Pasojat e Coronavirusit: Bie “pikiatë” shitja e makinave të reja në Britani!

5 Maj 2020, 16:43Bota TEMA

Regjistrimi i makinave të reja në Mbretërinë e Bashkuar ka shënuar rënie rekord në muajin prill, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Shifrat e Shoqatës së Prodhuesve dhe Tregtarëve të Makinave tregojnë se muajin e kaluar janë regjistruar vetëm 4,321 makina të reja, që është niveli më i ulët mujor që nga viti 1946. Shifra e prillit shënon rënie të shitjeve në nivelin 97 për qind, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Shoqata e Prodhuesve dhe Tregtarëve të Makinave tha se nga regjistrimet e bëra muajin e kaluar, 70% ishin nga kompanitë. “Nëse ju thuhet t’i mbyllni të gjitha sallat e ekspozimit të makinave, nuk është çudi që shitjet të jenë pothuajse joekzistente”, tha për BBC-në Mike Hawes, shef ekzekutiv i Shoqatës së Prodhuesve dhe Tregtarëve të Makinave në Mbretërinë e Bashkuar.

Një zëdhënës i Shoqatës u shpreh se shumica e makinave të shitura muajin e kaluar, kanë qenë për të mbështetur punëtorët kyçë. Mbretëria e Bashkuar është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi, me mbi 190,000 njerëz të infektuar dhe mbi 32.000 viktima.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje