Basha, koha që të rivalizojë seriozisht Ramën dhe të “vrasë” Berishën

7 Maj 2020, 15:00Blog TEMA

Nga Edmond Arizaj

Nje vit kalon shume shpejt. Lulzim Bashes do t’i duhet me dashje, apo pa dashje, te perballet me ne fund seriozisht me Edi Ramen. Ne zgjedhjet e 2021. Askush nga opozitaret e Shqiperise nuk e ka mbajtur partine e tij me shume se tete vjet pa pushtet. Per here te pare opozita do te shkoje pa asnje pushtet ne zgjedhje. Besimi i simpatizanteve te PD eshte ne nivelet me te uleta. Nuk ka krahasim me 2004. PD duket krejt e coroditur. Me shume opozite bejne rrjetet sociale.

Mungon frymezimi. Mungon strategjia. Mungon fryma. Mungon entuziazmi. Mungojne baterite sulmuese ndaj duarve te zgjatura te pushtetareve. Sigurisht, Bashes i duhet dhene cka i takon: Prej 26 nentorit, kur termeti shkaktoi vdekje, deme dhe frike e deri me sot qe pandemia vazhdon te sjelle shqetesime, ai eshte sjelle si nje lider modern, duke lene pas gjithe sjelljet prej hijenash te paraardhesve e duke fiksuar nje precedent ne vend, qe shpresojme te cimentohet. Por ama, kjo mefshtesi qe dukej e detyrueshme, po merr formen e mefshtesise asfiksuese. Ka ardhur koha qe Basha te dale nga fshikeza. Fillimisht duke pergatitur nje pergjigje te zgjuar: Pse ai vete do ta votonte Lulzim Bashen? Dhe pastaj: Pse nje shqiptar duhet te votoje ate?

Sy me sy

Si do perballet, si do ta rivalizoje Basha Edi Ramen? Ai eshte lokomotiva e vetme e opozites, ashtu si Rama ne krahun tjeter eshte lokomotiva e vetme e qeverise. A e perballon dot Basha Ramen ne kete beteje koke me koke? Provat kane treguar qe jo. Rama ka epersi propogandistike, elokuence, sjelljeje publike etj. Basha e ka humbur krejtesisht aureolen e dikurshme te KOP. Atehere? Sipas meje, qe te arrije te kete njefare barazimi, Basha duhet ta mposhte drejteperdrejte Ramen. Ta ftoje ne debat publik. Por jo me shpresen qe Rama te thote jo. Ta detyroje te debatoje. Madje gjithe baterite mediatike, e rrjeteve sociale duhet t’i drejtoje ne kete kerkese, te detyroje Ramen ta kete perballe dhe aty, perpara gjithe votuesve te mundet ta munde. Besoj nuk ka menyre tjeter qe Basha t’u heqe nga mendja simpatizanteve dhe militanteve pesimizmin se “s’kemi me ke fitojme”. Nese ka nje “Jo” perfundimtare, le te jete ky kali i pare i betejes. Ne rast se arrihet, Basha duhet te pergatitet mire, jashtezakonisht mire. Sepse aty do jete ose fillimi i fundit, ose fundi i mundimeve.

Liste jo anonime

Pse nuk i shpall emrat e deputeteve qe ne shtator psh? Nese Basha vazhdon me “strategjine” e ores se fundit, atehere po flasim per nje beteje te humbur pa filluar. Me shume te zhgenjyer dhe genjyer te minutave shtese, qe perkthehen ne vota te humbura. Mjafton te shohim produktin aktual te deputeteve, madje edhe nje pjese te mire te atyre qe s’jane me. Basha e ka detyrim madje qe demokrateve t’u kerkoje falje per listen e 2017, duke i bere pjese te listes se 2021. Njerezit duhet te dine kush do te jete i pari, kush do te jete edhe i fundit. Detyrismisht kandidatet te kene marre nota mbi 8 ne leximin e klases se katert dhe mbi 6 ne gjuhe-letersine e klases se tete. (Nuk e kam kuptuar kurre, pse nuk lejohen deputetet me te kaluar kriminale, kur lejohen deputete injorante dhe idiote. Per mua, ne te dy rastet kemi te bejme me krim). Lista e Bashes kete rradhe duhet te jete si Arka e Beselidhjes, ku demokratet te mblidhen te gjithe rreth saj, ta mbeshtesin e ta mbrojne madje. Nje liste e paster dhe serioze, pa shume nderhyrje, do ishte nje mundesi shume e mire e Bashes per te fituar pike perballe listes se Rames, qe do sjelle sido te jete, plakjen e tete viteve pushtet.

I vertete

Basha duhet te nise te punoje qe ne 3 te mengjesit deri ne 5 te mengjesit tjeter, te harroje pushimet, te fleje ne makine, te takoje te pakten nje here cdo votues te tij dhe t’i duket se ka takuar te pakten nje here cdo shqiptar, te mos kete kohe te nderroje kepucet, t’i fuse vete duart ne pjaten bosh e kepucet e shqyera te femijeve, te fshije lotet e vertete te atyre qe vuajne, te ndjeje ku dhe si pulson vendi…Vetem ne kete forme, me te verteten ne dore, duke qene i vertete vete, duke lene menjane inskenimet qe vec i ulin pike (Rama eshte mjeshter per keto dhe i ben me bukur), Basha, besoj do t’i sjelle kokecarje te medha Rames. Dikush duhet t’ia mbushe mendjen Bashes se Rama nuk e dorezon kurre vete pushtetin. Nuk ka per t’i ardhur kurre nga qielli. Do t’i duhet te hyje ne beteje per kete. Beteje te vertete.

Oligarket

Me mire mos ta hape kete porte, ose ta hape fare pak. Eshte genjeshter se do munde te ndryshoje gje. Ndoshta pak me shume ndershmeri dhe me pak makuteri? Mban si premtim. Ndersa eleminimi i oligarkeve, ngjan me premtimin e 1944-es se shqiptaret do hanin me luge floriri.

Termeti dhe pandemia

Pergjate vitit elektoral, Rama do kete jo nje, por dy ASA. Jo nen menge, por ne secilen dore. Dy fatkeqesite, termeti dhe koronavirusi, i japin Rames kilometra avance ne garen e zgjedhjeve. Apo jo? Si valle mund te zbehe Basha arritjen supersonike te Rames per te siguruar mbi 1 miliard euro pas termetit? Dhe natyrisht si sot pas nje viti, do kete edhe shtepi te reja, ambiente te reja, lule, ngjyra…te zakonshmet e Rames. Pra njerezit do prekin bojen e fresket dhe do u zbehet ndjesia e rrenojave dhe cadres. Sipas meje, Basha duhet te mbledhe ekspertet me te mire, hetues madje dhe te coje ne prokurori, ne media sigurisht, akuzen se disa persona humben jeten ne termetin e 26 nentorit per shkak te mospergatitjes se qeverise per situata te tilla, per shkak te mungeses se mjeteve, etj. Dhe kjo duhet kthyer ne nje nga kuajt e betejes…Po per perballimin e pandemise, si valle mund te zbehe Basha gjithe shkelqimin e Rames? Kjo eshte e veshtire. Deri tani, per fat dhe per aftesi, Rama nuk ka asnje pike ku mund te mbeshtesesh leven per ta levizur sadopak nga vendi. Ndoshta, vetem ndoshta, duke u kujtuar gjithe shqiptareve, se Basha, ne ndryshim nga paraardhesit, nuk perfitoi nga fatkeqesia.

Berisha

Eshte bast i humbur i Bashes. Berisha nuk do te pranoje kurre te “vetvritet” politikisht. Basha nuk “e vret” dot si Rama vrau Nanon. Per me teper nuk verteton dot se brenda PD nuk jane dy pika gravitacionale. Nese Basha kerkon te dale mbi uje nga keto zgjedhje, ne nje menyre, apo tjetren, Berisha eshte guri i lidhur pas kembeve te tij. Kam pershtypjen se prej Berishes mund te shpetoje vetem po fitoi zgjedhjet, bindshem. Pra te triumfoje mbi Ramen dhe mbi Berishen. Sa e veshtire! Do jete valle Berisha ne liste?

Qeverisja e keqe

Kam pershtypjen dhe perceptimin, se nje vit nuk do mjaftonte per denoncimet publike ndaj abuzimeve qe mund te beje opozita, per cdo fushe te mundshme, sepse edhe per faj te saj, pushteti eshte i kudogjendur, i pamase, i pamate dhe me duar te lira te beje c’te doje. Basha duhet te tregohet i zgjuar. Nuk mund te nise ne mengjes me legalizimet e te perfundoje ne darke me lejet e lali Erit. Mund ta degjojne vetem militantet e tij ne kete menyre te shperndare. Por kjo nuk i intereson. Atehere, duhet te lidhe denoncimin me nevojen. Cfare u dhemb me shume njerezve? Sigurisht paraja e munguar ne xhep. Basha dhe stafi i tij, duhet te gjejne 4-5 kuaj te tjere beteje qe kane lidhje pikerisht me kete. Dhe t’i meshojne perdite, derisa t’i krijoje degjuesit refleksin e kushtezuar se “pushtetaret i kane blere kostumet me parate e mia”.

Jo justifikime

Basha duhet ta shmange percjelljen ne publik te tipit ankues. Nje njeri ankues eshte ne pergjithesi nje humbes. Nese Basha rideklaron nje dite se Rama e genjeu, apo ia hodhi ne 2017, do t’i duhet nje vit qe te harrohet. A e ka kaq kohe? Droga, blerja e votes, manipulimet, dhenia e qeverise ne tavoline, qeveri teknike, etj, duhen lene menjane, apo te preken sa me pak. Nese fillon me keto, nese kerkon kushte para se te hyje ne fushe; mos te luaje ky lojtar, apo te luhet pa tifoze, apo duam te kemi tre lojtare teper, praktikisht Basha ka firmosur cerekun e humbjes pa nisur fushata. Ai duhet ta munde ne terren Ramen, jo ne tavoline. Dhe prape e ka te veshtire, sepse Rama ka treguar se eshte lojtar edhe i skenes edhe i prapaskenes. Pushteti aktual eshte superpushtet, edhe me ndihmen e Bashes, ndaj justifikimet me shume do te demtojne ate. Basha nuk duhet te shfaqe asnje dobesi, asnje lekundje…dhe perseri jane pak.

Personaliteti

Le ta themi. Basha nuk krahasohet me Nanon, me Berishen, me Meten, me Ramen persa i perket personalitetit publik e politik te shfaqur nga keta personazhe, per mire, apo per keq, ne pushtet, apo opozite. Ndoshta ketu nisin “prapesite” per lidershipin e Bashes. Ne 15 vjet nuk e kemi pare vullnetin e hekurt te tij. Perkundrazi, ka lene me dhjetera nisma ne mes, madje te sapofilluara. Per shtate vjet nuk kemi pare vendosmerine se eshte ai drejtuesi i PD. Perkundrazi kemi pare plot medyshje. Ne dy vitet e fundit nuk kemi pare nje opozitar vizionar e kembengules, por nje ankimtar. Madje edhe ne krye te skuadrave me molotov dukej gati lutes. Buzeqeshja e Bashes duhet t’u rezervohet vetem simpatizanteve. Nuk ka pse buzeqesh vend e pa vend. Nuk eshte model. Teorikisht, eshte i kontraktuar nga demokratet per t’i sjelle ne pushtet. Ne situaten aktuale, mendoj se Bashes nuk do i sherbeje impostimi i nje Lulzimi tjeter, kushdo grup PR ta keshilloje. Rama do e shkaterroje nese ai do paraqese nje “Lulzim te kuruar”. Kete vit Basha duhet te ndertoje personalitetin e tij politik dhe publik mbi lekuren, mishin dhe kockat e tij.

Kleckat

Basha ne kete vit elektoral duhet te shfaqet krejt i panjolle. A eshte e mundur? U akuzua per shperngulje ne nje vile te shtrenjte. Ne periudhen pas termetit. Nje nga veprimet me te pamendta politikisht. Ne nje vile te pajustifikuar ende dhe sot. Ndoshta do ishte me mire te rikthehej ne shtepine e vjeter. Ka njerez, demokrate madje, qe jane ende ne cadra. Me duart e tij, i ka dhene Rames nje kale beteje. Nuk besoj qe te kete nevoje per klecka te tjera Rama, e qendis vete gjate fushates. Si balancohet? A vlen me vila e Surrelit per kunderpeshe? Edhe si ide, do ishte e lodhur. Thjesht, Basha nuk duhet t’i jape asnje klecke Edi Rames. Pervec 7×7=42, qe tashme nuk zhbehet me. Por kjo s’eshte njesoj si transferimi ne vile, pse u kris suvaja e viles ne pallat. Duhet thjeshtesi. Nuk mjaftojne xhinset dhe kemisha.

Drejtesia

Qe te mos e zgjasim shume, te gjithe kane hesape me drejtesine, si ata qe bejne moral, si ata qe kane ikur jashte Shqiperie, si ata qe kerkojne pushtet, si ata qe bejne sikur s’e duan. Aq shume hesape kane, sa duket se kurre nuk do jepet drejtesi. Cdo drejtesi e vonuar eshte drejtesi e mohuar. Keni ndonje shembull per te kunderten? Jo. Pikerisht per kete Basha duhet te tregohet i kujdesshem me premtimin se padrejtesite do ndeshkohen, se te korruptuarit do te cohen para drejtesise, per te bere drejtesi…Nuk e beri Berisha, nuk e beri as Rama. Njeri beri sikur harroi, tjetri sikur fajin e kishte koha per te ristrukturuar drejtesine. Basha nuk ka dhene asnje shenje, se eshte me i forte dhe i drejte se Berisha apo Rama. Ndaj do dukej krejt i pabesueshem. Kujt i intereson drejtesia para pushtetit? Eshte cinike?! Jo, thjesht pervoje e 30 viteve te fundit.

Te gjithe bashke

Sigurisht mund te jete e veshtire, por nuk ka asnje rruge tjeter. Bashes i duhet cdo ze, cdo emer, cdo figure. I duhen, madje urgjent, figura te renda te se djathtes ne cdo qytet, ne cdo fshat, ne cdo zone, ne cdo pallat. Kapilaret e PD duhet te pastrohen nga te pashkollet dhe te paaftet, le te jene vetem votues. Duhen perfaqesuar familjet e medha dhe te njohura. Duhen gjetur mundesite e afrimit te shqiptareve jashte, jo vetem per vota, por per kontribute. Nese Basha do te kembengule ta mbaje partine “te paster”, mund te mbetet krejt pa parti.

Aleatet

I vetmi aleat qe mund t’i sillte kokecarje Rames, eshte Ilir Meta. (Gjithe te tjeret, i sjellin kokecarje vete Bashes). Por Meta per momentin eshte President dhe me sa duket Rama nuk e do kunder ne kete vit elektoral. Per momentin nuk ka pse kjo te mos i vije Metes per shtat. Ka kohe serish per beteja nese do duhet. Gjithsesi, te dy e dine, se Meta nuk e le skenen pa rene perdja. Ndaj Bashes i duhet t’i beje hesapet vec me “gjakun” e tij. Vetem Ilir Meta si aleat ne terren, mund te sillte vota te konsiderueshme. Aleatet e tjere, thjesht do kerkojne emrin ne liste. I takon Bashes te peshoje. Dikur Rama perdori nje “formule” me aleatet: merrni vota qe te fitoni vendet ne Parlament dhe qeveri.

Nderkombetaret

Ja dhe pika me e dobet e Bashes. Ne fund zakonisht lihet embelsira, po kete vit elektoral kryetari i PD e nis pa asgje te embel. Rama kryeson kudo. Madje edhe sondazhet per pakenaqesite e qytetareve i zhvillojne te besuarit e Rames. Sipas statistikave nese tre vete hane pese vakte ne dite dhe tre te tjere vetem nje vakt, atehere shqiptaret ushqehen statistikisht shendetshem me tre vakte ne dite…Le ta rrotullojme thiken ne plage. Basha eshte pertoke ne syte e nderkombetareve. I thane ne sy, boterisht, se pranonin me pare zgjedhje “moniste” se sa kercenimet e opozites shqiptare. E kercenuan ne sy, se molotovet do i ktheheshin kokes. E lane vetem, me keq se Berisha pas ‘97. Nuk ka asnje “mik” serioz per te prishur mendjen e atyre qe impresionohen nga te huajt ende. Krahasimisht, edhe per shkak te ngjarjeve, per shkak te aftesise se tij komunikuese, apo dhe per shkak te paaftesise se vete Bashes per te qene terheqes, Rama eshte shume pike para me nderkombetaret. Ka qene minister i jashtem Basha, ka qene kryetar i bashkise se Tiranes, eshte pretendent per kryeminister, ku i ka mbeshtetesit, aleatet, miqte e huaj? Ky eshte viti qe t’i shpalle, (ose te pakten, ta themi nen ze, t’i krijoje si te tille). Nderkombetaret jane te rendesishem. Nuk kemi ekonomi, nuk kemi ushtri, nuk kemi bombe atomike…perfundimi; nuk kemi mundesi te jemi krejt te pavarur.

Nese e hap harten me forcat e rreshtuara te PD dhe PS, me gjeneralet dhe komandantet ne krye, me pikat strategjike, mbeshtetes e furnizime, PD e Bashes sot te jep pershtypjen e nje ushtrie mbledhur ne nxitim e siper, te pa veshur, te paarmatosur, me shume e frikesuar se sa e vendosur, indiferente ne shumice. Krejt e kunderta me PS. 180 grade e ndryshme. Kjo pra eshte sfida e Lulzim Bashes. Duhet te ndryshoje. Duhet te jete i vertete. Duhet te jete real. Duhet te jete i ndershem. Duhet te jete i sinqerte. Duhet te kete strategji te prekshme dhe jo virtuale. Vetem keshtu mund te kete shans per te rivalizuar Ramen. Nuk ka ne dore vetem pushtetin e PD a te ardhmen e tij, por ka ne dore demokracine, qe vjen si me fitoren, si me humbjen dinjitoze. Demokracia ka me shume rendesi se sa disa drejtore a ministra qe nuk ngopen duke brejtur parate publike, si minjte.

26 komente në “Basha, koha që të rivalizojë seriozisht Ramën dhe të “vrasë” Berishën”

  1. Mashkullori says:

    Nje shkrim I cili edhe pse eshte I gjate,lexohet me deshire dhe kuriozitet.Ka nje qendrim me kembe ne toke ne analizen e problemeve qe analizon e kerkojne zgjidhje nga ana e Lulzim Bashes.Nuk ka qendrim agresiv,per asnje krah,por ka probleme nga te dy krahet.
    Ne se Lulzim Basha,aparatin e tij do e vinte vetem per te planifiukuar tezat qe dalin nga ky shkrim,qe tai dhe jo me vone,mund ta benin nje konkurues te denje per zgjedhjet e ardheshme…
    Por,kam mendimin qe Lulzimi,jo vetem eshte I paafte,por ka dhe te paafte gjithe strukturen drejtuese ne qender e ne baze te PD-se,ka keshilltare rogetare dhe jo te afte per ta keshilluar…
    Te shohim….zgjedhjet nuk jane shume larg,nje vit shkon shume shpejt nese merresh me pune dhe jo me llafe bajate…

    1. Revizori says:

      Mashkullori, nderime. Eshte saktesisht siç komentin ti.
      Por Basha, nuk ka nevoje te “vrasë” Berishen, edhe per faktin se nuk e “vret” dot.
      Ajo qe Basha mund te beje eshte pastrimi i Këshillit Drejtues dhe Kryesise se PD-se.
      Ç’ne debila si Gaz Bardhi dhe disa te tjere ne kryesi? Edhe nje keshilltar i dobet do ta kishte mesuar tani Bashen se si ta perdorte 7 X 7 = 42 ne favorin e tij, dhe t’ja hiqte Rames si metode talljeje. Kjo tregon qe ka trapa rreth e rrotull.
      PD-ja akoma nuk e ka kuptuar se Rama eshte i heqshem, por nuk ka kush ta heqë.
      Si eshte katandisur PD-ja, edhe une i fitoj zgjedhjet, qe nuk me njeh njeri. Pra edhe nje dordolec te vere PS-,ja ne krye, i fiton zgjedhjet. Kjo eshte e keqja.

    2. Nick says:

      O ti oriz pilafi Basha me qene i ndershem e intiligjent e mi i dashte te miren pd e demokrateve me fitu kunder rames duhet ma ja lene ate vende nje tjetri qe nuk eshte perzi keto 30 vjet as ne drejtimin e pd e as ne qeverisjen e pd,po e gjeti kete njeri basha (te jete me shkolle jashte shqiperie e i edukuar ne perendim)te jete akademik e me influence academike ne qarqet perendimore(e jo si vet basha pa diplôme) sepse ka plot shqiptare te sukseshem jashte basha do te ishte i nderum.

  2. shoku i zenit says:

    Sa per dijeni z.gazetar lulzim basha duhet te vendos rrype pantallonave
    se ka ngel Saljani gjithnje prapa, njekosisht i pine dhe pordhet dhe e ndihmon per pantallonat
    por te kerkosh lulzimin te bej ballafaqim me Edi ramen eshte nje lloj si
    ti dergosh Mark markun,gjek markun, lubonjen, andn e gjyshit ose saljani ,bylykun,griden,alibejn,paloqen
    strazemirin,ose plot nga shpura e tyre dhe do tallin karin deri kure te largohet vet
    prandaj mos i jep bashes merit dhe trimeri se shkon balle per ball e del tu qajt nga televizioni

  3. Haka Tekizoti says:

    Një udhëzim i detajuar si si të bëhet kryeministër një njeri që është turp e idiotësi ta vësh edhe roje hangari, sepse ka dhënë prova që s’e përmban dot veten pa e vjedhur, pale vrasjet e përbashkëta me shefin e tij. Si mundet të përfytyrohet nga dikush si kryeministër një njeri kaq i lig e kaq qesharak në sytë e popullit?!

  4. Timi says:

    Nuk e lexoca fare shkrimin. Nisem vetem nga titulli. Dua ti bej ca pyetje ketij gazetarit.
    1. Sa vjeç jeni?
    Po te jesh mbi 25 vjeç besoj se e di qe ronchobonxho Lulezim Basha u pru ne politile nga familja mafioze e Sali Berishes.
    2. Pse? Per cfare arsye mbi kete Toke ju zoti gazetar kerkoni qe ronxhobonxho Lulezim Basha te rivalizoje Efo Ramen…dmth qe ky te garoje per kryeminister?
    A ka turp dhe dem ne te madh per vendin tone qe ky hajdut, ky kriminel, ky i fjeur dhe i paafte, ky pis nga karakteri, ky sherbetor qorr i familjes mafioze te Sali Berishes, ly mjeri i ndyre i vene ne poste te panerituara nga keimineli Berisha e i provuar katerciperisht qe eshte “a good for nothing”, te yshtet nga gazetaret te gsroje pet kryeminister…nderkohe kur edhe per me teper perkundrazi ku gazetstet duhet te ngriheni me te madhe ta demaskoni dhe te te vini alarmin per mos garimin e as pet mosshkuarjen nepermendte askukt qe ky hu gardhi te synoj kryemimistrine. Ju gazetaret duhet te ngrini me te madhe denimim e ketij hajduti e vrasesi jo garimin e tij per kryeminister! Fuck! Ky pis kryeminister….obobobo!
    3. Ku jetoni ku xoti gazetar? Ne Brazil apo Zelanden e Re?
    Sepse po te jetonin ne Shqiperi nuk do shkruanit qe ronxhobonxho Lulezim Basha te “vrase” Berishen, pra t’a largoje nga kurrizi dhe te behet kryetar “me te vertete”…po ne Shqiperi te gjithe e dime qe Luli eshte nje cope mishi me dy sy qe eshte aty ku nuk duhej te ishte kurre, vetem e vetem sepse familja mafioze e Berishes e vuri aty qe: te sherbeje si gomar pa e ngritur koken, te mbuloje kriminelin Sali nga ekspozimi si kryetar i asaj bande qelbesirash e babalesh dhe ti siguroje kesaj familje mafioze dhe kryekeiminelit Sali Berisha mbrojtje drejtesia: e qofte larg bese behet ndonjehete kryeminister ( mos o Zot), te bej sic i do bytha Zenit se kryekrimineli Sali
    po ngordh ngadale e ngadale.
    Une artilullin nuk e kam lexuar dhe num e di cfare shtjellon ne te. Po nga titulli me ngjethet mishi…Si ka mundesi te yshtet per kryeminister nje lolo kriminel si puba e ketij rinxhobonxhos Lulezim Basha?! Pupupupupupupu!!!!

    1. Mashkullori says:

      Respekt per ju zoti Timi!
      Ne se do lexonit shkrimin,aty gjen edhe ceshtjet qe shtroni ju dhe analisti ja kujton ato….
      Shkurt,z.Edmond Arizaj,vec sa ja kujton,por I thote troc:
      Per t’u bere kryeminister duhet te perballesh konkretisht me keto ceshtje,te japesh pergjigjen e duhur,perse kane ndodhur dhe ku eshte pergjegjesia e tij…
      Pa keto e ka te kote t’i hyje valles e te fitoje zgjedhjet…

      1. Bureto says:

        Dakord pa tjeter me ato qe replikon @Timi, ne plotesim te shkrimit te E.Arizajt, por dua t’i shtoj komentit te tij dhe diçka. T’i kerkosh Bashes, citoj gazetarin: “Kjo pra eshte sfida e Lul Bashes. Duhet te ndryshoje, te jete i vertete, te jete real, te jete i ndershem dhe te jete i sinqerte?!”, eshte si t’i kerkosh atij te pamunduren. Si mundet te na beje te besojme se basha nuk do jete per nje vit, duke filluar qysh sot/neser, i ndryshem nga ai qe ka treguar per 15 vjet rrjesht? Kaq kollaj arrihet kjo? Nuk e di Arizaj dhe ne te tjeter se lideret lindin, nuk behen. O jane, o s’jane te tille. Dhe Basha nuk eshte. Per mua, Pike! Ai u ka ngelur ne dere demokrateve dhe e kane peshqesh nga kumbari i tij Sali Berisha, duan apo s’duan ta pranoje pune e tyre. Arrizaj nuk e thote, por ajo qe Basha duhet te deklaroje me plot gojen, e besojne apo jo, eshte tjeter pune, por ai duhet te distancohet nga berishizmi si teori dhe praktike. Te deshmoje se jo vetem do te distacohet, por edhe nuk do te jete frenues (nese do te vije ne pushtet) ta mbroje per krimet e tij kur drejtesia te merret me te (nese). Liderat e vertet nuk quhen atvrases, sië mund te kompleksohet, as mosmirenjohes folklorik, por sherbestare te idealit te tyre dhe pastaj patjeter, të të mires publike. E keto cilesi Basha nuk i ka. Eshte thjesht pa shtylle kurrizore. Eshte i paafte ta munde Ramen, jo se Rama eshte me i forte por se Basha eshte shume, po shume me i dobet. Si i behet?! Nuk e di, por ne vijim te ‘urdheresave’ si ato të Makiavelit per Princin, ,pra sesi fitohet e mbahet pushtetii, ndoshta demokratet, sa nuk jane vone, duhet te rishikojne pozicionin e vete Bashes ne Parti si kryetar i tyre. Po nuk e bene, “urdheresat” e shen Makiavelit jane nje vërë në uje dhe PD, duhet të pergatitet per humbjen e rradhes. Kush do humbase? Pa dyshim jo Basha si njeri, (sepse e ka ‘kripur djathin’ siç thote populli0, po si aspirant per kryeminister padyshim qe do jete ikje e turpshme. Gjithsesi pak na intereson Basha, ajo qe eshte e rendesishme padyshim do jete perparimi i demokracise dhe i prosperitetit te vendit. Dhe per kete do te marre koston kjo parti qe ne 1990 adoptoi emrin e saj, pra “Partia Demokratike”, por qysh atehere te pajustifikuar. Aty, ne ate parti, duhet te ndodhe nje ndryshim rrenjesor nga themeli ne maje, e beshme kjo dhe mos te kerkohen qiqra ne hell, te ndryshoje e pa ndryshueshmja Lulezime. E fundit qe dua te them, si nje shprese per ndryshim, kthimi perseri ne 2005, eshte me e pakta hipokrizi. Askush nuk do ta besoje! Nese i dhimbste partia dhe vendi disa demokrate te mencur, idealiste por edhe pragmatiste duhet te krijojne nje komision nismetar dhe aty le te krijojne startegjine e duhur per ta çuar PD ne fitore, pa xhaketat e vjetra, (duke ruajtur dhe forcuar bazen e saj besnike), dhe padyshim pa dyshen BB, famekeqe tashme. E sigurte qe do te fitojne shume , po shume vota edhe nga elektorati gri, qe jane te dyzuar me Ramen, por më të vrerosur jane me Bashen dhe… Upupu…, me aleate doktorrreshe Monen. Kjo po qe do te jete nje revolucion ne politiken shqiptare, pas kesaj kenete te pa thare 30 vjeçare, te quajtur tranzicion. Po ndryshoj PD, me siguri kjo do jete nje sfide, ne mos alarm, edhe per PS, qe edhe brenda saj te kete ndryshim ne fryme e strategji, kjo ne te mire te demokracise, dhe per zhvillimin e me tejshem te vendit.

      2. DinPak says:

        Edhe mua me pelqeu analiza e autorit Arizaj. I mungon vetem nje fjali permbyllese ne fundin e shkrimit: Pra, Luzelim Basha ka nje vit kohe te gjeje nje menyre te heshtur per tu larguar nga drejtimi i PD-se, te gjeje edhe nje vrime sa më te padukshme per te futur koken dhe bythen, sepse ashtu siç eshte katandisur dhe si do te vazhdoje te katandiset edhe per vitin e ardhshem, pas zgjedhjeve te vitiv 2021, PD nuk ka per te egsistuar me.

      3. Timi says:

        Respekt per gazetarin, besoj se i mirekupton pyetjet e mija….por eshte turp i madh qe te diskutojme ronxhobonxhon Lulexim Basha oer kryeminister…kur duhet te diskutohet per burg e shpagim demesh per vjedhjet e vrasjdt e bera kur ky i paafte ishte minister.

  5. Sheqerja says:

    Pse lyjly nuk e bane kritare kete burrin qe shkruan,po me cilen parti do fitoj lylka. Ky jep edhe drjetime per krijua edhe disa babale dhe me krijua edhe nje sektor prokurori prane shqupit ndoshta sekretar te ktij seksjoni do ishte vet. Te fala te bane shoqja e yte Sheqerja

  6. Dajti says:

    Ky gazetari per mendimin tim eshte naiv, (axhami) vertet mendon ky se Lyli me pak kozmetik mund te behet kryeminister?! Nuk eshte e mundur,qe kryeministri i Shqiperise te jet nje karagjoz si krrici i Saliut Lulzim 7×7=42.

  7. Vari Janullen! says:

    Ka marre fund, kot lodhesh!
    Po te mos ishte teveqel dhe i perdorshem, Sali bajga nuk e sajonte kurre kryetar te PD se tij familjare! I duhej nje kukull per te vazhduar po vete pronesine mbi Tokn e Xanun. Basha ishte dhe ngeli, vetem vazhdimi i sforcuar i berishizmit te ngordhur qe po jep shpirt. PDja berishiste ka ngordhur bashke me kufomen e Sali kermes dhe vetem nje kukull idjote si Basha mund tju ofronte shqiptareve te shek 21 por edhe nderkombetarve, kufomen e berishizmit si te vetmen alternative qeverisese. Nje jashteqitje komuniste e kohes kinezo sovjetike. Nje psikopat tribal qe la pas krime biblike si Piramidat, hapjet e depove, 1997, vjedhje massive, vrasje dhe zhdukje njerezish si Remzi Hoxha, qe as sot nuk dihet ku i kane kockat.
    Edhe per aleatet tane strategjike Amerikes dhe BEne, Basha ishte vetem nje gelbaze berishiste ne surratin e tyre. Irritues, hajvan, i pandergjegjshem dhe kamikace e tredhur ne duart e pronarit te tij!
    Ate pjese te llumit berishist qe Basha hodhi per ta zevendesuar me idjote, nuk i zgjidh pune po ti afroje perseri, sic e keshillojne te gjithe. Ata ishin vecse vegla qorre berishiste dhe nuk bejne gje tjeter vecse te shtojne peshen e mbeturinave inerte, qe po fundosin PDne. Pervec llumit tribal te Markeve, Gjekeve e Pekeve asnje intelektual apo limfe rinie nuk mund ti bashkohet kesaj PDje per ti lepire kufomen Sali Berishes dhe per te vazhduar ne rrjesht hajvanlleqet e nje boleje te rregjuar! Nderkohe Meta dhe Rama e dine qe llogarite e tyre te vetme do vazhdojne ti bejne me oret e mbetura te kufomes se Sali Berishes, pas te cilit eshte lidhur edhe kukulla e tij. Edhe ja u leverdis, prandaj nuk kane interes as ta arrestojne dhe as te reformojne PDne. Pasi te vetmit qe kane forcen ne keto momente per te reformuar dhe ndryshuar lidershipin PDse jane vetem ata, Rama me Meten. Por nje kundershtar i ngordhur do te thote pushtet pa limit.
    Ne fund me Bashen apo ndonje kukull tjeter ne vend te tij, nuk ka per te ndryshuar ndonje gje, te majtet do vazhdojne mbreterimin pa koke carje dhe Agonia e PDse do te vazhdoje deri ne ngordhjen e Saliut qe e mban prej thonjsh duke e terhequr ne arkivolin e tij.

  8. Zarif Licollari says:

    Nje shkrim analitik shume shume i mire qe basha duhet ta lexoje dhe rilexoje disa here, madje ta konspektoje qe te mos i humbas asnje gje nga ato qe shkruhen. T’i flake tej ata keshilltaret lolo qe e rrethoje dhe qe po e hedhin ne shkemb!

  9. Ed says:

    Gazetari nuk eshte naiv ata ne shqiperi njohin vetem parane . She sin cdo gje. Jo te thote KUR DO DENOHET PER KRIMET QE KA BERE QE NGA KOSOVA DERI NE SHQIPERI PO DISKUTON KETE COPE MUTI PET KRYEMINISTER PO PSE KAQ BUDALLENJE INA MERR TI

  10. "BOHOTINA" says:

    Nuk mund te konkuroje dot nje njeri qe ne vekabularin e tij di e perdor vetem 17 fjale. Une nuk e shoh si lider per shume aresye. U provua ne tre ministri dhe ne te tria beri nga nje procke. U provua ne bashki dhe te gjithe e dime se c’ beri. Pastaj dhe sikur te nxjerre mesime me laps ne dore nga ky shkrim nuk mund te beje asgje, sepse ka bere nje opozite kaq te keqe me tip babale sa ato 7 vjet nuk mund ti zhbeje ne nje vit. Pastaj duhet te jesh shume punetor qe te behet kjo pune gjigante. Duhet ti veshte kepucet me 8.5.2020 e ti heqe diten e zgjedhjeve…

  11. katarakti says:

    Edhe sikur Basha t’i zbatoje 100% ” keshillat” e Arizit nuk ka asnje shans qe ai te fitoje zgjedhjet. Sepse Basha nuk eshte nje ” ufo” qe sapo ka zbritur nga qielli. Sepse edhe ai ka shume mekate dhe krime ne kurriz. Dhe me kryesorja ne kete histori eshte e shkuara politike e Partise Demokratike! Nga t’ia fillosh me pare. Dy vellime nuk mjaftojne. Dhe njerezit nuk jane budallenj. Ata dine ta bejne ndryshimin midis PD- se dhe PS-se. Edhe vete PD-ja e ka kuptuar se nuk vjen dot ne pushtet me zgjedhje. Por pasi nuk mund ta pranojne kete te vertete hapur, ankohen se Rama po u vjedh votat! Prandaj tani disa pinjolle te saj po bejne thirrje tani per ” revolucion”, trazira, molotov. Se nuk shohin rrugedalje tjeter.

  12. B.G says:

    Shkurt muhabeti, gazetari thote kot qe lodhesh o Lul !Luli perton te lexoje artikullin dhe jo te beje gjithe ato porosit e tua!

  13. B.G says:

    Shkurt muhabeti, gazetari thote kot qe lodhesh o Lul !Luli perton te lexoje artikullin dhe jo te beje gjithe ato porosit e tua!

  14. Basha duhet t’e beje ne fillim te dyten , qe ne c’do variant te mundshem , nuk e ben dot .
    Ai eshte vertet ne nje dyqan kukullash , por jo si pronar, as si shites , po thjesht Kukull !

  15. ziguri says:

    Korrupsioni ne klasen politike Shqiptare esht e gjithperfshirse .Nuk ka as demokrat e as socialist te ndershem jan qe te gjith te korruptum jam me zotin Timi se edhe un nuk e kam lexu artikullin .por me kta nuk bohet vendi yn .

  16. Zgalem says:

    Me zhvillimet shqiptare te ketyre 8 viteve dihet se c’drejtim do te marrin zgjedhjet parlamentare . Nuk fiton Rama , ne menyre plebishitare , por humbet Basha . Nen ciglen e PS fiton kushdo antar i PS . Autori i shkrimit eshte lodhur kot , me kete shkrim te gjate , por te vertete . Opinionet e lexusve , kane plotesuar ate , qe nuk del ne shkrim . Te votosh Lulin , sic po pretendon Ai , duhet te pranosh te kthesh berishismin gjakatar . Votusi shqiptar nje here gaboi , kur solli ne pushtet nje kriminel gjakatar , qe vazhdon te meroi popullin shqiptar dhe e ka filluar krimin , qe me Shoshorin e vazhdoi pa mbarim . . Basha eshte kandidat i familjes kriminale . Po te mos ishte familja Berisha , Luli , nuk do te dihej ku te kulloste . Do t’i bente hyzmet pa aftesise te tij proverbiale . Te tille te pa afteve , fshataret i therrasin gjytyrim . Nuk ka pse t’i permndesh dobesite e tij . Kur thote “Kur te behem kryeminister ” , mua me vjen turp . Do te ishte krejt ndryshe , qe PD te ishte reformuar thelle, duke flakur Berishen . Luli ishte i flakur . Ne kete rrast PD duhet te fitonte , per rotacion dhe lodhje nga pushteti . Nuk eshte e pa konkurusheme Ps , por jo me kete lloj PD, pa din e pa imam . Zgalem

  17. Jimi says:

    I nderuar autor! Me keto argumenta apo kushte qe ti i parashtron Lules ti duket se po kerkon Kallez ne debore!? Cfare kerkon ti qe nje kamarier te behet lider!? Po kamarieri e shumta vetem k/kamarier mund te behet dhe jo k/minister. Sa per aureole qe ti pretendon se Lulja ka patur, atij pikerisht ajo i mungon.

  18. qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi says:

    Pas 7 vitesh qeverisje krejt te deshtuar Edi Rama nuk ka opozite Bashen aq me pak Berishen. Ai ka opozite ekonomine qe e ka te rrenuar dhe financat ne kolaps. Borxhi Publik eshte me i larti ne 30 vite post-1990
    Nuk ka me alibi me Sali Berishe qe te funksionoje, pervec se per ca mendjemykur qosheve te zyrave te administrates Rama.

    1. fushebardha says:

      Ore ti mik , edhe te drejte te keshe , ne Shqiperi eshte si ai muhabeti – ne zonen ku banon ka vetem nje dyqan , shume i shtrenjt po i vetem . Do s’do aty do blesh.

  19. agim says:

    Shkrrim koti.Keshilla do ishte jep dorheqjen o Basha.E ke katrandisur Partine PD.
    Ai qe te vine te punojne qe mbas 5 vjetve te marrin pushtetin kaq duhej shkruar jo llafe koti.Sdi sa je paguar haram te qofte shperbilimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje