërkombëtare, me 12 Mars 2020 OBSH, shpalli COVID-19 pandemi*.

Virusi ndoqi të gjitha lëvizjet e popullsisë… duke kaluar nëpermjet saj me shpejtësi marramëndëse nëpër avione, trena, dhe makina, nga qyteti në qytet, e nga shteti në shtet. Te gjithë e kishin drejtuar vëmëndjen nga Kina dhe më pas nga Italia, pa e vënë re se, nën sytë e tyre, armiku i padukshëm po shumohej në cdo drejtim. Ishte atëherë kur qeveritë e vëndeve me shkallën me të larte të të infektuarëve, u bënë të ndërgjegjshëm dhe filluan të aplikonin mbylljen e kufinjëve dhe marrjen e masave të frenimit për përhapjen e virusit. U aplikua një praktikë izolimi e përdorur që në periudhën e mesjetës, e quajtur ndryshe Karantinë. Fjala karantinë e ka origjinen nga termit ne gjuhen italiane “quaranta”, që do të thotë dyzet-40. Kjo metodë është përdorur në vitet 1300. Kur dyshohej se anijet tregtare që vinin nga shtete të tjera në portin e Venecias sillinin sëmundje infektive, ato izoloheshin të ankoruara në port për 40 ditë.

Si rrjedhojë e izolimit massiv, shumë biznese aplikuan praktikën e të punuarit online nga shtëpia (working from home), proçesi normal i mësimdhënies në ambjentet edukative u ndërpre duke u zëvëndësuar me metodën online. U ndërpre cdo aktivitet kulturor dhe zbavitës, objektet fetare ndaluan aktivitetin e tyre gjithashtu.

Ndërkohë, sheshet e qyteteve dhe pikat më tërheqëse turistike të botës u zbrazën, rrugët dhe rrugicat në brëndsi te qyteteve ngjanin si vënde fantazmash.

Për here të parë, Papa ne Vatikan mbajti Meshën e Shenjtë duke u lutur për njerzimin me sheshin “Shen Pjetri” bosh si kurrë me parë. Pak ditë më vonë, Mretëresha Elizabeth pati një dalje të pazakontë të sajen, duke iu sygjeruar qytetarëve të respektonin rregullat e vetizolimit dhe duke iu dhënë atyre mesazhe mbështetjeje dhe kurajoje.

Sot pas gati 4 muajsh nga fillimi i pandemise, bilanci në humbjen e njerzëve, është tragjik.
Rastet e konfirmuara të njerëzve të infektuar kapin shifrën 3,451,033, ndërsa ato të vdekjeve janë 242,996.

Numri i vëndet e prekura në të gjithë botën shkon ne 212, ku USA mban shifrën më të lartë të vdekjeve 66,621, duke u ndjekur nga Italia me 28,710 vdekje dhe Britania e Madhe me 28 131 vdekje.

Ky virus i vrau më shumë se një herë viktimat. Ata nuk i thanë fjalët fundit familjarëve te tyre, rënkuan mes mallit për të dashurit e tyre, duke u përcjellur të vetëm për në banesën e fundit. U mohua e drejta e një përqafimi apo ajo e një shtërngimi durash për shprehjen e dashurisë dhe trishtimit të pafund, sic është ajo që provohet kur humbet një personi të zemrës. Brëngat sociale që këto kohë të vështira dhanë, do të shoqërojnë gjatë kujtesën e mbarë njerzimit.

Përvec humbjeve të parekuperueshme në njerëz, ekonomia globale u paraqit para një situatë të papritur.
Fondi Monetar Ndërkombëtar (IMF) me 20 mars 2020, shpalli ekonominë botërore ne Recesion.

Drejtuesja manaxheriale e këtij institucioni Kristalina Georgievai, u shpreh se, ipmakti i Covid-19 do të godasë ekomominë më keq sesa recesioni i mëparshëm në vitin 2009. Deri në këtë datë, së paku 80 vënde kishin kërkuar mbështetje ekonomike. Në të njëtën kohë, vëndet e G20 akorduan një mbështetje financiare për vendet e prekura, në shumën e $5 trillion, ose 6% e GDP-së globale. Menjëherë ky institucion korrigjoi parashikimet e rritjes së ekonomisë për periudhën 2020-2021. Ndërkaq, konsullorja ekonomike e këtij instucioni pohoi se, pandemia bëri që receioni i këtij viti të jetë më i rëndi që në kohën e “Great Depression 1930”. Ajo u shpreh se kostoja e deritanishme e humbjeve, mund të kap shifrën e $9 trillion, e barazvlefshme me shumën e ekonomisë së Japonisë dhe Gjermanisë.

Më pas, sektore të ndryshëm më peshë të madhe në GDP- globale, publikuan raportimet finaciare për përiudhën tre mujore të parë. Industria e prodhimit të naftës dhe Industria e turizmit patën një goditje të menjëhrshme nga shpërthimi pandemik. Drejtuesit e Agjensisë Internacionale te Energjise (IEA) konfirmuan se, kërkesa për naftë ra në masën 25%, duke e cuar kërkesën e tregut në më te ultën në 25 vitet e fundit. Kërkesa globale e naftës për muajin prill 2020 u parashikua se do të zbriste me 29 milon fuci në ditë, krahasuar me një vit më parë. Kjo rënie nuk kishte ndodhur që në vitin 1995. Edhe sikur të supozohet që gjatë pjesës së dytë të vitit 2020, fluturimet të rihapen, kërkesa e fucive të naftës do të zbresë me 9.3 milion fuci në dite krahasuar me vitin 2019, duke fshirë kështu fitimet e një dekade. Ndërkaq edhe Opec, i cili është karteli më i madh i prodhimit të naftës në botë, ra dakort me aleatët e saj dhe vëndet e G20, që të shkurtojë prodhimin e naftës me 20 milion fuci në ditë. Bashkepunimi mes OPEC dhe vëndeve G20 mund konsiderohet i rrallë, por ky pakt vjen për shkak të situatës së paprecedent ne të cilën ekonomia globale ndodhet. 

Sipas të dhënave të gazetës britanike “The Guardian”, me 20 prill 2020, si asnjeherë më parë, cmimi i naftës ne SHBA ra nën nivelin zero. Prodhuesit e naftës në Amerikën e Veiut nuk patën mundësi që të ruanin tepricën e papërpunuar të krijuar nga shpërthimi pandemik. Në vetëm disa orë cmimi për fuci shkoi nga 18 dollar në (-38)dollar për fuci.

Gjithashtu edhe Industria e Udhëtimeve Turistike ishte një ndër industritë që u godit më rëndë nga shpërthimi pandemik. Gazeta britanike “The Independent” shkruante se, Këshilli Boteror i Udhëtimit dhe Turizmit parashikonte se rrezikoheshin të shkurtoheshin 75 milion vënde pune në këtë industri. Po ky autoritet, është shprehur se, ekonomia botërore do të ketë një humbje nga GDP e Industrisë së Turizmit dhe e Udhëtimit një shumë deri në 2.1 Trilion dollar vetëm në vitin 2020.

Për të ndihmuar në përballjen e kësaj krize, qeveritë e vëndeve të prekura nga shpërthimi pandemik, ofruan mbështetje financiare të menjëhershme për bisneset dhe punonjësit gjate periudhës së vetizolimit.

Britania e Madhe, miratoi buxhetin e pageve për punonjësit e kompanive dhe të vetpunësuarit në masën 80%, ndërsa për bizneset, ajo garantoi si fillim një fond prej 330 bilion pounds kredi, ku shuma e përfitimit të kredisë nga cdo kompani varej nga fitimi vjetor i tyre.

Ndonëse, parashikimet e deritanishme janë alarmante, raportimet e publikuara për të ardhmen mund të ndryshojnë, pasi gjithcka do varijoje në baze të kohëzgjatjes së pandemisë dhe masava që do merren për të menaxhuar situatat e krijuara.

Po shëndeti mendor sa do të ndikohet nga Covid-19?

Drejtuesi i Departamentit të Psikiatrisë në Universitetin e Cambridge, Prof Ed Bullmor, i cili ngriti një grup pune për kërkime mbi impaktin e shëndetit mëndor nga shpërthimi pandemik ne nje artikull te “The Guardian”, pohoi se impakti që shëndeti mednor do të ketë, do të jetë i madh jo vetëm në periudhën prezente, por edhe ne të ardhmen. Ai sëbashku me skuadrën e tij të kërkimit, pohuan se një impakt të lart psikologjik do të ketë e gjithë popullsia. Rritja e papunsisë, ndarja e familjeve dhe ndryshimi i mënyrës së jetesës, janë faktorët që do të ndikojnë në rritjen e ankthit, depresionit dhe vet-dëmtimeve*. Ai tha se grupi i tij i punës do përqëndrohej në matjen e efektit që pandemia do të ketë mbi të papunët dhe të varfërit, mbi grupet vulnerabile*, në punonjësit e stafeve mjeksore dhe qëndrave sociale.

Pavarsisht sdudimeve që do kryhen nga shkenctarët e kësaj fushe, asnjeherë nuk do të matet stresi dhe paniku që realiteti pandemik dha tek gjithsescili prej nesh. Kemi qënë vete dëshmitarë sesi rrugët, stacionet e trenave, sheshet, aeroportet u boshatisen. Jemi ndjerë më larg se kurrë nga familjarët, miqte dhe kolegët tanë.

Infeksioni mund te merrej në tren, në supermarket, madje edhe nga zarfi që postieri mund sillte në shtëpi. Kujdesi i gjithanshëm që ne duhet të kishim, krijoi për ne nje beteje te shumëfishte.

A është Kina përgjegjëse për situatën në të cilën bota ndodhet sot?

Ne tregun e “Wet Market” në Wuhan, nga ku virusi mendohet se u transferua tek njerzit, tregtarët shisnin edhe kafshë te egra në menyre ilegale. OBSH gjithashtu është shprehur se një ndër hipotezat e mundshme që virusi ka kaluar tek njeriu është se kafshët e zëna nga gjuetia thereshin në këto markete duke bërë direkt furnizimin për restorantet e qytetit. Grupi i punës së ngritur për hetimin e shfaqjes dhe përhapjes së virusit ne “Wet Market” ka këshilluar se për të evituar raste të tilla në të ardhmen, është i domosdoshem kontrolli i ushqimit dhe i higjenës sipas standarteve.

Në një artikull për “Real Clear Science”, Dr. Peter Daszak, Presidenti i Aleancës EcoHealth, për PBS në vitin 2016 tha se, Kina e Jugut Qendror është një vënd i përshtatshëm që një kafshë të infektohet nga më shumë se një virus në të njëtën kohë. Po në këtë artikull ai shtonte se në këtë zonë tregtohet shumë bujqësi blegtorale, në kushte jo favorizuese si hapësira e vogël, kanalizime të kufizuara dhe mbikëqyrje të dobët. Fermerët shpesh sjellin bagëtitë e tyre në këto “tregje të lagështa” duke iu ekspozuar në këtë mënyrë, kontaktit me shumë lloje të ndryshme gjallesash si zogj, gjitarë, zvarranikë, insekte etj. Kontakti me këta të fundit, te cilët janë shpesh strehues të viruse të ndryshme (që për to mund te jene të padëmshem), sjell si pasojë, kalimin e viruseve nga një specie në një tjetër. Në këtë mënyre, këto viruse, mund të modifikikohen gjenetikisht, të bëhen më rezistente dhe me rrëzikshmëri vdekjeprurëse.

Ky është shpjegimi pse coronavirus, një ndër 66 viruset që strehohet nga lakuriqi i natës pa shkatuar asnjë anomali tek ky i fundit, ështe aq i rrezikshëm per organizmin e njeriut. (Ref. nje studimi te publikuar ne Clinical Microbiolgy Rewievs).

Situata në të cilën bota sot ndodhët, vjen si mosrespektim i rregullave bazike mbi sigurinë e higjenën në ambjentet tregtare ku njerzit sigurojnë produktet e konsumit parësor. Kina, duke lënë jashtë vëmëndjes këtë detaj, ajo nuk ndëshkoi vetëm popullin e saj por të gjithë botën.

A do të ndihmonte te qënurit transparent me shifrat mbi vdekjeve te shkaktuara nga pandemia ne Kine, per te parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit COVID-19? Pas publikimit të shifrave mbi vdekjet e shkaktuara nga shpërthimi pandemik nga

qeveria kineze, shumë shpejt pati zëra nga autoritete lokale se vdekjet kishin qënë shumë më të larta. Kina aktualisht ka një sistem komunist qeverisës dhe sic e dime, në këto lloj sistemesh, dhënia e informacionit është e mbajtur nën kontroll nga autoritetet shtetërore. Me dt 19 prill 2020, mediat publikuan kudo se qeveria Kinze kishte korrigjuar të dhënat e shifrave mbi vdekjet, në masën 50%. Ne Wuhan, ku fillimisht ishin publikuar 1290 vdekje, shifrat e korriguara arritën totalin e 3869 vdekjeve.

SHBA dhe Britania e Madhe kishin hedhur dyshime të herë pas hershme para se Kina te bënte korrigjimin e vdekjeve të shënuara nga pandemia. Ministeri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Domenic Raab, ishte shprehur më heret se, pasi situata të qetësohej, qeveria britanike do të ndërmerrte një hetim të hollësishëm, për të nxjerrur në pah shkaqet e vërteta të COVID-19. Duket se indinjata e kësaj qeverie ishte shtuar edhe më shumë pasi, vet Kryeministri i Mbreterisë së Bashkuar Boris Johnson ishte infektuar nga COVID-19.

Direkt pas ndryshimit të dhënave mbi vdekjet e shkaktuara nga COVID-19, Kancelarja Gjermane Angela Merkel, iu drejtua qeverisë së Kinës duke i kërkuar transparece me situatën e shkaktuar. Shumë shtete të tjera si Australia, Franca, etj fajsuan Kinën për situatën katastrofale ne te cilën bota ndodhet.

Duket akoma i dyshimtë fakti se pse Kina korrigjoi shifrat mbi vdekjet e shkaktuara nga pandemia, por sikur autoritetet kineze të kishin treguar transparence më të madhe mbi situatën që po ndodhte, bota do të ishte ndergjegjësuar më shumë dhe masat parandaluese do të ishin instaluar më shpejt në cdo shtet.

Ne opinion publik mbarëbotëror, nuk arrihet të eleminohet akoma dyshimi nëse ky virus mund të ishte ideuar dhe prodhuar në laborator. Në qoftë se ky version në të ardhmen do të vertetohet, atëhere Qeverise se Kinës do ti duhet të përgjigjet një sërë pyetjesh:

Cili ishte qellimi që shkenctarët eksperimentuan një virus me rrezikshmeri kaq të lartë për jetën e njeriut?
A ka limite etike qe përcaktojnë kufinjtë e kërkimeve shkencore të këtij lloji?
A ishte kjo një përhapje aksidentale apo një përhapje e qellimshme?

Sot, jemi ne stadet ku teknologjia ka shperthyer me sukseset e saj me të avancuara, kemi sisteme te sofistikuara bankare, ligjesh, kemi ndërtuar qytete industriale, kulla gjigande, forma nga më joshesët pushimesh dhe dëfrimesh.
Por nga ana tjetër, paskemi grupime sociale që nuk qënkan akoma në dijeni sesa i rëndesishëm është shëndeti i njeriut, nuk qenkan në dijeni sesa e rëndësishme është higjena dhe kontrolli i produkteve të konsumit të përditshem.

Po cfarë kuptimi kanë zhvillimet te cfare do lloji qofshin, pa krijuar më parë sigurinë e një jete të shëndetshsme për njerëzit? Jëtët e humbura nga pandemia

COVID-19 nuk do të kthehen më. Do të duhen vite të tëra që ekonomia të rikthehet në nivelin e pak muajve më parë.
Ja pra sa lehtë u lëkundkan themelet e veprave njerëzore. Për të mos pasur nje rast të tillë në ardhmen, duhet që siguria shëndetsore të jetë prioritet dhe pikënisje për cdo iniciative. Eshtë jeta e shëndetshme e njeriut, baza më e sigurt e cdo zhvillimi…

Saktësime:

*Wet Market(Markete te l6agështa)-Një treg i lagësht është një treg që shet mish të freskët, peshk, prodhime dhe mallra të tjera që prishen.

*Përhapja e një sëmundjeje në një zonë të gjerë gjeografike a në të gjithë botën dhe prek një pjesë jashtëzakonisht të lartë të popullsisë Pandemia e gripit.

*Grupet vulnerabile- Janë ato grupe shoqërore të cilët konsiderohen te dobet/te pambrojtur, pra e thënë ndryshe janë ato grupe të ekspozuar ndaj mundësisë për t’u sulmuar ose dëmtuar, qoftë fizikisht ose emocionalisht

*Vet Demtim nënkupton prerje të damarve, djegje, marrje ovërdozash të substancave narkotike.

3 komente në “Bashkëjetesa me Pandeminë COVID-19”

  1. Daniela says:

    Nuk mund te vazhdoj te lexoj nje artikull qe nga momenti qe virusin e quan COVID 19
    Kaq kisha

  2. AB says:

    Nje shkrim rigoroz , i detajuar dhe nje full informacion te vlefshem , faleminderit Mirela dhe sukese te metejshme

  3. Bardeli Agetina says:

    Nje shkrim rigoroz..bravo..nje informacion i sakte..e i vleshfshem..per te gjithe..te uroj suksese..je arritur. né te gjitha drejtimet..shendet e mbarsi Mirela Rupa..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje