Nga Alfred Peza
Kultura e përjetimit të humbjeve si fitore dhe e festimit të tyre me triumfalizëm, është një kulturë e përhapur në rajonin tonë. Duke mos qenë shqiptare, ajo më së shumti simbolizon humbësit e përjetshëm, të cilëve u ka mbetur me kohë ora e historisë.
Kjo kulturë fatkeqësisht po përhapet gjithnjë e më tepër, edhe tek opozita në Shqipëri, e cila po e bën rrugë festimin e humbjeve politike, si fitore. Thelbi i saj, qëndon tek përpjekja për ti fshehur dështimet më të mëdha, prapa sjelljeve prej fituesi. Duke e gënjyer veten kësisoj, e duket i trajtuar shqiptarët për budallenj, duke u lutur që të ndikohen nga gënjeshtrat që as ata vetë që ua tregojnë, nuk i besojnë dot.
Kjo tendencë ka ridalë në skenë, sërisht orët e fundit, pasi u kuptua edhe prej opozitarëve tanë, se Shqipëria po shkon drejt një hapje graduale gjithmonë e më të shpëjtë si për qytetarët ashtu edhe për bizneset. Shenjë e qartë se jemi në rrugë të mbarë, për të tejkaluar gjithnjë e më shpejt, mbylljen për shkak të pandemisë globale.
Shifrat e reja të fluksit të telefonatave në Qendrën Kombëtare të Emergjiencave, ato të të prekurve, viktimave dhe të shëruarve, dëshmojnë për një kurbë gjithnjë e më pak kërcënuese nga virusi vrasës, ndaj jetës së shqiptarëve. Raportet zyrtare dëshmojnë se “Shqipëria, Ukraina, Bullgaria dhe Sllovakia, bëjnë pjesë në listën e vendeve me numrin më të ulët të të sëmurëve nga Covid-19, për frymë të popullsisë”.
Megjithëse askush nuk ka guximin që të shpallë triumfin e madh ndaj virusit, të gjitha shenjat dhe provat dëshmojnë se më në fund po ia dalim dhe se optimizmi është i përligjur. Duke na dhënë mundësinë që ta themi që tani, se jemi në pragun e fitores së shqiptarëve në një luftë e cila mund të kishte rezultate katastrofike, pa zbatimin prej tyre të rregullave të forta të karantinimit.
Merita i shkon mjekëve, infermierëve dhe të gjithë punonjësve të tjerë të sistemit shëndetësor, që u angazhuan në vijën e parë të zjarrit të kësaj lufte. E sigurisht, edhe qeverisë së Kryeministrit Edi Rama, strukturave të tjera të shtetit që janë të angazhuar në këtë përballje të paprecedentë dhe faktorëve të tjerë, që ishin në anën e qytetarëve kundër Covid- 19.
Humbësit e vetëm të kësaj lufte janë opozita shqiptare, liderët e saj dhe ajo pjesë e propogandës së tyre, e cila tentoi që ta shndërronte këtë përpjekje për ruajtjen e jetës dhe të shëndetit të qytetarëve, në një luftë të pastër politike sot, me qëllime për përfitime elektorale nesër.
E pikërisht në këtë moment, kur liderët e opozitës sonë duhet të kërkonin një falje të madhe për të gjitha të pavërtetat që kanë publikuar, çështjet e rreme që amplifikuan dhe gënjeshtrat e mëdha që tentuan për ti shndërruar në kazua, kanë nisur një etapë të re. Po sillen si fitues të luftës. Si çlirimtarë. Jo duke e shpallur këtë drejtpërdrejtë. Por përmes deklaratave e qëndrimeve të reja publike që po mbajnë.
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike duken më të qetë, se të paktën e kanë gjetur sebepin për të justifikuar humbjen e tyre politike, në periudhën e luftës ndaj koronavirusit. Ajo u paska ardhur nga tradhëtia e lartë që u ka bërë Presidenti i Republikës, që zgjodhi të ishte i rreshtuar këtë radhë kundër Covid-19. Ai është akuzar prej tyre, përmes një qasje “Lej Fen”-iste, sipas së cilës Ilir Meta në krye të shtetit, paska bërë ndër vite “7 të mira” për qeverinë dhe “3 të tjera” për opozitën.
E duke vijuar me këtë logjikë, PD në vend të faljes, kërkon zhvillimin e zgjedhjeve të parakohëshme. Ndërsa përfaqësuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim, si për ti vënë vulën kulturës së përjetimit të humbjes së tyre politike si fitore, kanë dalë me idenë e shmangies së Kryeministrit Edi Rama dhe të PS nga qeverisja, duke propozuar ngritjen e një “Task Force jo politike” për të shpëtuar ekonominë.
Karantina e paska bërë punën e vet në anën e kampit opozitar. Sepse paskan harruar që në demokraci, nuk është dëshira e humbësve opozitarë ajo që përcakton mazhorancën dhe se kur zhvillohen zgjedhjet e radhës. Ato përcaktohen nga qytetarët dhe Kushtetuta. Ndaj, bëjnë mirë që tu kërkojnë falje njëherë shqiptarëve që nuk ishin në anën e tyre në luftën ndaj Covid-19, përpara qershorit të 2021, nëse duan që të marin vota prej tyre.
Artilullni madh, fshikullyes e demaskues per partine e babaleve, (pd) dhe partine e fekaleve. (lsi)
Ky artilull duhet botuar perdite derisa ti mbyllet goja hale ketyre partive kriminele.
Fiks, të shtrohen e të shkruajnë një program pune si duhet, me autokritikë për punën e pabërë gjatë dy krizave të mëdha që kaloi vëndi, me përgjegjësitë që merr kur zgjidhesh deputet- përfaqson zgjedhës jo parti në kuvënd, nëse duan të bindin ndonjë t’i votojë në qershor. Përndryshe do vazhdojnë të shohin ëndrra me sy hapur se një ditë, aty nga 2034 do vijnë në pushtet. Me sharje, nuk fitohet besimi, meritoje besimin që të jep populli duke punuar për të, jo duke treguar gishtin nga të tjerët. Provojeni ju opozotarë destruktivë të tregoni gishtin nga të tjerët, gishti tregues drejtohet para, por të tjerët i ke nga vetja, dhe s’janë pak por tre minimumi i ke të drejtuar nga vetja. Provojeni!
Dakord mo dakord dihet ai muhabet qe keta ishin kot…
Me çfarë thanë dhe si e luajtën politikën..
Po për ate zot mos e quaj sukses humbjen e jeres se njerezve ..
Jo po 100 por mund te ishin 200 apo 300.
Humbja e jetes se cdo njeriu duhet te shifet si fatkeqësi…
A jeni te sigurte, qe bete maksimalen..
Patjeter qe JO se mjeksia ka 1000 probleme dhe me qindra mungesa.
Sfida kjo eshte …
Vari leshte PD,PS,LSI & Co
Dhe lere penen tende qe perpiqet ta shohi goten gjysem plot..
Se egziston dhe gjysem boshja..