Pse ia dedikoj gazetares Mira Kazhani monologun tim

6 Maj 2020, 10:16Blog TEMA

Nga Mustafa Nano

Monologun e sotëm dua t’ja dedikoj një personi, një vajzë, një gazetareje, të cilën dua ta marr në mbrojtje publikisht. Është fjala për Mira Kazhanin. Unë e mora vesh këto ditë, Mira paska qenë këshilltare mediatike te UKT, ka qenë bashkë me Bieta Sulon.

Për këtë shkak ato janë bërë tabelë qitje, janë bërë objekt sulmi nga ana e shumë njerëzve në rrjetet sociale. Është pak për t’u çuditur, unë e njoh Mira Kazhanin si gazetare prej 20 vitesh, nuk është hera që bëhet objekt i këtyre sulmeve dhe histerive të organizuar në rrjetet sociale.

Hera e parë ka qenë masakrimi që asaj iu bë në rrethanën kur ajo bëri një aksident pa fajin e saj, kështu doli më pas dhe pa ndonjë dëm të madh. Për fatin e mirë djali që u aksidentua është mirë sot.

Por më ka mbetur në mendje që në këtë rrethanë ajo u sulmua, dhe ishte një rrethanë që secili prej nesh mund të ishte në vend të saj. Do kishte nevojë për pak simpati humane, ajo këtë nuk e mori. Më bëri përshtypje që pjesë e atyre që sulmuan ishin edhe kolegë të saj, gazetarë.

Tani po kthehem te çështja konkrete. Ajo ka qenë këshilltare mediatike në ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve, është një post që ekziston, po të ma ofronin mua unë do e pranoja po të kisha nevojë. Është një post që ka lidhje me gazetarë dhe vetëm një gazetar mund ta ushtrojë atë post.

Në këtë kuptim fakti që Mira Kazhani ka bërë atë detyrë, është një gjë normale. Përveç kësaj ai post nuk është shpikur sot për Mira Kazhanin, ka 20 vjet që ekziston, por ekziston në dhjetëra ndërmarrje, sh.a në Shqipëri.

Përsëris unë do e kisha pranuar, por në të njëjtën kohë nuk mund të rri pa denoncuar një situatë të caktuar. Poste të tilla nuk kanë arsye të ekzistojnë. Ndërmarrja e Ujësjellës kanalizimesh, apo ndërmarrje të tilla, nuk kanë arsye të kenë një këshilltare mediatikë. Më ka bërë përshtypje, ata që e kanë sulmuar Kazhanin dhe Bieta Sulon nuk e kanë këtë problem.

Problemi i tyre nuk është ky sepse në asnjë rresht të reagimeve që kanë bërë, nuk është shkruar denoncimi që ata i bëjnë këtij fakti. Nuk ka asnjë apel drejtuar mazhorancës, qeverisë që ta çbëjë këtë praktikë. Kjo do të thotë se atyre nuk ju intereson dukuria e shëmtuar, atyre ju intereson sulmi që duhet bënin ndaj Mira Kazhanit dhe kjo ka qenë një ndër arsyet që më ka bërë mua ta marr në mbrojtje.

Ata që e sulmojnë e kanë pasur të gatshme alibinë me demek parimore, po sulmojmë Mira Kazhanin dhe nuk po sulmojmë me dhjetëra e dhjetëra të tjerë, madje edhe burra, dhe në kuptim del në evidencë që sulmi mund të jetë i natyrë maskiliste. Ata thonë që po sulojmë Mira Kazhanin sepse ka edhe një portal.

Portali i Mira Kazhanit është një nga qindra portale që ekzistojnë në Shqipëri, dhe duke përjashtuar 2-3 portale që janë të fuqishme që do të thotë se funksionojnë dhe pagesat i bëjnë në bazë të parave që marrin nga reklamat. Janë 2-3 portale, të gjithë të tjerët që janë qindra përpëliten për të gjetur financime.

Kështu që portali Tiranapost, nuk është Washingtonpost, nuk është The Guardian, është një nga qindra portale që ekzistojnë në Shqipëri. Pra arsyetimi me demek parimor që këta njerëz kanë organizuar sulmin kanë qenë të prekur nga fakti se Kazhani ka pasur edhe portal nuk qendrojnë.

Ai është një sulm i ndyrë që u është bërë këtyre dy vajzave. Por sulme të tilla janë bërë rutinore, nuk është ndonjë gjë për t’u shqetësuar, por unë ndjeva si një detyrë, kjo ngjarje mu imponua se kam vënë re që Kazhani sulmohet për herë të dytë.

Kjo më bëri që të ngrija zërin sot. Është një dukuri për tu denoncuar nga të gjithë ata që kanë respet për njerëzit që bëjnë punën e gazetarit. Mira Kazhani bën pjesë te kjo kategori, e cila qëndrimet e veta publike që mban i ka të njëjta si sot, si para 20 vjetësh, si pas 20 vjetësh dhe unë jam i sigurt se Mira Kazhani do të jetë kjo që është. Kjo më bëri që ti dedikoja monologun tim Mira Kazhanit. Shpresoj që të mirëkuptohem edhe nga ju!

28 komente në “Pse ia dedikoj gazetares Mira Kazhani monologun tim”

  1. elton says:

    Keshilltare ekonomike o laskar. Keshilltare ekonomike

    1. JURISTI says:

      Problemi nuk eshte mira si person , problemi qendton te mira dhe shume gazetare te tjere edhe ti aty bashke me ta qe lepini bythen e shtetit per pese leke , i sherbeni pushtetit duke dale teresisht nga misjoni juaj dhe beheni rezik serioz per demokracine.

      1. Revizori says:

        Ta zeme se ata vertete lepijne bythen e pushtetit. Po ti more “jurist”, bythen e kujt lepin?
        Je jurist i papunë, te kane hequr me reformen, apo ke mbaruar me mik, dhe nuk gjen dot punë?
        Nje hall e ke edhe ti, se edhe ti njeri je. Nje vend e do. Ta ka premtuar Basha. Nuk.jam “kontra” por mos shaj te tjeret.
        Po ta kishe bere si puna jone qe kemi 25 vjet jashte Shqipërisë, do ta shikoje pa partishmeri kete punë.
        Nuk eshte gabim te jesh kunder Ramës. Gabim eshte te mos kuptosh qe opozita nuk egziston, dhe ajo eshte e keqja me e madhe. Sa per Mira Kazhanin, kur ishte Saliu ne pushtet, ajo nuk.lepiu bythen e qeverisë. Keshtu që bie argumenti yt.

  2. Futja kot says:

    Sulmi ndaj Kazhanit eshte karakteristike e medias shqiptare. Gazetari e varfer per tema, qe sa marin vesh nje ngjarje versulen si qent per kocka.

  3. Dora says:

    Mbani njeri tjetrin ju pseudo gazetar, na jepni ate ushqimin ideologjik cdo dit sipas gardhit tuaj politik. Asnje nga ju sjeni ai gazetar qe duhet te jet. Ju anoni sipas pageses pisllikut tuaj. Kam par cfar fton aty ne ate studion tende, grigjetia jote esht shum posht stekes normale, mos fto aty ndyresira te tipit GD se jan demaskuar tashme me ze e me figur, i ka flliq Zoti o Mustafa. Nuk te nderon ty fare ta ulesh nivelin deri aty sa tani ste shofim me fare. Mos ma ndyj me gojen se esht dhe Ramazon.

    1. Kazan says:

      Korba korbes nuk ia nxjerr syte!

  4. ana says:

    Ti je nje gazetar i humbur, qe jeton panikun e paaftesise tende dhe ke nje inteligjence te kufizuar, po aq te kufizuar sa llogaria qe ben kur merr ne mbrojtje ndonje apo kur shigjeton ndonje tjeter. Dhe me vjen cudi si nuk permend ne nje moment kryetarin e bashkise qe mediat i ka vene ne zap vetem nepermjet qokave me vende pune ku merren leke pa punuar, me kioska, me leje ndertimemi, me punesime femijesh dhe grash etj. etj.

  5. Kimisti says:

    Me vjen ndot,
    Nga kjo qe lexova sot, O Muss Tafa,

    Me thuaj nje rast, te vetem, kur Ju tufa e gazetarve(Medioker dhe militant) nuk i keni dal ne mbrojtje njeri-tjetrit.
    Dhe me ju, nenkuptohen te gjith gazetaret apo Anal istet(e vetshpallur),

    ………

    Cfar ndodhi kur Qim Peka Vrau nje Vajze ne aksident? Se dhe ai, Gazetar quhet..

    Cfar ndodhi kur nje gazetari tjeter ju gjeten 1 milion dollar pasuri? Ju(media), ne nje far menyre, ja justifikuat, me sa mbaj mend.
    Se helbete, eshte e mundur qe, edhe po te jesh gazetar me 50 mij lek rroge ne muaj, ne Shqiperi, behesh milioner, Si behen Gjyqtaret, prokuroret, doganieret, nenpunesit e larte shteteror etj..

    Nuk jemi ne Amerik ne qe cdo lloj gazetari anonim, ka me shum gjasa te vdes gjat kronikave ne vendet e “nxehta se sa te behet Milioner.

    ………..
    Mustafa, nuk mund te jesh edhe Gazetar, pjese e pushtetit te 4, kontrolluese kushtetuese, ne emer te qytetarve, e pushteteve te tjera qe u ofrojne sherbime qytetarve, apo garantojne te drejtat Kushtetuese te qytetarve, edhe pjese e strukturave te kompanive shteterore.

    Bën mas o Mustafa, nuk eshte thjesht puna e nje rroge 800-900 mij lekeshe..

    Ne qe e paguajm ujin e papijshem te Tiranes, si te pijshem,
    Ne qe e paguajme “Sa Frengu pulen”, ne raport me rrogat shum me te vogla se kjo keshilltarja,
    Ne qe nuk gjejm derman kur na faturojne sa duan, kur nda nderrojne sahatet, pa njoftuar, pa kuptim dhe me cmime te kripura….,

    Ku do Ankohemi…tek kjo palo Media???
    Por ju, gazetar e pronar mediash, militant te te gjitha llojeve, jeni gjithandej te punsuar,..
    Ju, duke shfrytezuar te Drejten Kushtetuese te Qytetarve per te qene te Informuar, perfaqsoni veç interesat tuaja Okulte, si ne kete rast…
    …………

    I rash gjat O Mustafa, qe nuk lexon komentet e Anonimve, se ende besoja tek ndonje individ ne ate Palo Kazan-Gjiriz qe e quani Media.

    1. Joliet says:

      Duartrokitje deri vitin tjeter per kete koment ??

  6. A E di Edi, që ju E di-ni. says:

    O Muç në thelb nuk qëndron problemi tek dypunësimi as tek Mira apo Mirët..
    Problemi është tek fiktiviteti i dy punësimit..
    Që dmth ??
    Sa realisht shkoi në këtë punë , sa realisht bëri këtë punë .
    Mira dhe Mirët e djeshëm dhe të sotëm..
    Pa llogaritur efiçencën dhe produktivitetin..
    Ore edhe Basha me Saitin mavrinë këto gjëra bënin deri dje…
    Prandaj janë aty ku janë….
    Këto dy punësimet në Shqipëri shikojini mirë se janë Nona e korupsionit, klientelizmit, servilizmit, partizanizmit, militantizmit futi dhe pak kurvllkik mrenë….

  7. Arian says:

    Fole ti o fshatar.

  8. tropoja on says:

    shyqyr qe e “sulmuan” ta njohin njerezit sadopak dhe kjo besoj e ka pritur me pa durim kete sulm…te pakten i mesojne emrin njerezia

  9. Sinan says:

    O Muc! Problemi eshte me i madh!
    Problemi eshte se pushteti ka arritur të ndikoje ne media duke i ofruar kesaj te fundit para. Me pak fjale ai ka blere median, ne kete rast Kazhanin dhe Sulon.
    Pyetjet e mija jane:
    Si u perzgjiodhen Kazhani dhe Sulo?
    Kush i perzgjodhi?
    Pra Lali Eri blen gazetare, nenshtron media, me parate e taksapaguesve shqiptare!
    Dhe kjo eshte poshtersia!
    Sigurisht nuk habitemi!
    Poshtersi te tilla jane ndodhur dhe do te ndodhin!
    Keto nuk jane te fundit!
    Si Lali Eri ashtu dhe Kazhani dhe Sulo, kane pranuar te hane turpin me buke! Ju befte mire!

  10. REZI says:

    Duhet goditur fenomeni dhe jo individi, në të gjitha rastet. Është për të ardhur keq gjuha që përdoret dhe që u ushqye gjatë gjithë këtyre viteve pas 90-ës. Fjalori sidomos ndaj grave është ku thërret qameti (u edukua kjo sjellje gjatë seancave parlamendtare kur Berisha shante deputetët e sidomos gratë, i fyente dhe zgërdhihej kur ndonjëherë guxonte dikush ta pyeste për një sjellje të tillë) dhe s’e kanë problem komentuesit të përdorin fjalë fyese. Ndaj kujtdo është e papranueshme të flasësh me gjuhën e rrugës, opinioni i sëmurë si shumica e këtyre lart, nuk reagon me argumenta por me sharje dhe ky është fundi i një shoqërie të civilizuar. Mjafton një fjalë e pamatur ndaj dikujt dhe nën maskën e lirisë së të shprehurit, shpif e shpërndan shpifje në rrjetin social për të denigruar individin. Jo njerëz, nuk është kjo shoqëria që donim, respekti për njeriun, kushdo qoftë ai, është a-ja e një shoqërie të vërtetë njerëzore. Ndjej keqardhje për ata që inatin për dështimet e veta, ja hedhin të tjerëve.

  11. ani says:

    E ke gabim, sepse ne strukture zonjush Mira eshte Keshilltare Ekonomike, jo ashtu sic pretendoni ju…dhe qe nga ky detaj bie posht i gjithe monologu juaj….

  12. Lexues says:

    Posti eshte fiktiv thote ky po nga halli edhe do ta beja. Mor lumemadh, ti ndoshta nga halli do beje edhe vrasesin me pagese, po profesionin e gazetarit ne kete rast do duhej ta braktisje. Nje gazetar duhet te kete integritet dhe te jete i pavarur ndryshe nuk e kryen dot detyren ndaj publikut. Ka gazetare qe integritetin e kane paguar me jete (shembujt me te fundit kane qene ne Malte dhe Sllovaki). Kesaj nuk po i thote njeri te jape jeten per profesionin, por te pakten te mos kompromentohet duke pranuar punesim fiktiv ne shtet. Nese ke marre nje kredi qe nuk e paguan dot me rrogen e nje gazetari, atehere duhet te ndryshosh profesion.

  13. 5 HERONJT says:

    ‘KIMISTI” harrove Mero Bazen te cilit i punon i biri ne Bashki dhe ka perfituar burse ne mos gaboj 50-60 mije euro per studime me taksat tona…
    Ky MUSTAFA nano ka ardhur nga Skrapari me kostum dokut dhe valixhe drurit , ndersa sot ka edhe shtepi ne Gjirin e Lalezit pervecse ka edhe ne Tirane ndoshta ku i dihet edhe ndonje aksion sic ka Alfred PEZA ne Credins, ky i fundit nga ushtarak ne gazetar ….
    me pak fjale nuk jane gazetare… ne Shqiperi jane vetem 2-3 gazetare te pavarur dhe sulmohen…Mark MARKU akoma me kostum dokut tregon se ka mendimin etij jo sic keto tjeret thjesht sa per ilustrim…
    e pranon madje vete si bole qe eshte se do kisha bere si MIRA po te me ishte ofruar…dmth do kishte vjedh taksat tona pa punuar fare…sic ka bere ne cdo oferte qe ka pasur… mjafton te lexosh cfare sjkruan dhe tregon sa i korruptuar eshte…nqs dikush te ofron te shesesh edhe droge cfare duhet bere sipas Nanos ….pyetje retorike MUSTAFA MUTI…

  14. Dashi says:

    Kjo qe thot ky quhet “imunitet i tufës”.

  15. Agim says:

    Nese ka gje me te shemtuar ketu ne shqiperi nuk jane as politikanet as zyrtaret e korruptuar por jane keta gazetare dhe pseudo analista qe i kane sherbyer kesaj kase me servilizem dhe duke mare si shperblim llomka pasurie dhe lekesh te cilat i kan bere pronare te pamerituar me vila dhe biznese te fshehta..dhe na dele nje palo gazetare dhe na bene avokatin e nje kolegeje e cila ne vende qe te jete nje mbrojtese e te drejtave dhe informimit qytetar ka futur duart tek buxheti duke kompromentuar misionin e gazetarit .Dhe Muc Nano qe jo pak here mer rolin e nje kritizeri te cdo gjeje madje edhe pa sens thjeshte per sensacion… kete here shfaqet me karten djallezore sikur ketyre dy femrave po u behet nje padrejtesi e madhe..Jo or gazetaruck,,.Mira Kazhani e ka profesionin e ka dhe biznesi privat dhe eshte e pamoralshme qe te vazhdoje te mari leke ne buxhetin e shtetit duke ja privuar ate vende nje vajze apo nje djali tjeter qe nuk ka asnje mike sic ka Mira dhe ti ..por ka vetem nje te keqe.. qe seshte puthadoras pushteti si ju..Por nese duhet veting ..ai duhet bere ne radhe te pare tek ju njerezit e mediave te shkruara dhe vizive ,sepse jeni ju qe mbani ne kembe me propaganden tuaj pushtetet qe kan 30 vjete qe e kan lodhur kete popull..

  16. ? says:

    Mustafa, ti kujton se per ate mender monologun tend po pjerdh shume mileti. Vazhdo te monoloqosh sa kohe te paguajne per ate pune, po mos kujto se çoç po ben.

  17. katarakti says:

    Nuk e kuptoj ku eshte problemi?! Të gjithe gazetaret, qofte edhe mediat, te ne jane të rreshtuara politikisht. çfare mund të thuash psh për Sonilen, Eni Vasilin, Peken, Fevziun, Zhejin, Lubonjen e kompani?! A nuk jane të gjitha keto media dhe keta gazetare kunder qeverise?! Dhe siç eshte normale qe ka media kunder qeverise, eshte po aq normale që ka media dhe gazetare që e mbrojne atë. Ku eshte problemi ketu?! Sepse ajo punon në “shtet”?! Po a nuk ka qene gjithmone keshtu?!

  18. SA PER KUJTESE says:

    Mustafa Nano ish bashkepuntor i ngushte i Sali Berishes, e beri nga postier ne Polican diplomat…sot sipas tij per cdo gja ka fajin Berisha
    Mero Baze nga bashkepuntor shume i ngushte i Sali BERISHES…SOT, per cdo gje e ka fajin Berisha…
    e sigurte, se nese nderron neser pushteti te 2 keto gazetaruc do thone : ” E ka fajin Rama”… mbajeni mend…
    jo se jane pa faj as BERISHA dhe Rama por me neverisin me moralin e tyre dhe kane nje dore te mire ne percarje, krijimin e modeleve te shemtuara “MIRA/BIETA e sa e sa te tjere” … edhe Mazniku pervec se nen/Kryetar Bashkie merrte rroge te dyte, si administrator i nje kompanie po te krijuar nga Bashkia.. ne me zor paguajme faturen e ujit, dritave…
    “kur ulen MALET, ngrihen HALET” thone nga KORCA… u ulen nga MALET , MUSTAFAI. MJERUA, ALEKSANDER FRANGAJ …
    e keni vene re se me hadh te madh kane keto kur ndryshon qeverisja se vete qeveritaret….kane frike se humbin privilegjet…por 30 vite ja kane dale si kameleonet, jane bere 1-sh me pushtetin…tthjesht, mbrojne pasurine qe ja kane vjedhur dhe vazhdojne ketij populli…

  19. @autori says:

    Te them te drejten nuk e prisja nje te tille furi kritikash kunder Muc Nanos, sidomos ne nje media te shitur si puna e Temes. Kjo duhet ti thote shume monologistit provokativ te shkerdhato-medias shqiptare qe te mendohet me shume para se te flase apo te shkruaje dicka. Nese qenka fiktiv dhe i panevojshem posti korruptiv me ane te te cilit eshte paguar gazetarja ne fjale sikurse dhe shume gazetare te tjere qe ja kane falur shpirtin pushtetit, atehere ku qendron morali i gazetarit? Dikur edhe Nikolle Lesi e quante te panevojshme qe Ministria e Kultures te kishte 5 zevendesministra qe merrnin rrogat nga shteti si qoka te pazareve partiake, por kjo nuk e permireson moralin e shitur te atyre zevendesministrave, perfshire personazhin e lartpermendur. Madje thuhet qe disa “keshilltare” te posacem ministrie, merrnin rroga te majme pa shkuar ne pune dhe pa dhene asnje keshille, madje duke mos qene fare ne Shqiperi. Ne vend qe te merret me Kaz(h)anin dhe “vogelsira” te tilla te vjedhjes dhe grabitjes se pushtetit, Muci le te te na shpjegoje si funksionon ERTV-ja, kush e financon dhe kontrollon ate, apo te gjitha emisionet qe i serviren publikut ne pergjithesi qe parapregatiten nga shtetaret e politikes me parate e taksapaguesve shqiptare.

  20. andrea says:

    Nxirrni listen e gazetareve qe punojne si pune te dyte ne shtet dhe do te mbeteni te befasuar. Qeveria i paguan ne forma te ndryshme dhe me institucione te ndryshme.Vetem ne nje redaksi 50 perqind e gazetareve kane vende pune si “keshilltare”. Rroga qyl dhe sherbime qyl

  21. fcb says:

    ” Edhe une do e kisha pranuar ”

    Po pse or Muc kush tha qe ti nuk je rrk ?

    I ka puq Mero llapa te gjithe ketu , Fred kapterri , Baton spiuni , Mira borderoja , ka plot…….kjo eshte haleja e medias Shqiptare :))

  22. qytetari says:

    Nqse e ka te sinqerte shkrimin nano,ahere ne guxojme te mendojme qe ai po fillon te bej katarsis,gje qe nuk besohet,ne kete moshe te lashte dhe me ate formim,qe ka ai,duhet te kish vazhduar frazen ne fund te shkrimit dedikuar Kazhanit keshtu:
    Mira Kazhani,qendrimet e veta publike qe mban,i ka te njejta si sot dhe para 20 vjetesh (dhe fjalet qe mungojne ketu dhe qe i ploteson lexuesi),… perkulurne te kundert me shumicen dermuese te kolegeve,nje pjese jo e vogel e te cileve sigurojne mbijetesen nen thundren e pronarit dhe te tjeret si lloji i Nanos,qe e kane ne gen berjen e piruetes,,ne fillim si mbijetese,me vone duke u perfeksionuar duke shndrruar ne force zakoni dhe kenaqesi:
    Dhe ky lloj ´´gazetari´´ sa ngrihet ne mengjez ne menyre instiktive pyet vehten:
    Me cfare stili gazetaresk prej rufjani,do ta shkruaj sot skenarin,qe te dukem ndryshe nga ai i djeshmi,mbase kushedi dhe me marrin per asnjeanes dhe parimor,te pakten nje pjese e miletit te kafeneve,qe i kemi dhe nga anet tona.
    Por mileti i zakonshem ashtu si dhe vet Nano brenda tij, e marrin ate qe shkruan ai(nqse e lexojne) si nje percartje nje ´´te forti´´.
    Dhe fraza e fundit,qe ka harruar nano ne shkrimin me siper eshte:
    Doni me per Kazhanin?

  23. Ilda says:

    Edhe Eni Vasili merr rroge edhe nga shteti.
    Eshte anetare e Këshillit te Statistikave ne Instat.
    Pse nuk e permend njeri, apo nga qe eshte e djathte.
    Aq me keq, merr edhe rroge shteti dhe ne vend te jete e paanshme ne emisionet e saj, nxin realitetin,
    sa na ben te ndrrojme stacionin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje