Një studiues i mirënjohur i Universitetit të Pittsburgh, u tha se ishte në prag të ‘gjetjeve shumë domethënëse’ të lidhura me koronavirusin kur policia deklaroi se ai kishte vdekur.
Dr Bing Liu, 37 vjeç, ishte i vetëm në shtëpinë e tij në Ross Township, kur një burrë – i identifikuar si 46-vjeçari Hao Gu, dyshohet se hyri në shtëpinë e tij dhe qëlloi mbi të.
Liu u godit me disa plumba në kokë, qafë dhe vdiq nga plagët e marra.
Liu ishte një profesor asistent kërkimesh në Departamentin e Biologjisë Informatike dhe Sistemeve të UPMC.
Para se të vritej, ai kishte raportuar se ishte në faza të avancuara të zbulimit të Covid-19, tha universiteti.
“Bing ishte në prag të zbulimeve serioze mbi mekanizmat e SARS -CoV-2 dhe komplikacioneve të tij.
Ne do të përpiqemi të përfundojmë punën e nisur prej tij, në formë homazhi ndaj punës së tij të shkëlqyer shkencore”, tha në një deklaratë departamenti i tij.
Universiteti i Pittsburgh e përshkruante Liu si studiues të shkëlqyer, dhe ekspert në modelet kompjuterike të dinamikës së sistemeve biologjike:
“Humbja e tij do të ndihet në të gjithë komunitetin shkencor”.
Hetuesit thanë se Liu dhe personi që e vrau, e njihnin njëri-tjetrin, por policia nuk ka ende një motiv të saktë mbi rrethanat.
Autoritetet thanë se janë ende duke hetuar.
i MBYLLEN Gojen,eshte Fare Thjeshte per tu KUPTUAR,sepse ishte i Afte,dhe duket Vrasesi u URDHERUA nga Autoritetet Kineze, ose e Vrau per Interesa “Personale”..LE TA SHOFIM, por edhe Shefi i nje Instituti Kandaze, qe Bashkepunonte me Institutin e Wuhanit U Gjende i Vdekur me 5-s Shkurte te ketij Viti, Kohe kur Virusi…kishte Marre Perhapje te Madhe….RASTESI???????????????????
Bravo Enigma dixhitale.
Pra kjo gjendje eshte kerkuar nga ndonje ose disa shtete…dhe u inteteson qe te vaxhdoj dhe per pak kohe.deri sa te arrijne piksynimet.qe vec ata e dine…
Eh more Sali, infektove nje bote te tere me metodat e tua te zhdukjes se kundershtareve e deshmitareve..
Autoritet mos te lodhen kot me hetimet por te pyesin ekspertet e te gjitha fushave:”Enigma e hapur”, Sorry” dhe “Likja” dhe e kan zbuluar krimin.